Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
Mund të jesh në kafe me miqtë, por ndërveprimin e ke me telefonin. Je duke ecur në rrugë, sërish mendjen tek telefoni. Me situata të tilla përballesh shpesh në kryqytet. Rreth 83% e moshës nga 16 në 74 vjeç në Shqipëri sipas anketë së fundit të Institutit të Statistikave përdorin internetin. Më shumë se 96% e tyre disa herë gjatë ditës. Kryesojnë thirrjet përmes skype, viber dhe whatsapp. Të moshuarit nga 65 në 74 vjeç të cilët kanë deklaruar se nuk e kanë përdorur asnjehërë internetin janë zvogëluar me 4.6% duke shkuar në nivelin e 32.3%. Ndërsa tek të rinjtë e…
Pas një marrëveshjeje të përbashkët me gjigantin indonezian të teknologjisë GoTo, TikTok është gati të rifillojë biznesin e tij të blerjeve online në Indonezi, të njohur si TikTok Shop. Në bazë të marrëveshjes së arritur, TikTok do të blejë mbi 75% të aksioneve të platformës më të madhe të tregtisë elektronike të Indonezisë, Tokopedia-s, në të cilën pritet të investohen rreth 1.5 miliard dollarë. TikTok Shop ishte mbyllur në tetor të vitit të kaluar, pasi qeveria indoneziane ndaloi blerjet në internet në platformat e mediave sociale, si masë e mirëmbajtjes së tregut dhe mbrojtjes së tregtarëve të vegjël dhe të…
Inteligjenca Artificiale është shpikja më e rëndësishme teknologjike, e cila përtej risive dhe problematikave, nga qeveria po shihet si një zgjidhje e problemeve në shërbim, madje dhe si mjet i përshpejtimit të integrimit në Bashkimin Europian të Shqipërisë. I ftuar në studion e Ora News, për të folur rreth kësaj teme, ka qenë eksperti i IT-së Erion Demiri. I pyetur se si po evulon Inteligjenca Artificiale dhe se a mundet kjo risi të përdoret për adoptimet ligjore për të cilat flet edhe vetë kryeministri, Edi Rama, Demiri tha: “Fillimisht duhet të kemi parasysh, që vitet e fundit kemi pasur zhvillime…
PlayStation 5 pro është përfolur se do të dalë në treg vitin e ardhshëm dhe shumë kanë spekuluar se sa e fuqishme do të jetë konsola e re në krahasim me versionin e saj bazë. Me lançimin e Ps5 slim muajin e kaluar, është befasuese të dëgjojmë për zgjerimin e ardhshëm të konsolës së Sony-t kaq shpejt, por lajmet nuk ishin drejtpërdrejt nga Sony. Nëse konsola do të dalë diku vitin e ardhshëm, do të kontrollohej në krahasim me paraardhësin e Ps5, Ps4. Ps4 u lançua në 2013 me versionin e tij pro të lëshuar në 2016, një diferencë kohore…
Të hënën, gjigandi i teknologjisë me bazë në Kaliforni, Google, publikoi “Viti në kërkim”, një përmbledhje e trendeve kryesore globale të vitit 2023, duke filluar nga momentet e paharrueshme të kulturës pop, deri te humbja e figurave të dashura dhe lajmet tragjike që sjellin pasoja në mbarë botën. Lufta e vazhdueshme Izrael-Hamas kryesoi tendencat e lajmeve në vitin 2023, sipas të dhënave globale të Google, e ndjekur nga pyetjet në lidhje me nëndetësen e lidhur me Titanikun që u shpërtheu në qershor, si dhe tërmetet shkatërruese të shkurtit në Turqi dhe Siri. Damar Hamlin ishte personi më i kërkuar në…
Televizioni Imagjino këtë: Ekrane kudo. Ekrane në dorën tuaj, ekrane në automjetin tuaj autonom, madje edhe ekrane të integruara në tabelat e qarkullimit rrugor. Ky është televizioni i vitit 2053. Ta quash televizion, megjithatë, është e çuditshme. Pajisja e ekranit do të jetë befasuese – më e hollë, më e ndritshme, e tillë për t’u mbështjellë si një revistë – dhe aq e lirë për t’u prodhuar sa do të jetë plotësisht falas. Shëndeti Kur bëhet fjalë për të qëndruar në formë në të ardhmen, barnat e stilit Ozempic do të bëjnë pjesën më të madhe të punës duke na…
Më 13 dhjetor Kryeministri Edi Rama viziton Brukselin në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ku sipas fjalës së mbajtur në Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste më 8 dhjetor “kur të mbarojë mbledhja, do t’ia lë si kartolinë suksesin e modelit shqiptar të inteligjencës, për vendosjen e 280 mijë faqe masa të legjislacionit të BE-së”. Në këtë kongres, Kryeministri shprehu hapur besimin mbi rezultatet që mund të përftohen nga Inteligjenca Artificiale për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit. Ai u shpreh se krijuesja e ChatGPT, shqiptarja Mira Murati, do të arrijë me ndihmën e inteligjencës artificiale…
Vivek Ramaswamy përdori banjën ndërsa ishte në një transmetim të drejtpërdrejtë në X Spaces me figura të njohura duke përfshirë Alex Jones dhe Andrew Tate, por harroi të fikte mikrofonin. Ramaswamy ishte një nga kandidatët e parë që shpalli një garë për nominimin presidencial të GOP në 2024, pas ish-presidentit Donald Trump dhe Nikki Haley. Ramaswamy u ftua në X Space më 10 dhjetor, bisedë e organizuar nga sipërmarrësi Mario Nawfal dhe ku morën pjesë gjithashtu Elon Musk, aktivisti politik i djathtë Jack Posobiec, themeluesi i Infowars Jones dhe komentatorët Jackson Hinkle dhe CJ Pearson. Rreth 2.3 milionë njerëz ishin…
1.Teknologjia e videolojërave ndihmoi një person të rifitonte të foluritKemi parë shembuj ku teknologjitë e lidhura tradicionalisht me industritë krijuese gjetën aplikime mjekësore. Për shembull, një hartë VR që mbuluam vitin e kaluar na lejon të shikojmë qelizat e kancerit në një mënyrë që nuk mundëm më parë. Kohët e fundit, teknologjia e video lojërave u përdor për të ndihmuar një grua të rifitonte të folurit e saj pas një goditje në tru. https://www.youtube.com/watch?v=ks0uj09T0Hg 2.Aksesorë që monitorojnë shëndetin e njeriut duke përdorur tingujt e trupitTrupat tanë vazhdimisht prodhojnë tinguj që na informojnë për shëndetin tonë – mendoni për rrahjet e…
I riu shqiptar që prej disa vitesh studion dhe jeton në Kanada, Luka Lamaj, themeluesi i aplikacionit “Docere Health” tregoi se arriti të krijonte këtë aplikacion që e përdorin 200 klinika shëndeti dhe 3 spitale më të njohura kanadeze. “Komunikimi mes mjekëve dhe pacientëve si edhe ekzaminimet mjekësore bëhen online. Këtë e kam krijuar vetë nga fillimi. Ftova partnerin tim që është për teknologji dhe e kemi ndërtuar bashkë. Kështu ka nisur dhe tani për momentin jam aksioneri kryesor i kompanisë. Platformën e kemi ndërtuar në një mënyrë shumë të mirë, sa i përket edhe pjesës së privatësisë dhe nuk…

