Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
Disa vite më parë rrjetet sociale filluan të zienin me diskutimet se Apple kishte kufizuar qëllimisht performancën e modeleve të saj të vjetra të iPhone. Por çfarë do të thotë kjo dhe pse është e rëndësishme? Në vijim të ngjarjeve, Apple pranoi se kishte kufizuar fuqinë e iPhone-ve të saj. Prodhuesi i telefonave inteligjentë pretendoi se ky veprim është një metodë për të parandaluar keqfunksionimin e modeleve të vjetra të iPhone-ve ndërsa bateritë e tyre plaken. Problemi është se Apple pranoi se ka ngadalësuar iPhone-ët e vjetër vetëm pasi disa raporte kishin dalë tashmë duke akuzuar Apple për këtë. Asokohe,…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar kompanitë amerikane të teknologjisë si Google, Microsoft dhe Apple për punësimin e punëtorëve nga India dhe dhënien e prodhimit në Kinë. Duke folur në Samitin e IA-së në Uashington, ai i nxiti ato të përqendrohen në krijimin e vendeve të punës për amerikanët. Në një Samit të IA-së në Uashington, të mërkurën, Trump i paralajmëroi kompanitë se “ato ditë kanë mbaruar” dhe tha, “Shumë nga kompanitë tona më të mëdha të teknologjisë kanë korrur bekimet e lirisë amerikane ndërsa ndërtojnë fabrikat e tyre në Kinë, punësojnë punëtorë në Indi dhe ulin fitimet në…
Një studim i ri sugjeron se fëmijët, veçanërisht vajzat, që zotërojnë telefona inteligjentë para moshës 13 vjeç, mund të kenë rezultate më të këqija të shëndetit mendor kur të rriten. Studimi, i botuar në Journal of Human Development and Capabilities, analizoi rezultatet e pyetësorit të vetë-raportuar nga më shumë se 100,000 të rinj të moshës 18 deri në 24 vjeç. Pyetësori i pyeti të anketuarit rreth simptomave të shëndetit mendor, të tilla si agresioni, ndjenjat e shkëputjes, halucinacionet dhe mendimet vetëvrasëse. Ata që iu dhanë telefona inteligjentë në një moshë më të hershme ishin të lidhur me rezultate më të…
Një 32-vjeçare nga Tirana është marrë nën hetim nga Policia e Tiranës pasi është denoncuar nga një 25-vjeçare, e afërme e saj, për falsifikim dhe mashtrim. Donika Curri dyshohet se ka përdorur të dhënat personale të së resë, si dhe foton e kartës së identitetit të saj, duke ndërhyrë në e-Albania dhe më pas ka aplikuar në një bankë mikrokredish. Sipas denoncimit të 25-vjeçares, Donika Currit, iu është aprovuar kredia në emrin e 25-vjeçares në vlerën 3500 euro. Burime nga policia bëjnë me dije se Donika Curri ka mundur të skanojë fytyrën e 25-vjeçares nga karta e identitetit, duke marrë më…
Në përgjigje të rregullores së re të Bashkimit Europian për reklamimin politik, Meta njoftoi se do të ndalojë shitjen dhe shfaqjen e reklamave politike në BE duke filluar nga muaji tetor. Kompania teknologjike e konsideroi legjislacionin si “të pazbatueshëm”, duke shkruar në një postim në blog se ligji, i njohur si Akti për Transparencën dhe Synimin e Reklamave Politike (TTPA), imponon “detyrime shtesë të rëndësishme mbi proceset dhe sistemet tona, duke krijuar një nivel të papranueshëm kompleksiteti dhe pasigurie ligjore për reklamuesit dhe platformat që operojnë në BE.” I miratuar nga Komisioni Evropian në vitin 2024, TTPA kërkon që kompanitë…
OpenAI, pionieri në fushën e inteligjencës artificiale, planifikon të lançojë modelin e ri GPT-5 që në muajin gusht, raportoi të enjten The Verge, duke cituar burime të afërta me zhvillimet. Modeli i ri, i cili pritej të dilte gjatë verës, do të prezantohet si një sistem AI që përfshin modele të ndryshme dhe është i aftë të kryejë funksione të shumta – ndryshe nga një model i vetëm, siç ka qenë praktika deri tani. Startup-i që mbështetet nga Microsoft, GPT-5, do të integrojë modelin o3 bashkë me teknologji të tjera, siç ka deklaruar CEO i OpenAI, Sam Altman, në muajin…
Në të ardhmen, Truss Link mund të përdoret për të ndihmuar në zhvillimin e teknologjive inovative që përfshijnë kërkimin detar deri te shërbimet e shpëtimit dhe jeta jashtëtokësore. Ky robot nuk është mekanizmi i parë transformues i zbuluar për publikun, por mënyra se si transformohet është sigurisht e re – ai rritet dhe shërohet duke konsumuar robotë të tjerë. Hulumtuesit nga Universiteti i Kolumbias në Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar një robot, të quajtur Truss Link, që mund të zbulojë dhe të bashkohet me copa të robotëve aty pranë për të plotësuar pjesët që mungojnë. “Autonomia e vërtetë do të…
Gjiganti global i shitjes me pakicë, Walmart, po përgatitet të lançojë një seri “super agjentësh” të fuqizuar nga inteligjenca artificiale (AI), me synimin për të revolucionarizuar përvojën e blerjes dhe për të nxitur rritjen e shitjeve online. Kompania njoftoi se do të prezantojë katër agjentë të rinj të bazuar në agentic AI , një teknologji që i lejon sistemet me inteligjencë artificiale të veprojnë si ndihmës virtualë, shpesh pa ndërhyrjen e njeriut. Këta agjentë do t’i shërbejnë segmenteve të ndryshme, përfshirë klientët, punonjësit, furnitorët, shitësit dhe zhvilluesit e softuerëve. Qëllimi është që super agjentët të bëhen pika kryesore e kontaktit…
Vera është koha perfekte për njohje të reja dhe takime romantike, dhe falë aplikacionit Viber Dating, përdoruesit tani mund të eksplorojnë botën e takimeve me privatësi dhe kontroll maksimal. Që nga prezantimi, Viber Dating e vendos sigurinë e përdoruesve si përparësi kryesore. Regjistrimi bëhet përmes numrit të telefonit, por ky numër mbetet i padukshëm për përdoruesit e tjerë. Profili në Viber Dating është tërësisht i ndarë nga llogaria kryesore e Viberit, duke garantuar diskrecion dhe mbrojtje nga sy kureshtar të mjedisit të përditshëm Një nga funksionet më të pëlqyera nga përdoruesit është opsioni për të fshehur profilin nga kontaktet –…
Në një kohë kur teknologjia është shtylla kurrizore e çdo industrie dhe ndryshimet ndodhin me ritme marramendëse, përfaqësimi i ulët i vajzave dhe grave në këtë fushë mbetet ende një shqetësim global. Por pikërisht këtu qëndron mundësia: për të thyer stereotipet dhe për të ndërtuar një karrierë të qëndrueshme, të mirëpaguar dhe të pasur me sfida kreative. Të hysh në teknologji, pa një rrugë tradicionale? Është më se e mundur Shumë profesionistë të teknologjisë nuk kanë ndjekur rrugë tradicionale për të hyrë në këtë fushë. Disa kanë filluar si asistentë administrativë, të tjerë me diploma në arte apo shkenca sociale.…

