Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
Votimi elektronik, prej disa vitesh, është temë diskutimi në arenën politike. Ideja e përdorimit të teknologjisë për të thjeshtuar procesin e votimit është vlerësuar si një zgjidhje për shumë nga problematikat që kanë metodat tradicionale të votimit. Megjithatë, votimi elektronik është ende një temë e diskutueshme, dhe shumë ekspertë janë të ndarë nëse ky model votimi është i zbatueshëm për demokracinë moderne. Një ndër avantazhet kryesore të votimit elektronik është se ai mund të thjeshtojë procesin e votimit, duke e bërë atë më të shpejtë dhe më efikas. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në zgjedhje ku numri i madh i…
Humane, një startup teknologjik i cili ka qenë shumë i diskutuar gjatë vitit të fundit, më në fund ka dhënë një paraqitje të shkurtër të asaj që ata do të prezantojë në treg. Në një bisedë në TED Talks, bashkëthemeluesi i Humane, Imran Chaudhri, shfaqi pajisjen AI, e cila synon të zëvendësojë telefonat inteligjentë. Ndërsa disa pjesë të videos ishin bërë publike në internet, videoja e plotë 13-minutëshe tani është në dispozicion për publikun. Pajisja duket të jetë mjaft e vogël, që futet në xhepin e këmishës, me një aparat fotografik, projektor dhe kuti zëri të ngjitur nga sipër. Chaudhri…
Është publikuar një chatbot i ri, i quajtur CarynAI, i cili sillet si një partner ose partnere virtuale. Ky chatbot mundësohet nga teknologjia e inteligjencës artificiale, dhe regjistrimet e Caryn Marjorie në jetën reale. Caryn Marjorie është një influencuese 23-vjeçare, me 1.8 milionë ndjekës në Snapchat. CarynAI, i cili u publikua në maj si një test privat në aplikacionin Telegram, u mundëson përdoruesve të bisedojnë me një version chatbot të bazuar në zërin e Marjorie, me të cilin mund të diskutojnë çdo gjë, nga planet e tyre të ardhshme, deri te përmbajtjet e ngarkuara seksualisht. CarynAI kushton 1 dollarë në…
Disney+ ka humbur 4 milionë abonentë në tremujorin e parë të vitit 2023, duke shënuar rënien e dytë tremujore radhazi. Kjo pasoi rënien e saj të parë gjatë vitit të kaluar. Kompania i vlerësoi humbjet e saj në industrinë e transmetimit në vlerën 400 milionë dollarë, një rënie prej 26% nga viti në vit. Disney+ e mbylli tremujorin me 157 milionë abonentë, më pak se parashikimi paraprak për të pasur 163 milionë abonentë. Disney+ Hotstar, versioni i shërbimit të ofruar në Indi dhe pjesë të Azisë Juglindore, pësoi një rënie prej 4.6 milionë abonentësh, duke sjellë një rënie për periudhën…
Rrjetet sociale janë bërë një mjet i fuqishëm që qeveritë përdorin për të manipuluar perceptimin publik. Me miliarda njerëz që përdorin platforma si Facebook, Twitter dhe Instagram çdo ditë, qeveritë në mbarë botën po përdorin këto platforma për të manipuluar opinionin publik dhe për të përhapur propagandën e tyre. Një mënyrë se si qeveritë manipulojnë perceptimin e publikut është përdorimi i robotëve, dhe llogarive të rreme. Këto llogari të rreme dhe robotë përdoren për të përforcuar mesazhet e qeverisë, dhe përhapjen e dezinformatave. Ato mund të programohen të pëlqejnë, ndajnë dhe komentojnë postimet, për t’i bërë ato të duken më…
Platforma e transmetimit të muzikës, Spotify, ka hequr dhjetëra mijëra këngë nga startup-i i AI, Boomy, pasi zbuloi se numri i dëgjimeve të këngëve ishte rritur artificialisht. Boomy u mundëson përdoruesve të krijojnë melodi në zhanre të ndryshme, dhe t’i publikojnë ato në platformat e dedikuara të muzikës, duke fituar para në këmbim. Pavarësisht se është promovuar për publikun vetëm në vitin 2021, kompania pretendon se ka gjeneruar 14.5 milionë këngë, ose 14% të muzikës së regjistruar në botë. Megjithatë, Universal Music paralajmëroi platformat e muzikës për aktivitetin e dyshimtë në këngët e Boomy, dhe besohej se ishin përdorur robotët…
Activision ka qenë prej kohësh i njohur për lojërat e tij të suksesshme, si Call of Duty dhe Overwatch. Sidoqoftë, në mënyrë të papritur edhe për vetë kompaninë, lojërat e platformave të PC-ve po bëhen burimi kryesor i fitimeve për gjigandin e lojërave, gjatë muajve të fundit. Sipas PC Gamer, midis 1 janarit dhe 31 marsit të këtij viti, Activision fitoi 666 milionë dollarë nga lojërat e PC, krahasuar me 639 milionë dollarë nga lojërat për PlayStation ose XBox. Pavarësisht kësaj periudhe të suksesshme, të ardhurat nga këto lojëra janë më të vogëla sesa të ardhurat e fituara nga lojërat…
Shkrimtarët e Hollywood-it po kërkojnë të rregullojnë përdorimin e AI, dhe teknologjive të ngjashme, në industrinë e tyre gjatë negociatave të kontratave të reja me studiot. Ndërsa kompensimi për skenaristët është një fushë tradicionale e negociatave, Shoqata e Shkrimtarëve të Amerikës po përpiqet të negociojë për standarde, dhe mbrojtje më të mëdha profesionale në punësimin e shkrimtarëve, për të parandaluar rritjen e mundshme të përmbajtjes së gjeneruar nga AI, e cila mund të zëvendësojë shkrimtarët njerëzorë. “Nuk është përtej mundësive që para vitit 2026, kur do të jetë afati tjetër i negociatave me këto kompani, që ata thjesht të thonë…
Në vitin 2016, bota digjitale u trondit kur mësoi për ndikimin e Cambridge Analytica, një firmë britanike që ofronte konsulencë politike, në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara. Kompania, gjatë operimit të saj, kishte mbledhur të dhëna nga miliona përdorues të Facebook pa pëlqimin e tyre, dhe i përdori këto të dhëna për të krijuar reklama dhe mesazhe politike të targetuara për grupe të veçanta njerëzish. Skandali ngriti pyetje serioze në lidhje me rolin e të dhënave në politikë, dhe mundësinë që teknologjia të përdoret për të manipuluar opinionin publik. Cambridge Analytica u kontraktua nga fushata e Trump në 2016,…
NewsGuard, një organizatë që gjurmon lajmet e pasakta, ka identifikuar 49 faqe lajmesh që janë pothuajse tërësisht të shkruara nga software të inteligjencës artificiale. Këto faqe publikojnë qindra artikuj çdo ditë, shumë prej të cilëve përmbajnë shenja të përmbajtjes së krijuar nga AI, si për shembull fraza të përsëritura. Burimet e artikujve nuk janë të qarta, dhe shumë artikujve u mungojnë pjesë nga shkrimi, ose përdorin foto të rreme në publikime. Faqet janë gjithashtu të mbushura me reklama, duke sugjeruar se ato synojnë të fitojnë para nëpërmjet reklamave të programuara, ose të krijuara në mënyrë algoritmike. Disa nga artikujt përmbajnë…

