Author: Tech Expert

Mark Zuckerberg, për të festuar Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila ishte më 4 korrik, ka shpërndarë një video interesante. Në klip ai shihet teksa bën sërf teksa në njërën dorë mban flamurin amerikan dhe në tjetrën një kanaçe birre. Themeluesi, kryetari dhe CEO i Metës shihet gjithashtu i veshur me një zinxhir të artë dhe një palë Meta Ray-Bans. Videoja e tij ndezi debat mes njerëzve, me shumë që ndanë pikëpamjet e tyre pro ose kundër saj. Mes tyre është edhe Elon Musk. Miliarderi i teknologjisë u tall me videon e sërfit të Zuckerberg…

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar 11 persona, të cilët akuzohen se vendosnin lloto sporti përmes telefonit. Po ashtu, në kuadër të operacionit “Big Match”, blutë kanë proceduar në gjendje të lirë dy të tjerë dhe një e kanë shpallur në kërkim. Kontrollet janë ushtruar në ambiente të ndryshme në kryeqytet dhe gjatë operacionit janë sekuestruar 13 celularë që shërbenin për ushtrimin e lojërave të fatit, 224 000 lekë të rinj dhe 2720 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme. “Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme të lojërave…

Read More

Qeveria pakistaneze tha se platforma sociale X është “kërcënim për sigurinë kombëtare” dhe nuk mund të rikthehet duke justifikuar kështu një ndalim prej muajsh. Ministria e Brendshme e Pakistanit, në një përgjigje me shkrim drejtuar Gjykatës së Lartë të Sindhit muajin e kaluar, e cila po pranon peticione të shumta kundër ndalimit të vendosur në fund të majit, mbrojti veprimin e saj duke thënë se nuk ka plane për të rivendosur aplikacionin. Ministria pretendon se të gjitha procedurat ligjore janë ndjekur përpara mbylljes së aplikacionit, duke siguruar përputhjen rregullatore. Duke pretenduar se publikimi i përmbajtjeve në X, “duke shënjestruar veçanërisht…

Read More

Shkencëtarja gjermane e kompiuterave, Cordelia Schmid u nderua dje me Çmimin Evropian të Shpikësit në një ceremoni në Maltë. Schmid, e cila u nderua në kategorinë Kërkime, mori çmimin për punën e saj për të ndihmuar kompjuterët të kuptojnë dhe interpretojnë të dhënat nga imazhet. Organizata që qëndron pas çmimeve, Zyra Evropiane e Patentave, tha se puna e Schmid kontribuon që makineritë të jenë në gjendje të shohin imazhe në detaje të tilla sa të jenë shumë afër njerëzve.Kjo hap një gamë më të gjerë aplikacionesh për inteligjencën artificiale (IA), për shembull me robotë që mund të mbështesin të moshuarit,…

Read More

Koleksioni më i madh në botë i fjalëkalimeve të vjedhura thuhet se është ngarkuar në “një treg famëkeq krimi” ku kriminelët kibernetikë tregtojnë kredenciale të tilla, sipas studiuesve të sigurisë. Sipas mediave të huaja, një haker ka postuar një bazë të dhënash që supozohet se përmban pothuajse 10 miliardë fjalëkalime unike që mendohet se janë mbledhur nga shkelje të shumta të të dhënave dhe hakime për shumë vite. Por çfarë dihet rreth kësaj? Studiuesit e sigurisë nga Cybernews thonë se kanë zbuluar atë që duket të jetë koleksioni më i madh i kredencialeve të vjedhura dhe të zbuluara ndonjëherë në forumin…

Read More

Disa ditë më parë, për të uruar 4 Korrikun, CEO i Meta, Mark Zuckerberg, postoi një video në Instagram ku shfaqej duke bërë surf, duke pirë birrë dhe duke mbajtur një flamur amerikan në dorë, i veshur me toksido. Videoja u bë virale dhe shumë njerëz shprehën admirim. Disa të tjerë, me një sy më të mprehtë, shfaqën skepticizëm duke sugjeruar se videoja ishte e krijuar me AI. View this post on Instagram A post shared by Mark Zuckerberg (@zuck) Ja pesë shenja që sugjerojnë se videoja mund të jetë e manipuluar: Malet në sfond: Nëse ato nuk ndryshojnë pozicion…

Read More

Kombëtarja e Portugalisë u përball me një largim dëshpërues nga Euro 2024 pasi humbi në penallti ndaj Francës. Pavarësisht se Cristiano Ronaldo e kreu me sukses goditjen nga pika, Portugalia u eliminua me një diferencë 5-3. Ndeshja e pa Ronaldon të prekë topin vetëm 40 herë gjatë 120 minutave, me ndikim minimal në të tretën sulmuese. Pas humbjes, partnerja e Ronaldos, Georgina Rodriguez, u shfaq në rrjetet sociale për të shprehur mbështetjen e saj. Ajo shkroi, “Sa emocione të bukura kemi përjetuar në këtë Eurokupë. Faleminderit përgjithmonë Portugali.” View this post on Instagram A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)…

Read More

Të rriturit po heqin dorë nga telefonat e tyre inteligjentë në favor të “telefonëve memecë” më të thjeshtë për t’i shpëtuar tërheqjes problematike të mediave sociale. Ky trend në rritje pasqyron një dëshirë për të frenuar kohën e kaluar përpara të ekranit të telefonit dhe efektet negative që lidhen varësinë nga rrjetet sociale, si ankthi, depresioni dhe FOMO (frika nga humbja). Shitësit e telefonave me pakicë si Dumbwireless në Los Anxhelos po dëshmojnë një rritje të shitjeve pasi klientët kërkojnë një përvojë celulare më të efektshme dhe pa shpërqendrim. Sipas ekspertëve është rritur me 5% shitja e celularëve që thjesht…

Read More

Një aplikacion që merr një pamje të re në iOS 18 është aplikacioni Photos. Bëhet e ditur se treshja drejtuese e Apple, Jon McCormak, Della Huff dhe Billy Sorrentino, kanë diskutuar ridizajnimin e aplikacionit. Aplikacioni i ridizajnuar Photos do të gjendet në iOS 18, iPadOS 18 dhe MacOS Sequoia dhe do të mundësohet nga Apple Intelligence. Kjo e fundit është ajo që kompania po e quan zhytjen e saj të parë në botën e Inteligjencës Artificiale (AI), shkruajnë mediat e huaja. Apple ka thënë më parë se aplikacioni Photos do t’i nënshtrohet “ridizajnimit më të madh ndonjëherë” me përditësimin e iOS…

Read More

Paga mesatare në ekonomi arriti në 70.5 mijë lekë në muaj në vitin 2023, me një rritje prej 14% në raport me vitin e mëparshëm. E indeksuar me inflacionin, paga mesatare reale në ekonomi u rrit me 8.8%, që është përmirësimi më i madh që nga viti 2015, kur raportohen të dhënat. Profesionet që paguhen më shumë, IT del për herë të parë në vend të dytë “Drejtues administrativë dhe komercialë” është grup-profesioni që ka dhe pagën më të lartë në vend, me 194 mijë lekë në muaj. Në krahasim me vitin e mëparshëm, paga e tyre është rritur me…

Read More