Bashkohuni në Newsletter

    Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj

    What's Hot

    “Muji dhe Halili”, filmi i parë shqiptar me AI? Turjan Hysko sjell legjendën në një version epik

    October 6, 2026

    Kush është Bjorn Shabanaga, 19-vjeçari shqiptar që mahniti jurinë e “The Voice of Germany”?

    October 5, 2026

    Do të instaloni kamera sigurie në shtëpi? Ja çfarë duhet të dini para se t’i blini

    October 5, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Tech
    • Gadgets
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    Technews.alTechnews.al
    • Home
    • Tech

      Kush është Bjorn Shabanaga, 19-vjeçari shqiptar që mahniti jurinë e “The Voice of Germany”?

      October 5, 2026

      Cili shtet ka flotën detare më të madhe dhe më të fuqishme në botë? Ja renditja dhe shifrat

      October 5, 2026

      Volkswagen sjell një shërbim të ri – mund të luani edhe “Tetris”

      October 1, 2026

      Kandidatët po i thonë “jo” intervistave të punës me robotë, ja si po ndryshon procesi i rekrutimit

      September 30, 2026

      Google po ndryshon internetin: Mediat po humbasin miliona lexues për shkak të inteligjencës artificiale

      September 30, 2026
    • Mobiles

      iPhone 17 apo iPhone 18? Ja avantazhet dhe disavantazhet para se të vendosni cilin të blini

      September 30, 2026

      Galaxy Z Fold8 Ultra, Fold8 apo Flip8? Samsung tregon si të zgjidhni telefonin e duhur të palosshëm

      September 29, 2026

      iOS 27 e bën iPhone-in më të shpejtë: mbi 30 përmirësime të performancës

      September 22, 2026

      Ja elementet e Nokia 3310 që e bënë celularin më të dashur të një brezi

      September 21, 2026

      Google Pixel 11 Pro mbërrin në Amazon, ja sa kushton

      September 16, 2026
    • Gadgets

      Do të instaloni kamera sigurie në shtëpi? Ja çfarë duhet të dini para se t’i blini

      October 5, 2026

      Një përditësim nxjerr jashtë funksionit frigoriferët “AI” të Samsung, përdoruesit mbeten me ushqimet që po prishen

      October 1, 2026

      Meta Muse Charm, kur inteligjenca artificiale shndërrohet në një “Tamagotchi” që e mban në çelësa

      September 25, 2026

      Insta360 Luna Pro, kamera e re me optikë Leica e krijuar për vlog dhe Reels

      September 16, 2026

      Televizorët LG “spiunojnë” edhe kur janë offline apo në standby? Ja hetimi

      September 15, 2026
    • Gaming

      “Trump Arcade”: Shtëpia e Bardhë kthen politikat e Trump në video-lojëra

      September 4, 2026

      Gjithçka që dihet për GTA 6 – pamjet e reja, grafikat dhe detajet që po çmendin fansat

      September 1, 2026

      A rrezikon GTA 6 të ndalohet në disa shtete? Ja çfarë dihet deri më tani

      August 7, 2026

      GTA 6 mund të kushtojë rreth 2 miliardë dollarë – loja më e shtrenjtë në historinë e argëtimit?

      June 24, 2026

      Kujdes nga i shkarkoni video-lojërat – mbi 400 mijë kompjuterë të infektuar

      June 16, 2026
    • AI

      “Muji dhe Halili”, filmi i parë shqiptar me AI? Turjan Hysko sjell legjendën në një version epik

      October 6, 2026

      10 filma për inteligjencën artificiale që duhet t’i shikoni të paktën një herë

      October 1, 2026

      Vendet perëndimore kërkojnë frenimin e Inteligjencës Artificiale

      September 25, 2026

      Skocia “frenon” boom-in e AI: pezullohen përkohësisht qendrat gjigante të të dhënave

      September 21, 2026

      Trendi viral që të kthen në vitet ’80 ka një kosto që shumë nuk e shohin: ujin

      September 16, 2026
    • Social Media

      Kush është Bjorn Shabanaga, 19-vjeçari shqiptar që mahniti jurinë e “The Voice of Germany”?

