Author: Tech Expert

Prodhuesit e smartfonëve Android kanë përmirësuar politikat e tyre të përditësimit të softuerit për të mbështetur telefonat për një kohë shumë më të gjatë. Pra, blerësit e telefonave mund t’i mbajnë pajisjet e tyre për një kohë të gjatë përpara se të kenë nevojë të blejnë një telefon më të ri. Megjithatë, një nga komponentët e parë harduerikë të një telefoni që vjetrohet me kalimin e kohës është bateria e tij dhe momentalisht nuk është e lehtë të kontrollosh shëndetin e baterisë në Android. Google po përpiqet ta bëjë më të lehtë aksesimin e këtij informacioni, në mënyrë që të dini se kur duhet ta zëvendësoni,…

Read More

New York Times po padit OpenAI dhe Microsoft për shkelje të të drejtave të autorit, duke pretenduar se dy kompanitë ndërtuan modelet e tyre të AI duke “kopjuar dhe përdorur miliona” artikuj të medias dhe tani “konkurrojnë drejtpërdrejt” me përmbajtjen e tyre. Siç përshkruhet në padi, Times pretendon se modelet e mëdha gjuhësore (LLM) të OpenAI dhe Microsoft, të cilat fuqizojnë ChatGPT dhe Copilot, “gjenerojnë rezultate që citojnë tekstin fjalë për fjalë nga Times, e përmbledhin atë dhe imitojnë stilin e tij shprehës”. Kjo “minon dhe dëmton” marrëdhënien e Times me lexuesit, pretendon gazeta, ndërkohë që e privon atë nga…

Read More

Në takimin me gazetarët për fundvit, Altin Dumani nuk dha shifra zyrtarësh kryesisht policor të dalë nga transkriptet e Encro Chat dhe Sky Ecc, por tha se pothuajse në çdo material, ka emra të tyre të përfshirë, teksa foli edhe lidhur me çështjen e posedimit të një aparati të tillë, ku qëndrimi i tij nxjerr në pah përplasjen me ministrinë e brendshme që disa javë më parë komunikoi se çdo punonjës policie që i kanë përdorur duhet të përjashtohet nga strukturat. “Mbajtja e këtyre aplikacioneve nuk përbën vepër penale, jo çdo bisedë që kryhej aty përben shkelje, por nëse ka…

Read More

Gaston Glock, inxhinieri austriak që shpiku pistoletën Glock, humbi jetën në moshën 94-vjeçare. Arma është përdorur nga forcat e armatosura, personeli i sigurisë, dhe kriminelët në mbarë botën. Ngritja e tij u çimentua nga kultura pop amerikane dhe paraqitjet në filmat e suksesshëm të Hollivudit, duke përfshirë filmin aksion fantastiko-shkencor The Matrix Reloaded. Megjithë popullaritetin e krijimit të tij, Glock është përshkruar si një miliarder i izoluar që kaloi shumicën e kohës në një pronë buzë liqenit në Austri. Ai nuk ishte aspak mediatik, por pushtoi faqet e para të mediave, pasi publikoi një libër për biznesin e tij në 2012,…

Read More

Në ceremoninë e prezantimit të asistentit virtual 1.0 ishte dhe Kryeministri Edi Rama dhe nga drejtoresha e AKSHIT, Mirlinda Karçanaj. Asistenti virtual do të jetë në shërbim të qytetarëve me shkrim 24 orë ndërsa Rama garantoi se brenda vitit 2024, asistenti virtual do të kalojë në nivelin 2.0 dhe do të jetë me zë e figurë dhe do ta bëjë vetë të gjithë procesin e aplikimit për llogari të qytetarit. Nuk do të jetë e largët dita, ne besojmë brenda vitit që po hyn kur qytetari do kërkojë shërbimin dhe të gjithë proceset që sot i bën vetë qytetari me ndihmën…

