Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
Blerja prej 69 miliardë dollarësh e Activision Blizzard nga Microsoft, krijuesit të “Call of Duty”, merr dritën jeshile në SHBA, pasi gjykatësja Jacqueline Scott Corley refuzoi një kërkesë nga paditësit privatë për të bllokuar marrëveshjen. Paditësit kishin ngritur një padi duke pretenduar se bashkimi mund të dëmtonte konkurrencën. Vendimi, i publikuar nga gjykata federale e San Franciskos, bazohej në përcaktimin se kompanitë rivale të lojërave nuk dhanë prova të mjaftueshme se do të “dëmoheshin në mënyrë të pariparueshme” nëse bashkimi do të vazhdonte. Ndërkohë, Microsoft dhe ekipi i tij ligjor kanë argumentuar se blerja do të ndihmonte konsumatorët. Gjykatësja Corley…
Pas tre vitesh pronësi, Meta vendosur të shesë Giphy, motorin e animuar të kërkimit GIF, te kompania Shutterstock. Kjo shitje vjen pas blerjes që Meta i bëri Giphy për 400 milionë dollarë, në vitin 2020. Sipas raportimeve, Shutterstock ka rënë dakord të paguajë 53 milionë dollarë, duke paguar vetëm 13% të investimit fillestar të Metës. Si pjesë e marrëveshjes, Meta do të vazhdojë të ketë akses në përmbajtjen e Giphy në të gjithë gamën e produkteve të saj. Ky njoftim vjen pas muajsh diskutimesh mbi ligjet Antitrust të Mbretërisë së Bashkuar. Shtatë muaj më parë, Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve…
BE-ja dërgon një mesazh të fortë mbi politikat e privatësisë, duke gjobitur Meta-n me 1.3 miliardë dollarë, për shkak të praktikave të trajtimit të të dhënave. Kjo gjobë e paprecedentë po shkakton një valë pasigurie në të gjithë botën e teknologjisë, duke ndezur debate mbi normat globale të transferimit të të dhënave. A është ky fillimi i një epoke të re në privatësinë e të dhënave? Zbuloni më shumë në artikullin tonë të fundit. Në një goditje të paprecedentë ndaj Metës, korporatës së njohur më parë si Facebook, Komisioni i Mbrojtjes së të Dhënave i Irlandës ka goditur gjigandin e…
Përqafojmë automatizimin: Punëtorët e shohin AI si zgjidhje për burnout-in, zbulon sondazhi i UiPath
A mund të jetë AI çelësi për një fuqi punëtore më të lumtur? Një sondazh i fundit nga UiPath zbulon se 60% e punëtorëve besojnë se automatizimi i fuqizuar nga AI mund të ulë burnout-in, dhe të përmirësojë kënaqësinë në punë. Ata po paralajmërojnë ngritjen e ‘brezit të automatizimit’. Klikoni në artikullin tonë për të parë se si përqafimi i automatizimit mund të sjellë një ndryshim në vendin modern të punës. Një sondazh i fundit nga firma e softuerëve të automatizimit UiPath tregon se një pjesë e konsiderueshme e punëtorëve (rreth 60%) mendojnë se automatizimi i fuqizuar nga AI mund…
Microsoft dhe Nvidia kanë njoftuar një partneritet historik 10-vjeçar, duke sjellë lojëra nga Bethesda dhe Xbox Game Studios në shërbimin e lojërave cloud të Nvidia GeForce Now. Lojërat e para që kanë debutuar në GeForce Now përfshijnë Gears 5, Deathloop, Grounded dhe Pentiment, të cilat do të publikohen më 25 maj. Ky partneritet përfaqëson vendosmërinë e Microsoft për të zgjeruar tregun e tij të lojërave, dhe për t’u ofruar përdoruesve një përvojë fleksibël të lojës, duke i lejuar ata të luajnë në çdo pajisje, në çdo kohë. Kjo lëvizje qëndron në kontrast të plotë me kompanitë e tjera të mëdha,…
