Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
Në ceremoninë e prezantimit të asistentit virtual 1.0 ishte dhe Kryeministri Edi Rama dhe nga drejtoresha e AKSHIT, Mirlinda Karçanaj. Asistenti virtual do të jetë në shërbim të qytetarëve me shkrim 24 orë ndërsa Rama garantoi se brenda vitit 2024, asistenti virtual do të kalojë në nivelin 2.0 dhe do të jetë me zë e figurë dhe do ta bëjë vetë të gjithë procesin e aplikimit për llogari të qytetarit. Nuk do të jetë e largët dita, ne besojmë brenda vitit që po hyn kur qytetari do kërkojë shërbimin dhe të gjithë proceset që sot i bën vetë qytetari me ndihmën…
Një haker 18-vjeçar që zbuloi videot e lojës së ardhshme Grand Theft Auto (GTA) është dënuar me një urdhër spitali të pacaktuar, raporton BBC. Arion Kurtaj nga Oksfordi, me origjinë shqiptare dhe i shkolluar në shkolla elitare, është autik. Prindërit e tij janë të divorcuar, kurse nëna i punën si infermiere. Kurtaj ishte një anëtar kyç i bandës ndërkombëtare Lapsus$. Sulmet e bandës ndaj gjigantëve të teknologjisë duke përfshirë Uber, Nvidia dhe Rockstar Games u kushtojnë firmave gati 10 milionë dollarë. Gjykatësi tha se aftësitë dhe dëshira e Kurtajt për të kryer krim kibernetik nënkuptonin se ai mbetej një rrezik…
Papa Françesku ka bërë thirrje për një traktat ndërkombëtar për të rregulluar përdorimin e Inteligjencës Artificiale, duke paralajmëruar se teknologjia e re rrezikon të shkaktojë një “diktaturë teknologjike” që do të kërcënonte paqen dhe demokracinë.Papa 86-vjeçar thotë se ai dëshiron që liderët botërorë të bien dakord për një “traktat ndërkombëtar të detyrueshëm” mbi AI, të zhvilluar brenda një kuadri etik. Françesku e bëri thirrjen në mesazhin e tij vjetor për Ditën Botërore të Paqes që shënohet nga Kisha Katolike çdo 1 janar. “Kapaciteti unik njerëzor për gjykim moral dhe vendimmarrje etike është më shumë se një koleksion kompleks algoritmesh dhe…
Hakeri 18-vjeçar me origjinë shqiptare përgjegjës për hakerimin dhe publikimin e dhjetëra videove të Grand Theft Auto 6 vitin e kaluar është dënuar me burgim të përjetshëm në një burg spitalor. Ai mund të lirohet në të ardhmen vetëm nëse mjekët vendosin se ai nuk është më një rrezik për të tjerët, raporton BBC. Arion Kurtaj u arrestua nga policia e Londrës në Oksford në shtator 2022, pak pasi pamjet e gameplay të GTA 6 ende në zhvillim e sipër u publikuan në internet. Ai u deklarua i pafajshëm në atë kohë, dhe më vonë doli në gjyq për krime kibernetike të lidhura me grupin e…
Toyota po tërheq një milion automjete në SHBA për shkak të një defekti në airbag te sendilet të pasagjerit. Kompania japoneze e makinave postoi një njoftim të mërkurën ku thuhej se airbag-u i pasagjerit mund të mos funksionojë siç duhet në një aksident, sepse sensorët e Sistemit të Klasifikimit të Pasagjerëve (OCS), të cilët lejojnë sistemin e airbagëve të masë peshën e pasagjerit, mund të ishin prodhuar në mënyrë të pasaktë. Nëse sensorët OCS nuk arrijnë të zbulojnë peshën e dikujt dhe nuk mund të bëjnë dallimin midis një të rrituri dhe një fëmije, airbag mund të mos hapet, sepse mund të…
Apple nuk mund të shesë më Watch Series 9 dhe Watch Ultra 2 në SHBA pasi administrata e Presidentit Joe Biden refuzoi të vërë veton për ndalimin ditën e djeshme. Apple i tërhoqi të dyja pajisjet nga uebsajti i saj më 21 dhjetor dhe nga raftet e dyqaneve të saj pas 24 dhjetorit. Një deklaratë (nëpërmjet CNBC) nga Zyra e Përfaqësueses së Tregtisë së SHBA, Katherine Tai tha se agjencia “vendosi të mos e ndryshojë përcaktimin e ITC [Komisionit Ndërkombëtar të Tregtisë]” pas “shqyrtimit të kujdesshëm”. Në një deklaratë të publikuar nga Reuters, një zëdhënës i Apple i paidentifikuar konfirmoi…
Erion Demiri, ekspert i sigurisë kibernetike në një lidhje skype me MCN TV ka komentuar lidhur me hakërrimin e kompanisë One p2r të cilin u shpreh se shqetësuese janë videot që kanë akses në servera. Ai tha se nuk është prekur serveri bërthamë i sigurisë dhe se emri i vjetër i serverit nuk tregon asgjë për kohën e sulmit. Sipas tij duhet kuptuar se nuk kemi përballë një forcë të thjeshtë, e cila nuk fle dhe vazhdon të sulmojë. Intervista e plotë 1.Z. Demiri sot është njoftuar dhe madje ilustruar me pamje një sulm kibernetik ndaj kompanicë celulare One. Nga…
Bota e kufjeve wireless sapo ka marrë një përmirësim marramendës, falë gjigantit të modës luksoze Louis Vuitton. Kufjet Louis Vuitton Horizon kushtojnë 1,090 dollarë. Ndërsa kufjet Bluetooth kanë qenë një element kryesor i teknologjisë, ishin AirPods të Apple që ndezën një trend, duke i bindur konsumatorët të investonin në përvojën e luksit dëgjimor. Louis Vuitton, i njohur për dizajnet e tij ekstravagante, po e çon këtë trend në lartësi të reja me kufjet Horizon. Kufjet Louis Vuitton Horizon krenohen me lidhjen Bluetooth 5.0, duke siguruar një përvojë wireless. Megjithatë, si me shumë produkte Louis Vuitton, mendimet për dizajnin ndryshojnë, me…
Kompania Hyperloop One, e cila u bë e njohur për idenë e saj për të transportuar njerëzit qindra milje në orë me trena të shpejtësisë së lartë përmes një vakumi, është mbyllur. Qëllimi i Hyperloop One, i bazuar në një ide të Elon Musk, ishte të shkurtonte në mënyrë dramatike kohën e udhëtimit. Kompania kishte marrë mbështetje nga themeluesi i Virgin, Richard Branson, por ai u tërhoq vitin e kaluar. Firma do të pushojë nga puna stafin e saj të mbetur deri në fund të vitit, sipas Bloomberg. Kompania kishte premtuar një epokë të re të udhëtimit me shpejtësi të lartë,…
Inteligjenca Artificiale mund të aplikohet për të diagnostikuar më herët autizmin. Aktualisht është kryer një punë kërkimore në këtë fushë dhe ka arritur të jete e ekstremisht e saktë në 98.5% të rasteve tek fëmijë nga 24-48 muajsh. Ekspertët kanë zhvilluar një sistem IA me konceptim të ri, duke analizuar imazhet me rezonanca magnetike cerebrale dhe të arrijë të përftojë imazhe 3D duke u bazuar në analizat e lëvizjes së molekulave të ujit të pranishme në zonën cerebrale. Sipas autorëve të studimit kjo shërben për të vrojtuar sesa të lidhura janë më njëra-tjetrën zona të ndryshme të trurit. Autizmi është…