Read More

Një haker 18-vjeçar që zbuloi videot e lojës së ardhshme Grand Theft Auto (GTA) është dënuar me një urdhër spitali të pacaktuar, raporton BBC. Arion Kurtaj nga Oksfordi, me origjinë shqiptare dhe i shkolluar në shkolla elitare, është autik. Prindërit e tij janë të divorcuar, kurse nëna i punën si infermiere. Kurtaj ishte një anëtar kyç i bandës ndërkombëtare Lapsus$. Sulmet e bandës ndaj gjigantëve të teknologjisë duke përfshirë Uber, Nvidia dhe Rockstar Games u kushtojnë firmave gati 10 milionë dollarë. Gjykatësi tha se aftësitë dhe dëshira e Kurtajt për të kryer krim kibernetik nënkuptonin se ai mbetej një rrezik…

Read More

Papa Françesku ka bërë thirrje për një traktat ndërkombëtar për të rregulluar përdorimin e Inteligjencës Artificiale, duke paralajmëruar se teknologjia e re rrezikon të shkaktojë një “diktaturë teknologjike” që do të kërcënonte paqen dhe demokracinë.Papa 86-vjeçar thotë se ai dëshiron që liderët botërorë të bien dakord për një “traktat ndërkombëtar të detyrueshëm” mbi AI, të zhvilluar brenda një kuadri etik. Françesku e bëri thirrjen në mesazhin e tij vjetor për Ditën Botërore të Paqes që shënohet nga Kisha Katolike çdo 1 janar. “Kapaciteti unik njerëzor për gjykim moral dhe vendimmarrje etike është më shumë se një koleksion kompleks algoritmesh dhe…

Read More

Hakeri 18-vjeçar me origjinë shqiptare përgjegjës për hakerimin dhe publikimin e dhjetëra videove të Grand Theft Auto 6 vitin e kaluar është dënuar me burgim të përjetshëm në një burg spitalor. Ai mund të lirohet në të ardhmen vetëm nëse mjekët vendosin se ai nuk është më një rrezik për të tjerët, raporton BBC. Arion Kurtaj u arrestua nga policia e Londrës në Oksford në shtator 2022, pak pasi pamjet e gameplay të GTA 6 ende në zhvillim e sipër u publikuan në internet. Ai u deklarua i pafajshëm në atë kohë, dhe më vonë doli në gjyq për krime kibernetike të lidhura me grupin e…

Read More

Toyota po tërheq një milion automjete në SHBA për shkak të një defekti në airbag te sendilet të pasagjerit. Kompania japoneze e makinave postoi një njoftim të mërkurën ku thuhej se airbag-u i pasagjerit mund të mos funksionojë siç duhet në një aksident, sepse sensorët e Sistemit të Klasifikimit të Pasagjerëve (OCS), të cilët lejojnë sistemin e airbagëve të masë peshën e pasagjerit, mund të ishin prodhuar në mënyrë të pasaktë. Nëse sensorët OCS nuk arrijnë të zbulojnë peshën e dikujt dhe nuk mund të bëjnë dallimin midis një të rrituri dhe një fëmije, airbag mund të mos hapet, sepse mund të…

Read More

Apple nuk mund të shesë më Watch Series 9 dhe Watch Ultra 2 në SHBA pasi administrata e Presidentit Joe Biden refuzoi të vërë veton për ndalimin ditën e djeshme. Apple i tërhoqi të dyja pajisjet nga uebsajti i saj më 21 dhjetor dhe nga raftet e dyqaneve të saj pas 24 dhjetorit. Një deklaratë (nëpërmjet CNBC) nga Zyra e Përfaqësueses së Tregtisë së SHBA, Katherine Tai tha se agjencia “vendosi të mos e ndryshojë përcaktimin e ITC [Komisionit Ndërkombëtar të Tregtisë]” pas “shqyrtimit të kujdesshëm”. Në një deklaratë të publikuar nga Reuters, një zëdhënës i Apple i paidentifikuar konfirmoi…

Read More