WhatsApp, shërbimi i mesazheve në pronësi të Meta Platforms Inc., ka prezantuar një veçori të re që u mundëson përdoruesve të modifikojnë mesazhet e dërguara brenda 15 minutave nga dërgimi. Në një postim të fundit në blog, platforma njoftoi përhapjen globale të kësaj veçorie, dhe të gjithë përdoruesit do të kenë mundësi ta përdorin këtë veçori duke filluar nga javët e ardhshme. Ndryshe nga modeli i mëparshëm, ku korrigjimi i një mesazhi të dërguar gabim kërkonte fshirje dhe ridërgim, ku shfaqej një mesazh “Ky mesazh u fshi”, përdoruesit tani mund të ndryshojnë pa probleme bisedat e tyre. Megjithatë, për të…
Tifozët e lojës ikonë Tekken kanë qenë në pritje të përditësimeve, që nga shpallja e Tekken 8 vitin e kaluar. Edhe pse krijuesi i lojës, Bandai Namco, ka qenë relativisht i rezervuar në lidhje me publikimin, reklamimet dhe videot paraprake të lojës na kanë dhënë një paraqitje të shkurtër se çfarë na pret. https://youtu.be/pwHigYDNaVM Tekken 8, i teti në serinë kryesore, dhe i 10-ti në linjën e lojërave, ende nuk ka konfirmuar datën e publikimit. Megjithatë, është zbuluar se loja do të jetë e disponueshme në PS5, Xbox Series X, Xbox Series S dhe PC. I prezantuar gjatë Eventeve “State…
Gjatë pandemisë së Covid-19, një përparim teknologjik që ishte në qendër të vëmendjes ishte gjurmimi digjital. Perspektiva e përdorimit të kësaj teknologjie për të gjurmuar përhapjen e virusit ishte premtuese, por ajo pati një pengesë të madhe kur u zbulua se një aplikacion i quajtur Radar Covid, i zhvilluar në Spanjë, kishte probleme me privatësinë dhe sigurinë e të dhënave. Aplikacioni, si shumë të tjerë, u krijua për të njoftuar përdoruesit nëse ata kishin rënë në kontakt me një individ të infektuar. Fatkeqësisht, për shkak të një gabimi të Google, të dhënat e ndjeshme të përdoruesëve u zbuluan përmes regjistrave…
Apple po ndalon përdorimin e mjeteve të inteligjencës artificiale të palëve të treta, si ChatGPT, nga disa punonjës, teksa po zhvillon teknologji të ngjashme brenda kompanisë, sipas një raporti të The Wall Street Journal. Apple përmendi shqetësimet se përdorimi i këtyre programeve mund të publikojë pa dashje të dhëna konfidenciale. Platforma GitHub Copilot, në pronësi të Microsoft, një mjet AI që ndihmon në shkrimin e kodeve për programe të ndryshme, është gjithashtu në listën e platformave të ndaluara. ChatGPT, një produkt i OpenAI i mbështetur nga Microsoft, është një chatbot që mund t’u përgjigjet pyetjeve, të hartojë ese, dhe të…
Ndërsa publikimi i ChatGPT ka frikësuar punonjësit mbi humbjen e vendeve të punës, shumë ekspertë kanë diskutuar mbi vlefshmërinë e këtyre shqetësimeve. Një sondazh sugjeron se ndërsa 62% e njerëzve parashikojnë se AI do të ndikojë ndjeshëm në punët që ata bëjnë gjatë 20 viteve të ardhshme, vetëm 28% parashikojnë një ndikim të drejtpërdrejtë në rolet e tyre. Shkolla e Biznesit të Harvardit ka diskutuar mbi mënyrën se si AI do të ripërcaktojë fuqinë punëtore dhe aftësitë thelbësore të punonjësve për të ardhmen. Joseph Fuller, Profesor në Praktikat Menaxheriale, parashikon transformime të rëndësishme të fuqisë punëtore për shkak të teknologjive…