      October 5, 2026

      Rasti i Serbisë: Si u zbulua dhe u godit një rrjet me mbi 5,000 llogari që manipulonin opinionin online

      September 18, 2026

      Instagram sjell funksionin e ri: Postimet ku ju bëjnë tag tani mund të shfaqen në profilin tuaj

      September 15, 2026

      Mbyllen rreth 200 llogari Instagrami të aktivistëve shqiptarë, Meta pranon gabimin: Ja çfarë po ndodh

      September 9, 2026

      Instagram heq enkriptimin “end-to-end” nga mesazhet: Çfarë do të thotë për privatësinë tuaj?

      September 7, 2026
    • Apps

      Ndryshim i rëndësishëm për e-Albania nga 1 tetori: Ja çfarë duhet të dinë të gjithë përdoruesit

      September 24, 2026

      Snapchat mund të vendosë kufi për kohën e adoleshentëve: “Duam të jemi pjesë e zgjidhjes”

      September 22, 2026

      Nga sporteli te smartphone-i: Sa para i ka kursyer Shqipërisë kalimi te shërbimet digjitale?

      September 10, 2026

      Bilibili del jashtë Kinës, sfidon YouTube dhe TikTok në tregun global

      September 3, 2026

      I lodhur nga zhurma e avionëve, portugezi krijon platformën që ka gjurmuar 39 mijë fluturime mbi Lisbonë

      September 2, 2026
    Technews.alTechnews.al
    Home » Typography Elements » Facebook feston 20 vjetorin, dilema mbetet: Zuckerberg, hero apo antihero
    Social Media

    Facebook feston 20 vjetorin, dilema mbetet: Zuckerberg, hero apo antihero

    Rrjeti social më i madh në botë, “Facebook”, feston 20-vjetorin e ekzistencës.
    Tech ExpertBy Tech ExpertFebruary 6, 2024Updated:February 6, 2024No Comments6 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Më shumë se tre miliardë njerëz janë aktivë në këtë faqe të paktën një herë në muaj. Kjo është, mbi një e treta e popullsisë së botës. Një histori suksesi. Por për themeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg, festimi ka një shije jo të mirë. Vetëm disa ditë para përvjetorit, Zuckerberg u përball me kritika të ashpra në një seancë dëgjimore në Senatin amerikan. “Ju i keni duart e përgjakura”, i bërtiti Zuckerbergut senatori republikan, Lindsey Graham. “Ju keni një produkt që vret njerëzit.”

    Esenca: Mungesa e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve në platformat e mëdha të internetit. “Vendimet tuaja të projektimit, dështimi juaj për të investuar siç duhet në siguri, ndjekja juaj e vazhdueshme e fitimit mbi sigurinë bazë po i vënë fëmijët dhe nipërit tanë në rrezik“, tha demokrati Dick Durbin, udhëheqësi i shumicës në Senatin e SHBA.

    Rreziqet e mediave sociale tani po debatohen gjerësisht. Në Shtetet e Bashkuara, ata konsiderohen si bashkëpërgjegjës për krizën e shëndetit mendor të të rinjve. Vivek Murthy, drejtor i shërbimit shëndetësor publik, publikoi një rekomandim të veçantë për rrjetet sociale në maj 2023. Ai paralajmëron se ka “shumë shenja që mediat sociale mund të dëmtojnë seriozisht shëndetin mendor dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve”.

    Këtë e nënvizon në një bisedë për DW psikologu dhe studiuesi i rrezikut gjerman Gerd Gigerenzer (Gigerenzer). “Disa studime tregojnë se pasiguria, mungesa e vetëvlerësimit, depresioni dhe madje edhe mendimet për vetëvrasje janë rritur”, thekson Gigerencer.

    Ndër këto shenja në SHBA mund të numërohet, për shembull, rritja e shkallës së vetëvrasjeve tek njerëzit e moshës 10 deri në 25 vjeç. Në dekadën e kaluar, nga viti 2011 deri në vitin 2021, është rritur me 60 për qind.

