Author: Tech Expert

Gjigandi i transmetimit dhe prodhimit të filmave po planifikon të hapë dy shtëpitë e para Netflix (Netflix Houses) në SHBA në vitin 2025, duke ofruar mundësi për blerje, ushqim dhe aktivitete të lidhura me prodhimet e fundit kinematografike. Duke alternuar argëtimin me shopping, këto hapësira fizike po hapin rrugën për një lloj të ri aktiviteti, të panjohur më parë për fansat. Pas testimit të shitjeve përmes Netflix Bites, një pikë pop-up e frymëzuar nga programet e kuzhinës në Los Anxheles qershorin e kaluar, brandi i njohur duket i bindur se ka shumë potencial edhe jashtë ekranit të televizorit apo kompjuterit.…

Read More

Humor apo absurditet? Disa imazhe të gjeneruara nga Inteligjenca Artificiale (IA) shfaqin një kombinim interesant të traditës dhe teknologjisë: gjyshe apo zonja të moshës së tretë shfaqen pranë makinave më moderne të kohës me një veçori të rrallë, janë si makinat, si gjyshet, të veshura me çentro. Këto imazhe kanë bërë xhiron e botës gjatë javëve të fundit duke sjellë shumë humor tek komentuesit, por edhe keqkuptime. Imazhe të krijuara nga IA: Lydia’s AI Art and Cats “Janë reale apo photoshop?” pyet një nga komentuesit, i cili si shumë të tjerë nuk arrin të dallojë penelin e aplikacioneve që gjenerojnë…

Read More

Komisioni Amerikan i Tregtisë Ndërkombëtare (ITC) ka vendosur se Apple Watch ka shkelur patentat e mbajtura nga firma e teknologjisë mjekësore me bazë në Kaliforni, Masimo. Ky vendim mund të çojë potencialisht në një ndalim të importit të orës inteligjente. Polemika përqendrohet rreth teknologjisë së oksimetrisë së pulsit të bazuar në dritë të Masimo-s, e prezantuar për herë të parë në Apple Watch Series 6 në 2020. Masimo pretendon se Apple kishte diskutuar me ta në vitin 2013 për një bashkëpunim të mundshëm, vetëm për të adoptuar më vonë idetë e tyre dhe për të punësuar disa nga inxhinierët e…

Read More

Elon Musk ka zbuluar Grok, një mjet inteligjence artificiale që “ka një sens rebelizmi” dhe rivalizon ChatGPT dhe Bard të Google me një dizajn unik që synon për t’iu përgjigjur pyetjeve me shumë zgjuarsi. Pas njoftimit nga startup-i xAI i Musk të shtunën, Musk tregoi dashurinë e Grokut për sarkazmën në një seri imazhesh. Kur Musk e pyeti Grokun për Sam Bankman-Fried, i cili u dënua javën e kaluar për një mashtrim prej 10 miliardë dollarësh të lidhur me kripto FTX, chatbot-i i çuditshëm u përgjigj: “Oh, njeriu im i dashur, kam disa lajme të këndshme për ty! Duket se…

Read More

Pas mundësisë për t’u përdorur në disa pajisje dhe llogarive të dyfishta në të njëjtin celular, këtë vit WhatsApp-it ka vendosur të mos ndalet me risi. Aplikacioni i njohur i mesazheve po punon gjithashtu në frontin e privatësisë dhe së shpejti do t’ju lejojë të krijoni një profil alternativ. Në fakt, për arsye privatësie, disa përdorues preferojnë të mos ua tregojnë të gjithëve foton ose informacionin e profilit të tyre, por t’i rezervojnë ato për kontaktet (ose disa prej tyre). Për të gjithë të tjerët, kjo do të thotë se ata nuk shohin asgjë, gjë që nuk është një zgjidhje…

