Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
Me plotësimin e bagazhit të të dhënave, tashmë në kohën “e duhur” ka dalë dhe Inteligjenca Artificiale (AI) që mund të punojë me to, dhe siç zbulohet nga kërkuesit, rezultatet mund të jenë vërtet të frikshme. Një prej tyre është aftësia për të gjetur çdo imazh tëndit që është shkrepur … në çdo kohë, shkruan rrjeti Unilad. Nuk flitet këtu për çdo imazh që kur keni qenë bebe, por për çdo imazh të kaluar në rrjet. Një faqe e çuditshme interneti e quajtur ‘PimEyes’ ka tërhequr vëmendje pasi për rezultatet e kërkimit të fotove është mbiquajtur ‘platforma më trazuese në…
Duke përdorur një aplikacion AI, pra inteligjencën artificiale, është publikuar një fotografi që tregon se si do të dukej Cobain nëse do të ishte gjallë sot, në moshën 57-vjeçare. Daily Star publikoi imazhin, i cili u krijua përmes Midjourney. Kurt Cobain, i cili ishte përdorues heroine, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në lagjen Lake Washington të Seattle, më 8 prill 1994. Trupi i tij kishte ditë të tëra atje dhe në të u gjetën sasi të mëdha heroine dhe gjurmë qetësuesish. Raporti i mjekut vlerëson se ai vdiq më 5 prill 1994. Edhe sot e kësaj dite,…
Google ka njoftuar se po ndalon funksionin e tij të gjenerimit të imazheve të inteligjencës artificiale Gemini, pasi tha se ofron pasaktësi në fotot historike. Përdoruesit në mediat sociale ishin ankuar se mjeti i AI gjeneron imazhe të figurave historike, si Etërit Themelues të SHBA-së, si njerëz me ngjyrë, duke e quajtur këtë të pasaktë. Google tha në një postim në X se funksioni i AI mund të gjenerojë një gamë të gjerë njerëzish. Dhe kjo është përgjithësisht një gjë e mirë, sepse njerëzit në mbarë botën e përdorin atë. Por, ai tha se funksioni i softuerit “nuk po përputhet…
Një kalim i menjëhershëm në automjetet elektrike do të ishte një ndihmë e jashtëzakonshme për shëndetin e shumë njerëzve në mbarë botën. Por një raport i ri nga Shoqata Amerikane e Mushkërive thekson avantazhet e veçanta për fëmijët, veçanërisht ata të ndjeshëm ndaj sëmundjeve të frymëmarrjes. Bazuar në një model në të cilin të gjitha automjetet e reja të shitura deri në vitin 2035 janë me emetim zero, grupi arrin në përfundimin se do të kishte 2.7 milionë më pak sulme astme tek fëmijët, si dhe 147,000 më pak raste akute të bronkitit. Kalimi në shitjet vetëm me EV do…
Një mjet privat hapësinor u rrotullua përqark Hënës ndërsa synonte uljen të enjten, duke i rikthyer Shtetet e Bashkuara në sipërfaqen hënore për herë të parë që nga ecja e famshme mbi të e astronautëve të misioneve Apollo të NASA-s. Kompania Intutitive Machines bëhet kështu biznesi i parë privat që realizon me sukses një ulje në Hënë, një arritje kjo e realizuar nga vetëm pesë shtete. Një tjetër kompani rivale nuk arriti të bënte ulje në Hënë muajin e kaluar. U mësua se sinjali që u mor në Tokë nga mjeti hapësinor Odysseus ishte i dobët dhe se kontrollorët bënë…
Apple dominon top 10 listën e smartphone-ve më të shitur. Tashmë e dimë se Apple rrëzoi Samsung nga froni duke shitur më së shumti telefona globalisht në 2023, tani mund të shohim listën e modeleve sipas të dhënave të përpiluara nga Counterpoint Research. Telefonat kryesorë fitimprurës të Samsung nuk u shfaqën në listë, por vetëm pajisjet e rangut të mesëm që zinin tre pozicionet e fundit.
Ndoshta është e vetëkuptueshme, por mos provoni ta thani telefonin tuaj as në furrë ose në mikrovalë. Hyrja e ujit në telefon i ndodh më të mirëve prej nesh. Për fatin tonë, ekziston një element kryesor i familjes që interneti sugjeron vazhdimisht se do ta nxjerrë atë lëng dhe do të kursejë telefonat: orizi i papjekur. Por në kundërshtim me këshillat popullore, Apple, si shumica e njerëzve me njohje teknologjike, këshillon në mënyrë eksplicite të mos e vendosni telefonin tuaj të lagur në një qese me oriz. “Mos e vendosni iPhone tuaj në një qese me oriz. Të bësh këtë…
Pacienti i parë njeri që i është implantuar një çip truri nga Neuralink duket se është rikuperuar plotësisht dhe është në gjendje të kontrollojë një mouse kompjuterik duke përdorur mendimet e tij, tha themeluesi i startup-it Elon Musk të hënën.“Përparimi është i mirë dhe pacienti duket se ka bërë një shërim të plotë, me efekte nervore për të cilat ne jemi të vetëdijshëm. Pacienti është në gjendje të lëvizë mouse-n rreth ekranit vetëm duke menduar,” tha Musk në platformën e mediave sociale. X. Musk tha se Neuralink tani po përpiqej të merrte sa më shumë klikime të butonit të mouse-t…
Policia njoftoi dje se ka vënë në pranga Natasha Rombulën dhe Armando Kumarakun, nënë e bir që njihen gjerësisht në rrjetin social Tik Tok, prej fjalorit të rëndë dhe ofendimeve të shumta në videot që publikojnë apo lidhjet live që bëjnë me personazhe të tjera. Nënë e bir u arrestuan pas kallëzimit të marrë në muajin dhjetor 2023, nga ish-bashkëshortja e Armandos, shtetasja E. A., se ish-bashkëshorti i saj dhe nëna e tij, postonin në rrjetin social TikTok, video ku shfaqej djali i saj i mitur 10 vjeç, duke përdorur fjalë denigruese dhe banale. Menjëherë kanë referuar materialet në Prokurorinë…
Air Canada po detyrohet të përmbushë një premtim të bërë nga chatbot-i i saj me AI. Një klient kanadez thuhet se i kërkoi chatbot-it të kompanisë për sqarime mbi çmimet e fluturimeve të menjëhershme për shkak të një humbjeje në familje kur gjyshja e tij vdiq. Chatbot i tha atij: “Nëse ju duhet të udhëtoni menjëherë ose keni udhëtuar tashmë dhe dëshironi të dorëzoni biletën tuaj për një çmim të reduktuar për “zi”, bëjeni këtë brenda 90 ditëve nga data kur bileta juaj është lëshuar duke plotësuar formularin tonë të Aplikimit për Rimbursimin e Biletës.” raporton Ars Technica. Klienti ndoqi…