    Një fillim më i mirë?

    Megjithatë, Facebook filloi si një platformë e parrezikshme. Si një rrjet social, ku mund të gjeni shpejt shokët e shkollës, të ndani fotot tuaja të pushimeve dhe të vazhdoni me atë që rrethi juaj i miqve po bën tani. “Në fillim, Facebook shpresonte ta bënte botën një vend më të mirë duke lidhur njerëzit,” kujton eksperti i medias me qendër në Berlin, Martin Emmer për fillimet e Facebookut.

    Kënaqja e një nevoje të lashtë njerëzore

    Për shembull, me ndryshimet në botën arabe gjatë Pranverës Arabe të vitit 2011, të cilat fillimisht u shënuan me shpresa të mëdha. Për shkak të rolit të rrjetit në organizimin e demonstratave dhe rezistencës, ato ndonjëherë janë quajtur “revolucione në Facebook”.

    Facebooku, veçanërisht në të njëjtën kohë me zhvillimin e shpejtë të telefonave inteligjentë, siguroi plotësimin e një nevoje të lashtë njerëzore në nivelin më të lartë teknik. “Njeriu është një qenie shoqërore”, shpjegon Emmer. “Dhe kështu ato platforma krijuan diçka që asnjë media tjetër nuk e kishte pasur më parë.”

    Mes fuqizimit dhe pafuqisë

    Megjithatë ofrimi i infrastrukturës së lidhjes mes njerëzve, pavarësisht sa “falas” mund të duket, ka një çmim. Përdoruesit paguajnë dy herë: me të dhënat personale dhe vëmendjen e tyre. Vëmendja është një mall i rrallë. Reklamuesit janë të lumtur të paguajnë për të. Sidomos nëse mesazhet mund t’u dërgohen klientëve të mundshëm falë profileve të sakta të personalitetit. Kjo është arsyeja pse operatorët e platformës mbledhin sa më shumë të dhëna nga përdoruesit e tyre dhe çdo “like” u siguron atyre një pjesë tjetër të të dhënave. Me njohuri të hollësishme të interesave të përdoruesve, pëlqimet dhe mos pëlqimet, për ta krijohet një përmbajtje e tillë që i mban në platformë, e cila është sa më gjatë të jetë e mundur.

    Se si këto përmbajtje ndikojnë tek individët dhe shoqëria është injoruar prej kohësh nga platformat. Polarizimi në rritje i shoqërisë, debati gjithnjë e më i ashpër politik, përhapja e teorive më të çmendura të konspiracionit – e gjithë kjo është e lidhur me Facebookun dhe platforma të ngjashme.

    Psikologu Gigerencer krahason rrjetet me një kafene ku ju merrni kafe falas. “Të gjithë shkojnë atje, takojnë miqtë e tyre dhe nuk duhet të paguajnë asgjë. Por: Ka përgjime, ka kamera dhe bëhen video që regjistrojnë gjithçka dhe më pas ua kalojnë informacionin palëve të treta. Kafeneja është gjithashtu plot me njerëz që të ndërpresin vazhdimisht dhe të ofrojnë mallra të përshtatura posaçërisht për ty”. Përdoruesit e vërtetë, shpjegon Gigerencer, nuk janë duke pirë kafe. Jo, këta janë ata që ju ndërpresin dhe paguajnë kafen tuaj.

    Dhe mund të kenë edhe interesa politike. Në vitin 2016, për shembull, nisën akuzat kundër Rusisë se përdori Facebookun për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale. Dy vjet më vonë, Facebooku u përfshi në skandalin e Cambridge Analytica: Kompania, kryesisht pa dijeninë e përdoruesve të saj, analizoi të dhënat nga rreth 50 milionë profile të Facebook. Dhe gjatë zgjedhjeve amerikane të vitit 2020, grupi “Stop the Steal” në Facebook luajti një rol kyç në legjendën e përhapur nga Donald Trump për zgjedhjet e vjedhura.

