Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
LinkedIn, platforma sociale në pronësi të Microsoft, ka bërë një emër për veten kryesisht si një platformë për njerëzit që kërkojnë të lidhen dhe të marrin njohuri për qëllime profesionale, dhe për rekrutim – një biznes që tani ka më shumë 1 miliard përdorues. Tani, për të rritur kohën që njerëzit po kalojnë në platformë, kompania po hyn në një fushë krejtësisht të re: lojërat. TechCrunch ka mësuar dhe konfirmuar se LinkedIn po punon për një përvojë të re lojërash. Do ta bëjë këtë duke prekur të njëjtën valë të enigmës-manisë që ndihmoi lojërat e thjeshta si Wordle të gjenin…
Fëmijët nga zero deri në dy vjeç nuk duhet të lihen kurrë para ekranit të televizorit, tabletit, PC-së apo smartfonit, shkruan focus.it. ”Maksimumi një orë në ditë është koha e rekomanduar për fëmijët nga dy deri në pesë vjeç”, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Vite të tëra studimesh dhe dhjetëra kërkimesh, në fakt, kishin gjetur probleme të ndryshme të sjelljes tek fëmijët e vegjël, të cilëve u ishin besuar kujdestarëve. Televizorët, tabletat dhe celularët provokojnë nervozizëm, apati, vonesë në të folur, shqetësime me gjumin, humbje të aftësive njohëse, probleme me vëmendjen, kujtesën dhe vështirësi në të kuptuar. Tani, kjo listë…
AliExpress është në telashe. Komisioni Europian (KE) ka nisur një hetim për kompaninë kineze. Kjo kompani mund të mos ketë marrë masat e duhura për të parandaluar shitjen e produkteve të paligjshme. Këto produkte kanë lidhje me ushqimin, medikamente, lodra të dëmshme dhe rreziqet ndaj pornografisë. Rrjetet sociale si Facebook, Instagram, Snapchat, TikTok app YouTube e Google do t’i dërgojnë informacion hetuesve në lidhje me reklamimet e produkteve të AliExpress.
Parlamenti Evropian i dha dritën jeshile një rregulloreje të re të inteligjencës artificiale (IA), duke hapur rrugën për miratimin përfundimtar të ligjit nga vendet anëtare të BE-së. Shumica e deputetëve votuan në favor të ligjit sot në Strasburg. “Akti i IA-së përbën rregulloren e parë në botë për një rrugë të qartë drejt një zhvillimi të sigurt dhe njerëzor të IA-së”, tha ligjvënësi i BE-së, Brando Benifei në një konferencë për shtyp përpara votimit. Ligji i ardhshëm vendos një regjim certifikimi për sistemet e IA-së të destinuara për përdorime “me rrezik të lartë” të listuara në legjislacion, të tilla si…
Shefi ekzekutiv i TikTok, Shou Chew reagoi ndaj atij që e përshkroi si “votim zhgënjyes” nga Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA, që miratoi të mërkurën projektligjin sipas të cilit aplikacioni i njohur ose duhet të shkëputet nga kompania kineze ByteDance që e ka në pronësi, ose të shesë versionin amerikan të tij, në mënyrë që të vazhdojë të lejohet përdorimi i tij në Shtetet e Bashkuara. “Ky legjislacion, nëse firmoset e bëhet ligj, do të çojë në një ndalim të TikTok në Shtetet e Bashkuara,” tha Chew në një video të postuar në platformën X. “Edhe vetë mbështetësit e projektligjit e pranojnë…
“Airbnb” ka njoftuar se do të ndalojë përdorimin e kamerave të sigurisë së brendshme në mbarë botën deri në fund të muajit të ardhshëm, sipas AP. Platforma e qirasë në internet me qendër në San Francisko tha se po kërkon të “thjeshtojë” politikën e saj të kamerave të sigurisë duke i dhënë përparësi privatësisë. “Këto ndryshime u bënë në konsultim me vizitorët tanë, mikpritësit dhe ekspertët e privatësisë dhe ne do të vazhdojmë të kërkojmë opinione për të ndihmuar në sigurimin e funksionimit të politikave tona për komunitetin tonë global”, tha Juniper Downs, kreu i politikave dhe partneriteteve të komunitetit…
Me zhvillimet teknologjike, qasja në internet është tanimë pjesë e pandashme e jetës tonë, duke qenë se një pjesë e madhe e njerëzve e kanë të integruar edhe në punë. Ndonëse nuk mund të fshijmë të gjitha gjurmët në internet, mund të fshijmë shumicën e informacioneve personale nga uebi si dhe nga aplikacionet e medieve sociale. Në kushte normale, gjëja e parë që duhet të bëni është të fshini të gjitha llogaritë tuaja në rrjetet sociale. Mënyra më e mirë për ta kuptuar se cilat informacione për veten tuaj janë të qasshme është të kërkoni veten në Google. Kur kërkoni…
Miratimi i projektligjit për ndalimin e Tik-Tok nga dhoma e përfaqësuesve në SHBA nuk është pritur mirë nga Pekini. Ministria kineze e tregtisë e quajti vendimin provokim dhe u zotua se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur kompanitë e saj jashtë vendit. “SHBA duhet të respektojë parimet e një ekonomie tregu dhe konkurrence të ndershme dhe të ndalojë shtypjen e padrejtë të kompanive të huaja. Uashingtoni të sigurojë një mjedis të drejtë dhe jo diskriminuese për kompanitë që investojnë dhe operojnë në SHBA” , tha Wang Wenbin, zëdhënës i ministrisë kineze të tregtisë. Ligjvënësit amerikanë…
Google Lens, mjet i kërkimit vizual i disponueshëm si një aplikacion i pavarur, po merr një përditësim të madh. Së shpejti do të mund t’i ruani imazhet që i analizoni me Lens dhe t’i rishikoni ato lehtësisht sa herë që dëshironi. Më parë informacionet rreth një imazhi kanë humbur menjëherë pasi është kryer kërkimi rreth tyre. Por, tani siç raportohet nga mediat e huaja, Google Lens do t’i ruajë automatikisht imazhet që kërkoni. Madje, mund t’i gjeni në çdo kohë duke vizituar myactivity.google.com. Nga atje ju mund ti rishkarkoni imazhet ose t’i përdorni ato për diçka tjetër. Ky ndryshim zbatohet…
Poshtërimi dhe ‘demaskimi’ e vajzave që u bëhet gjyqi publik nëpër grupe e rrjete sociale dhe që u vendosen tarifa për orë pune si të ishin mjete, vijon ende. Pas shpërbërjes së grupit AlbKings, të cilët janë rikthyer edhe pse me dy kanale private, ZËRI ka zbuluar një tjetër ‘vend të errët’ me emrin “Shqipet 87 Meme”, ku mblidhen mbi 7 mijë shqiptarë që njësoj si ‘thashethemexhiet’ e lagjeve vendosin etiketa mbi figurat e vajzave të cilat mund të jenë të mitura, adoleshente apo edhe moshë madhore dhe që kanë pasur eksperiencat e tyre personale. Megjithatë, ndryshe nga ‘gratë e lagjes’, fjalët e…

