Author: Tech Expert

Apple ka qenë i heshtur në lidhje me planet e tij për AI-n gjeneruese, por me lëshimin e modeleve të reja të AI, duket se ambiciet e menjëhershme të kompanisë qëndrojnë në sferën “të bëjë që AI të funksionojë në nivel lokal në pajisjet Apple”. Studiuesit nga Apple publikuan OpenELM, një seri prej katër modelesh gjuhësore shumë të vogla në bibliotekën e modeleve Hugging Face, të mërkurën. Apple tha në faqen e saj të modelit Hugging Face se OpenELM, që do të thotë “Open-source Efficient Language Models”, performon në mënyrë shumë efikase në detyrat që lidhen me tekstin, si shkrimi…

Read More

Gjatë ditëve të fundit, Mark Zuckerberg, drejtori i Meta-s, ka shkaktuar zhurmë në internet duke u shfaqur në një video në Instagram me një zinxhir ngjyrë argjendi. Pas reagimeve të shumta të publikut lidhur me pamjen e tij të re, Zuckerberg ka pretenduar se kjo ishte pjesë e një testi për varëset si segment i “procesit të dizajnit” të tij. Ai gjithashtu ka shtuar se në fund, ajo do të përfshijë një mesazh të lutjes që ai i drejton vajzave të tij, duke e bërë varësen të ketë një vlerë sentimentale. Megjithëse Zuckerberg do të preferonte që videoja të fokusohet…

Read More

GPT-të e personalizuara po revolucionarizojnë operacionet e shitjeve në vitin 2024 duke mundësuar automatizimin e personalizuar që rrit efikasitetin dhe konvertimet. Këto zgjidhje të përshtatura të AI përmirësojnë ndërveprimet me klientët dhe thjeshtojnë rrjedhat e punës, duke shënuar një përparim të rëndësishëm në teknologjinë e shitjeve. Ndërsa inteligjenca artificiale është bërë një teknologji gjithnjë e më e fuqishme në disa industri, shumë kanë filluar të pyesin veten se si mund të shfrytëzojnë potencialin e AI për të përmirësuar operacionet e tyre dhe për të rritur konvertimet. Sipërmarrësit dhe drejtuesit e shitjeve kanë një mjet të fuqishëm të AI për të revolucionarizuar potencialisht linjën e…

Read More

Huawei vazhdon të shtojë veçori të reja inovative në telefonat e tij. E së fundmi, Huawei ka prezantuar edhe serinë Pura 70 apo e njohur si P, së cilës i është shtuar një veçori e re. Ky funksion, i padisponueshëm në asnjë telefon tjetër, përfshirë iPhone, do të lejojë përdoruesit që të ndajnë fotografitë me të tjerët me anë të lidhjes satelitore. Përveç ndarjes së imazheve, përdoruesit do të jenë në gjendje edhe të realizojnë thirrje dhe të dërgojnë mesazhe. Të gjitha këto aftësi promovohen si veçori për t’u përdorur në raste urgjente kur nuk ka internet. Bëhet e ditur…

Read More

Google ka njoftuar se do të investojë 600 milionë euro në një qendër të re për ruajtjen e të dhënave në Holandë, ku do të duhej të punësoheshin 125 persona. Nga 2014, gjigant amerikan i teknologjisë ka investuar mbi 3.8 miliardë euro në qendra dhe infrastrukturë digjitale në Holandë, kurse në vitin 2019 paralajmëroi tre miliardë euro shtesë investim në zgjerimin e qendrave për ruajtjen e të dhënave në Evropë. Lexo edhe: Google po ofron kurse online falas me çertifikatë për Inteligjencën Artificiale Kapacitetet e tyre të ruajtjes dhe trafikut të të dhënave në Evropë sot përfshijnë Irlandën, Finlandën, Gjermaninë,…

Read More

Një problem teknik në kontrollin e pasaportave ka shkatkuar kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe. Mediat ndërkombëtare raportojnë se fillimisht ky poblem u raportua në aeroportin e Edinburgut, më aps në të gjithë aeroportet e tjerë. Zyrtarët e aeroportit të Skocisë thanë se aeroporti nuk ishte i përfshirë në siguri. “Forca Kufitare aktualisht po përjeton një ndërprerje teknike kombëtare që prek aeroportet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Kjo rezulton në kohë më të gjata pritjeje për pasagjerët që vijnë”, shpjegojnë ata.

Read More

Google ka zhvilluar një model të ri të inteligjencës artificiale që mund të ndihmojë në parashikimin e motit. Sipas mediave të huaja, modeli i inteligjencës artificiale quhet SEEDS, ose “Scalable Ansemble Envelope Diffusion Sampler”. SEEDS funksionon në mënyrë të ngjashme me modelet e njohura si ChatGPT dhe Midjourney. Ai përdor fuqinë e AI për të gjeneruar një numër të madh parashikimesh të motit në një kohë të shkurtër. Dhe kjo thuhet se i lejon studiuesit e Google të analizojnë një gamë më të gjerë të rezultateve të mundshme të motit. Më e rëndësishmja, mund t’u japë atyre një pamje më…

Read More

Delta – Ky emulator i lojërave retro fitoi meriton një vend në ekranin e celularit. Duke lënë mënjanë pyetjet e ndërlikuara ligjore në lidhje me emulatorët dhe ROM-et, ky aplikacion është i maturuar dhe mbështet një numër të madh të konsolave të vjetra. Ekrani i iPhone gjithashtu rezulton të jetë madhësia absolute perfekte për të luajtur disa nga ato lojëra të vjetra Mario me pixel. Airchat – Sinqerisht nuk di si të ndihem për këtë aplikacion. A do të jenë rrjetet sociale të bazuara në zë, apo ishte Clubhouse thjesht një mjegull e çuditshme e shkaktuar nga pandemia në të…

Read More

Një nga risitë më të fundit të inteligjencës artificiale (AI) që synon artistët është një pajisje e quajtur aparati i poezisë, i cili i kthen fotot në poezi. Risitë që lindin në botën e teknologjisë AI nuk kanë vërtet fund. Përveç shkrimit të emaileve të përditshme dhe kryerjes së detyrave të tjera, AI tani mund të bëjë fotografitë “të flasin dhe të këndojnë”, të parashikojnë veprimet e ardhshme njerëzore, të konkurrojnë dhe të gjykojnë në garat e AI dhe madje të rikrijojnë teknologjinë Star Trek. Kelin Carolyn Zhang dhe Ryan Mather bashkëpunuan për të zhvilluar pajisjen ‘Poetry Camera’, një projekt…

Read More

Senati i SHBA-së ka miratuar një projektligj historik të diskutueshëm që mund të ndalojë përdorimin e aplikacionit TikTok në Amerikë, sipas BBC. Sipas projektligjit, pronari kinez i TikTok, “ByteDance”, ka nëntë muaj kohë për të shitur aksionet e tij ose aplikacioni do të bllokohet në SHBA. Projektligji tani do t’i dorëzohet presidentit amerikan Joe Biden, i cili ka thënë se do ta nënshkruajë atë sapo t’i dorëzohet. TikTok tha se nuk kishte një përgjigje të menjëhershme për këtë veprim. Më herët, “Bytedance” tha se do të kundërshtonte çdo përpjekje për ta detyruar atë të shiste TikTok-un. Nëse SHBA-ja do ia…

Read More