    Superzgjedhjet 2024

    2024 është një vit tjetër zgjedhor, madje një vit superzgjedhor. Qytetarët në vendet ku jeton më shumë se gjysma e popullsisë së botës shkojnë në votimet për Parlamenti nEuropian. Për shembull, në Indi dhe Indonezi, Pakistan dhe Rusi, në SHBA dhe për Parlamentin Evropian. Shkencëtari amerikan i kompjuterave dhe kritiku i mediave sociale Jaron Lanier është i shqetësuar: “Do të ketë gjithnjë e më shumë gënjeshtra serioze duke përdorur inteligjencën artificiale dhe teknologji të tjera të reja të aplikuara për të manipuluar njerëzit. Dhe nuk mendoj se shumë njerëz do të jenë të përgatitur“, tha ai në një intervistë me DW.

    Reagon politika

    Politika duket se ka ardhur në vete dhe po përpiqet të arrijë hapin me gjigantët e teknologjisë. Në vitin 2022, Bashkimi Evropian miratoi Ligjin për Shërbimet Digjitale. Qëllimi është të hiqet më shpejt përmbajtja e paligjshme, siç është gjuha e urrejtjes. Në të njëjtën kohë, ai duhet të mbrojë më mirë të drejtat themelore të përdoruesve – duke përfshirë lirinë e fjalës.

    Gjithashtu, studiuesit më në fund duhet të kenë akses në të dhënat e gjigantëve të internetit. Studiuesi i rrjeteve sociale me bazë në Berlin, Philipp Lorenz-Spreen gëzohet: “Diçka po ndodh në fushën e transparencës, që më në fund mund ta hapim pak atë kutinë e zezë dhe të shohim se si funksionon ajo makineri.”

    Sido që të jetë, ato janë shumë fitimprurëse. Kompania mëmë e Facebook-ut, Meta, e cila zotëron gjithashtu Instagramin dhe WhatsApp-in, fitoi aq shumë para nga reklamat në tremujorin e fundit të 2023, sa vendosi të paguajë dividentë për aksionerët e saj për herë të parë në 20 vjetorin e saj. Të paktën ata mund të kenë diçka për të festuar.

    Top Channel

    featured
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Tech Expert

    Related Posts

    “Muji dhe Halili”, filmi i parë shqiptar me AI? Turjan Hysko sjell legjendën në një version epik

    October 6, 2026

    Kush është Bjorn Shabanaga, 19-vjeçari shqiptar që mahniti jurinë e “The Voice of Germany”?

    October 5, 2026

    Do të instaloni kamera sigurie në shtëpi? Ja çfarë duhet të dini para se t’i blini

    October 5, 2026

    Cili shtet ka flotën detare më të madhe dhe më të fuqishme në botë? Ja renditja dhe shifrat

    October 5, 2026
    Add A Comment

    Leave A Reply Cancel Reply

    Editors Picks

    “Muji dhe Halili”, filmi i parë shqiptar me AI? Turjan Hysko sjell legjendën në një version epik

    October 6, 2026

    Kush është Bjorn Shabanaga, 19-vjeçari shqiptar që mahniti jurinë e “The Voice of Germany”?

    October 5, 2026

    Do të instaloni kamera sigurie në shtëpi? Ja çfarë duhet të dini para se t’i blini

    October 5, 2026

    Cili shtet ka flotën detare më të madhe dhe më të fuqishme në botë? Ja renditja dhe shifrat

    October 5, 2026
    Top Reviews
    9.1

    9 mënyra për të rregulluar gabimin e pritjes për aktivizim në iMessage dhe FaceTime

    By Tech Expert
    8.9

    Apple Pencil është lapsi më i mirë për përdoruesit e iPad – ja çfarë të merrni dhe si ta përdorni

    By Tech Expert
    8.9

    Apple po kalon plotësisht në USB-C, pasi teknologjia e karikimit është vendosur të vijë në iPhone. Ja çfarë do të thotë për përdoruesit.

    By Tech Expert
    Technews.al
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    • Home
    • Tech
    • Kategori
    • Kontakt
    © 2026 Designed by Technews.al

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.