Read More

Në katin e pestë të godinës së Universitetit Shtetëror të Kolorados, një kopsht i pazakontë rritet nën një rresht të gjatë panelesh diellore në tarracë. Studiuesit aty po kultivojnë zarzavate me gjethe si rukola, marule, lakra jeshile, lakër zvicerane, të cilat vazhdojnë të rriten, në temperaturë optimale dhe madje të mbrojtura nga rrezet e forta të diellit për shkak të hijes në këtë tarracë. https://www.youtube.com/watch?v=kqtoMiakQTI Kjo nuk është një tarracë e zakonshme e gjelbër, por një laborator në ambjentet e jashtme, i pajisur me sensorë dhe i mbikqyrur nga hortikulturistja Jennifer Bousselot. Ideja prapa agrovoltaikëve në tarracë është të imitojë…

Read More

Në një zbulim novator, shkencëtarët besojnë se bioelektriciteti mund të jetë çelësi për shërimin e defekteve të lindjes, lëndimeve traumatike, humbjes së gjymtyrëve, dhe ndoshta edhe kancerit. Bioelektriciteti i referohet sinjaleve elektrike që udhëzojnë qelizat tona se si të rigjenerohen dhe rindërtohen. Ky koncept revolucionar është testuar me sukses mbi krimbat e sheshtë dhe bretkosat nga biologu Michael Levin nga Universiteti Tufts. Studimi i Levin sugjeron se në të ardhmen, pritja për transplantim të organeve mund të bëhet e vjetruar. Në vitin 2022, mbi 42,000 transplante u kryen në SHBA, megjithatë 104,234 individë janë ende në pritje të radhës së…

Read More

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka kontraktuar startupin e inteligjencës artificiale me bazë në Sllovaki, CulturePulse për të “përforcuar listën e klientëve të saj paqeruajtës” dhe “për të përdorur AI për të kuptuar çështjet kritike në konfliktin Izrael-Palestinë”, sipas një deklarate të lëshuar nga kompania këtë javë. . CulturePulse dhe UNDP kanë rënë dakord të bashkëpunojnë në një projekt provues pesë-mujor për të zhvilluar “modele llogaritëse të dinamikës shkakësore në sistemin socio-ekologjik Palestinë-Izrael” për të ndihmuar OKB-në të arrijë qëllimin e saj për të promovuar stabilitetin në rajon. I nisur në gusht, projekti u njoftua më 10…

Read More

Apple njoftoi këtë javë serinë e çipave M3, por e bëri si asnjëherë më parë. Në vitet e kaluara, kompania filloi me konfigurimin bazë të serisë së çipave, qoftë ky M1 apo M2. Publikimet fillestare ndërtuan themelin e asaj që këto çipa mund të bënin në pajisjet e nivelit fillestar si MacBook Air ose Mac mini. Intel prezanton çipat e tij në një mënyrë të ngjashme, duke filluar nxjerrë në treg pajisjet e nivelit fillestar së pari. Por në ngjarjen e lançimit që u quajt “Scary Fast”, Apple shkoi në një drejtim tjetër. Duke shpallur M3, M3 Pro dhe M3…

Read More

Inxhinierët në Universitetin Binghamton në Nju Jork kanë zbuluar një qen udhërrëfyes robotik të krijuar për të ndihmuar personat me shikim të dëmtuar. Kjo zgjidhje inovative i përgjigjet tërheqjeve me zinxhir, duke i udhëhequr përdoruesit në mënyrë të sigurt nëpër mjedise të ndryshme. Çuditërisht, vetëm 2% e komunitetit me shikim të dëmtuar mund të përdorin qen udhërrëfyes të vërtetë gjatë gjithë jetës së tyre, kryesisht për shkak të kostos së lartë të trajnimit prej rreth 50,000 dollarë për qen, tha profesor Shiqi Zhang. Qentë udhërrëfyes robotikë premtojnë të jenë një alternativë kosto efektive. Pas gati një viti kërkimi, ekipi prezantoi…

Read More