Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
Metaverse, dikur e shpallur si e ardhmja e internetit, po përjeton një moment të vështirë, pasi është braktisur nga bota e biznesit. Koncepti, i lindur në vitin 2021, kur Facebook u riemërua në Meta, nuk arriti të përmbushte premtimet e mëdha, pasi i mungonte një vizion i qartë, duke çuar përfundimisht në rënien e tij. Ndërsa industria e teknologjisë e zhvendosi fokusin e saj te AI, fati i Metaverse filloi të vulosej. Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook (tani Meta), pretendoi se Metaverse do të revolucionalizonte mënyrën se si ne ndërveprojmë në internet. Megjithatë, teknologjia nuk arriti të përmbushë pritshmëritë e…
Skocia do të pilotojë rrjetin e parë të autobusëve pa shoferë në Mbretërinë e Bashkuar, javën e ardhshme. Megjithatë, drejtuesit e mjeteve do të jenë përsëri të pranishëm në timon, të gatshëm për të marrë kontrollin në rast emergjence. Ky shërbim novator, i operuar nga Stagecoach, synon të transportojë 10,000 pasagjerë në javë, përgjatë një rruge prej 22.5 kilometrash, duke përdorur pesë autobusë autonome. Ky do të jetë shërbimi i parë i automatizuar i autobusëve lokalë në botë, sipas operatorit. Megjithëse autobusët do të udhëtojnë me shpejtësi të reduktuar, një shofer sigurie do të jetë në bord për të respektuar…
Tregu global i DRAM-it ka përjetuar sfida të rëndësishme kohët e fundit, pasi të ardhurat e kompanive kanë arritur nivelet më të ulëta prej më shumë se një dekade. Kjo rënie ka shtyrë kompanitë kryesore në industri, duke përfshirë SK Hynix, Micron dhe Nanya, të përshpejtojnë planet e tyre të shkurtimit të pozicioneve të punës, dhe kërkimit të mënyrave për të ulur kostot e prodhimit. Një ndër kompanitë më të mëdha në këtë treg, Samsung, është përballur gjithashtu me një rënie të fitimeve, pasi kërkesa për pajisje memorieje mbetet e ulët, kryesisht për shkak të reduktimit të shpenzimeve për përditësimet…
Votimi elektronik, prej disa vitesh, është temë diskutimi në arenën politike. Ideja e përdorimit të teknologjisë për të thjeshtuar procesin e votimit është vlerësuar si një zgjidhje për shumë nga problematikat që kanë metodat tradicionale të votimit. Megjithatë, votimi elektronik është ende një temë e diskutueshme, dhe shumë ekspertë janë të ndarë nëse ky model votimi është i zbatueshëm për demokracinë moderne. Një ndër avantazhet kryesore të votimit elektronik është se ai mund të thjeshtojë procesin e votimit, duke e bërë atë më të shpejtë dhe më efikas. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në zgjedhje ku numri i madh i…
Humane, një startup teknologjik i cili ka qenë shumë i diskutuar gjatë vitit të fundit, më në fund ka dhënë një paraqitje të shkurtër të asaj që ata do të prezantojë në treg. Në një bisedë në TED Talks, bashkëthemeluesi i Humane, Imran Chaudhri, shfaqi pajisjen AI, e cila synon të zëvendësojë telefonat inteligjentë. Ndërsa disa pjesë të videos ishin bërë publike në internet, videoja e plotë 13-minutëshe tani është në dispozicion për publikun. Pajisja duket të jetë mjaft e vogël, që futet në xhepin e këmishës, me një aparat fotografik, projektor dhe kuti zëri të ngjitur nga sipër. Chaudhri…
Është publikuar një chatbot i ri, i quajtur CarynAI, i cili sillet si një partner ose partnere virtuale. Ky chatbot mundësohet nga teknologjia e inteligjencës artificiale, dhe regjistrimet e Caryn Marjorie në jetën reale. Caryn Marjorie është një influencuese 23-vjeçare, me 1.8 milionë ndjekës në Snapchat. CarynAI, i cili u publikua në maj si një test privat në aplikacionin Telegram, u mundëson përdoruesve të bisedojnë me një version chatbot të bazuar në zërin e Marjorie, me të cilin mund të diskutojnë çdo gjë, nga planet e tyre të ardhshme, deri te përmbajtjet e ngarkuara seksualisht. CarynAI kushton 1 dollarë në…
Disney+ ka humbur 4 milionë abonentë në tremujorin e parë të vitit 2023, duke shënuar rënien e dytë tremujore radhazi. Kjo pasoi rënien e saj të parë gjatë vitit të kaluar. Kompania i vlerësoi humbjet e saj në industrinë e transmetimit në vlerën 400 milionë dollarë, një rënie prej 26% nga viti në vit. Disney+ e mbylli tremujorin me 157 milionë abonentë, më pak se parashikimi paraprak për të pasur 163 milionë abonentë. Disney+ Hotstar, versioni i shërbimit të ofruar në Indi dhe pjesë të Azisë Juglindore, pësoi një rënie prej 4.6 milionë abonentësh, duke sjellë një rënie për periudhën…
Rrjetet sociale janë bërë një mjet i fuqishëm që qeveritë përdorin për të manipuluar perceptimin publik. Me miliarda njerëz që përdorin platforma si Facebook, Twitter dhe Instagram çdo ditë, qeveritë në mbarë botën po përdorin këto platforma për të manipuluar opinionin publik dhe për të përhapur propagandën e tyre. Një mënyrë se si qeveritë manipulojnë perceptimin e publikut është përdorimi i robotëve, dhe llogarive të rreme. Këto llogari të rreme dhe robotë përdoren për të përforcuar mesazhet e qeverisë, dhe përhapjen e dezinformatave. Ato mund të programohen të pëlqejnë, ndajnë dhe komentojnë postimet, për t’i bërë ato të duken më…
Platforma e transmetimit të muzikës, Spotify, ka hequr dhjetëra mijëra këngë nga startup-i i AI, Boomy, pasi zbuloi se numri i dëgjimeve të këngëve ishte rritur artificialisht. Boomy u mundëson përdoruesve të krijojnë melodi në zhanre të ndryshme, dhe t’i publikojnë ato në platformat e dedikuara të muzikës, duke fituar para në këmbim. Pavarësisht se është promovuar për publikun vetëm në vitin 2021, kompania pretendon se ka gjeneruar 14.5 milionë këngë, ose 14% të muzikës së regjistruar në botë. Megjithatë, Universal Music paralajmëroi platformat e muzikës për aktivitetin e dyshimtë në këngët e Boomy, dhe besohej se ishin përdorur robotët…
Activision ka qenë prej kohësh i njohur për lojërat e tij të suksesshme, si Call of Duty dhe Overwatch. Sidoqoftë, në mënyrë të papritur edhe për vetë kompaninë, lojërat e platformave të PC-ve po bëhen burimi kryesor i fitimeve për gjigandin e lojërave, gjatë muajve të fundit. Sipas PC Gamer, midis 1 janarit dhe 31 marsit të këtij viti, Activision fitoi 666 milionë dollarë nga lojërat e PC, krahasuar me 639 milionë dollarë nga lojërat për PlayStation ose XBox. Pavarësisht kësaj periudhe të suksesshme, të ardhurat nga këto lojëra janë më të vogëla sesa të ardhurat e fituara nga lojërat…

