Author: Tech Expert

Në prill të vitit 2020 qendra e Strombeek-Bever në Belgjikë u trondit nga të shtënat. Pronari i një picerie, 42-vjeç u qëllua për vdekje brenda picerisë. Autori u largua, por pak më vonë u arrestua nga policia në Merchtem. Ai i kishte vënë flakën automjetit në të cilin ndodhej arma e vrasjes, e më pas u largua me biçikletë. Nga hetimet rezultoi se e gjithë ngjarja kishte lidhje me trafikun e drogës dhe më pas u zbulua se pronari i picerisë që mbeti i vrarë ishte kreu i një organizate drogë. Ndërsa pas vdekjes së tij në krye të organizatës…

Read More

Ndërsa Shtetet e Bashkuara ishin zotuar më parë të dërgonin astronautët ndërkombëtarë rreth hënës, ky njoftim e çon këtë një hap më tej duke lejuar një prej tyre të ecë në të vërtetë në sipërfaqen e hënës. Gjatë një takimi me Këshillin Kombëtar të Hapësirës në Shtëpine e Bardhë, Uashington, zëvendëspresidentja Harris tha se: “Sot, në njohjen e rolit thelbësor që luajnë aleatët dhe partnerët tanë në programin Artemis, jam krenare të njoftoj se, së bashku me astronautët amerikanë, ne synojmë të zbarkojmë një astronaut ndërkombëtar në sipërfaqen e hënës deri në fund të dekadës”. Në takim morën pjesë edhe Sekretari…

Read More

“Mos filloni kurrë të përdorni cigare elektronike”, thotë një vajzë 12-vjeçare me dëmtim të mushkërive. Një vajzë 12-vjeçare, e cila pësoi një kolaps në mushkëri dhe kaloi katër ditë në koma të induktuar, i tha BBC-së se fëmijët nuk duhet të fillojnë kurrë të përdoring atë që edhe në Shqipëri quhej si ‘Vape’.Sarah Griffin kishte astmë dhe ishte një përdoruese e rregullt e vape kur u dërgua me urgjencë në spital për probleme me frymëmarrjen.Nëna e saj Mary i tha BBC-së se kishte frikë se do të humbiste vajzën e saj. Dhoma e gjumit e Sarah Griffin në shtëpinë e…

Read More

TikTok do të heqë zyrtarisht “Fondin e Krijuesit” të tij origjinal dhe krijuesit që duan të fitojnë para nga përmbajtja e tyre do të duhet t’i bashkohen programit të ri të kreativitetit Beta, sipas të cilit ata duhet të bëjnë video më të gjata se një minutë, nëse duan të paguhen nga aplikacioni. Zhvendosja e TikTok në përmbajtje me formë më të gjatë është në një farë mënyre një përmbysje e fatit, strategjia gjithashtu mund të inkurajojë përdoruesit të shpenzojnë edhe më shumë kohë në një aplikacion që disa adoleshentë tashmë thonë se po e përdorin “pothuajse vazhdimisht”. Por, disa krijues të TikTok…

Read More

Kompania amerikane hapësinore Blue Origin ka shtyrë lëshimin e raketës së saj New Shepard. Në një mesazh në platformën X, Blue Origin tha se lëshimi nuk mundi të zhvillohej siç ishte planifikuar “për shkak të një problemi të sistemeve tokësore.” Nisja, pritet të shënojë kthimin e madh në valët e ajrit të kompanisë së themeluar nga miliarderi Bezos dhe pritej të realizohej sot, për herë të parë që nga aksidenti që ndodhi në 2022. “Së shpejti do të shpallim një datë të re nisjeje”, sqaroi kompania. Më herët sot, Blue Origin kishte njoftuar se po e shtynte lëshimin me një orë për…

Read More

Nuk ka ende pamje të kompleksit nëntokësor të miliarderit të Facebook, Mark Zuckerberg, në Kauai, Hawaii, por ne i kërkuam Inteligjencës Artificiale të na tregojë sesi mund të duket ky ndërtim i ri luksoz dhe ja cilat janë rezultatet. Sipas Wired, streha nëntokësore do të ketë gjithashtu një derë betoni dhe çeliku shumë rezistente ndaj shpërthimeve, zjarreve apo përmbytjeve. Hyrja për në këtë strehë nuk do të jetë e lehtë pasi çdo derë do të ketë sisteme sigurie të koduara. Lexo edhe: Me vlerë 100 mln euro, Zuckerberg ndërton në Hawaii kompleksin me strehë nëntokësore Të gjitha dhomat janë të…

Read More

Brezat ndryshojnë e bashkë me to edhe dëshirat e shprehura për babagjyshin në fundvit. I tillë është rasti i një 13-vjeçareje e cila ka suprizuar prindërit e saj me listën e dhuratave që kërkon për fundvit. Lista e ndarë në rrjete sociale nga e ëma përmban 43 artikujsh, duke filluar nga pajisjet e teknologjisë së fundit deri te produktet e modës dhe bukurisë. Lista e titulluar “Lista ime e Krishtlindjes 2023-2024”, nis me buzëkuqin e buzëve “Dior”, i cili kushton rreth 37 euro. Mes artikujve, adoleshentja përfshinte kërkesa për thonjë të punuar nga profesioniste dhe një numër produktesh të Apple, duke përfshirë…

Read More

Apple planifikon të ndalojë shitjen e disa versioneve të Apple Watch në Shtetet e Bashkuara sa më shpejt, çfarë shënon një nga mosmarrëveshjet më të rëndësishme ndër vite. Kompania konfirmoi se nuk do të shesë më Apple Watch Series 9 dhe Apple Watch Ultra 2, duke filluar nga e enjtja në Apple.com dhe nga vendet e shitjes me pakicë pas 24 dhjetorit.

Read More

Pas sulmeve kibernetike të administratës italiane, Agjencia Italiane e Sigurisë Kibernetike thotë se ka qenë në kontakt me Westpole S.p.A dhe administratën publike për t’u dhënë mbështetjen maksimale në frenimin e ndërprerjeve të shkaktuara nga sulmi kibernetik i llojit ransomware, i kryer nga grup rus. Asnjë problem për pagesën e pagave dhe rrogave të trembëdhjetë për punonjësit e administratës publike, thotë Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike. Sulmi kibernetik goditi Administratën Publike duke filluar nga Westpole, një kompani që ofron shërbime cloud dhe ofron softuer dhe programe për Bashkitë dhe organet e tjera publike. Sulmi u lëshua në orën 5 të…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Meta, Mark Zuckerberg duket se është duke menduar edhe për fundin e botës, nëse do të ketë një të tillë. “Wired” shkruan se miliarderi është duke ndërtuar një kompleks superluksoz prej 100 milionë euro në Hawaii. Dhe jo vetëm që do jetë vilë luksoze, por do të ketë edhe një strehë nëntokësore të pavarur nga energjia dhe vetë-mjaftueshme për ushqim. Brenda kompleksit që do jetë më i avancuari, i cili ndodhet në ishullin Kauai, do të ketë disa ndërtesa me dy pallate qendrore të lidhura me një tunel nëntokësor që të çon në strehën prej 5000…

Read More