Author: Tech Expert

Deri më sot, shumica e përdoruesve të Inteligjencës Artificiale janë mësuar t’i kërkojnë një asistenti digjital të shkruajë një email, të përmbledhë një dokument apo të analizojë një informacion. Google synon ta çojë këtë marrëdhënie një hap më tej: në vend që të ndihmojë vetëm me një detyrë, Gemini të jetë në gjendje të organizojë dhe realizojë një proces të tërë pune. Kompania ka prezantuar një agjent të ri të Inteligjencës Artificiale për bizneset, i projektuar për të planifikuar detyra, për të përdorur aplikacione dhe për të punuar me informacionin e brendshëm të organizatave.Google po e pozicionon Gemini jo vetëm…

Read More

Dizajn minimalist dhe modern. Xiaomi sjell një maus wireless që kombinon thjeshtësinë me funksionalitetin. Me linja të pastra dhe përmasa kompakte, ai përshtatet lehtësisht me ambientin e zyrës, tavolinën e studimit apo këndin e punës në shtëpi. Një aksesor që nuk zë shumë hapësirë dhe duket bukur pranë laptopit. Katër ngjyra për katër stile të ndryshme. Një nga detajet më tërheqëse është mundësia për ta zgjedhur në 4 ngjyra. Pavarësisht nëse preferoni një pamje klasike, minimaliste apo diçka më ndryshe, Xiaomi ofron alternativa që e bëjnë mausin edhe një element estetik të tavolinës suaj. View this post on Instagram A post shared…

Read More

Paniku përfshiu një fluturim të linjës ajrore indiane IndiGo të dielën pasi një zjarr shpërtheu në kabinën e bagazheve nga një powerbank. Pas incidentit aeroplani bëri një ulje emergjente.Një video që qarkullon në mediat sociale tregon pasagjerët që përpiqen të shuajnë zjarrin duke e mbuluar powerbank-un me çantat e tyre. Ekuipazhi i kabinës arriti ta shuante zjarrin, ndërsa të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit janë të sigurt. “Fluturimi 6E 6115 i IndiGo, që operonte nga Delhi në Chennai më 11 tetor 2026, u devijua për në Hyderabad pasi u zbulua tym nga pajisja elektronike personale e një pasagjeri. Ekuipazhi…

Read More

Drejtoresha e Agjencisë së Medias Audiovizive, Armela Krasniqi, ka bërë të ditur në një intervistë për Euronews Albania me moderatoren Alba Xhani, se TikTok ka hequr 45 video pas ankesave të paraqitura nga institucioni, ndërsa 9 të tjera ishin ende në shqyrtim nga platforma. Gjatë intervistës, Krasniqi theksoi rëndësinë e paraqitjes së ankesave konkrete, në mënyrë që platformat të kenë informacion të saktë për qytetarët apo personat që pretendojnë se janë cenuar. Ajo sqaroi se, nga fillimi i javës deri të premten, TikTok kishte hequr 45 video, ndërsa për 9 të tjera priste konfirmimin për heqjen e tyre. Lexo edhe:…

Read More

Për vite me radhë, lojërat e konsolave PlayStation kanë qenë të kufizuara në pajisjet e Sony, përveç titujve që kompania ka vendosur t’i publikojë edhe për kompjuter. Por zhvillimet e fundit në teknologjinë e emulimit mund ta ndryshojnë këtë situatë. Sipas Ars Technica, një projekt i ri me emrin AnyPS5 ka bërë përparime të rëndësishme në ekzekutimin e lojërave të PlayStation 5 në PC. Ndryshe nga emulatorët tradicionalë, AnyPS5 përdor një metodë që përkthen udhëzimet e lojërave në komanda të kuptueshme për procesorët e kompjuterëve. Kjo qasje synon të shmangë një pjesë të ngarkesës së emulimit klasik, duke ofruar potencialisht performancë më të…

Read More

Inteligjenca artificiale po përdoret për të automatizuar gjithçka, nga puna dhe komunikimi te organizimi i jetës së përditshme. Por a duhet të përdoret edhe për të zëvendësuar momentet mes prindërve dhe fëmijëve? Kjo pyetje ka ndezur një debat në rrjetet sociale pas një postimi të Alvin Sng, inxhinier softuerësh në startup-in Factory AI, i cili tregoi një bisedë me bashkëshorten e tij. Sipas postimit, tashmë të fshirë nga platforma X, bashkëshortja i kishte kërkuar t’i lexonte një libër foshnjës së tyre. Ai kishte propozuar të vendoste një audiobook nga telefoni. Kur ajo i kujtoi se fëmija duhej të dëgjonte zërin e…

Read More

Sa shumë di Amazon për jetën tuaj? Një përdoruese e rrjetit social Threads ka zbuluar rastësisht një seksion pak të njohur të platformës, ku kompania ruan supozime për klientët bazuar në blerjet dhe aktivitetin e tyre. Zbulimi i saj u bë viral, duke grumbulluar mbi një milion shikime dhe duke nxitur përdorues të tjerë të kontrollonin informacionet që Amazon kishte për ta. Ajo që shkaktoi habi nuk ishte vetëm sasia e të dhënave, por edhe mënyra se si platforma i përshkruante përdoruesit. Një gruaje Amazon i atribuonte karakteristikën “ka të pasme të sheshta”, ndërsa për një tjetër shkruhej “nuk ka miq” dhe, gabimisht, se…

Read More

Suzuki ka prezantuar zyrtarisht në Japoni modelin e SKY, veturën e parë elektrike të pasagjerëve të kategorisë kei. Modeli i ri, me gjatësi rreth 3.4 metra, është i pajisur me një bateri të vogël LFP prej 26 kWh dhe ofron autonomi deri në 310 kilometra. Dorëzimet e para janë planifikuar të nisin më 16 nëntor. Çelësi i këtij modeli është kombinimi i një baterie relativisht të vogël me efikasitet të lartë dhe përmasat kompakte të automjetit. Kjo i mundëson Suzuki-t të reduktojë numrin e qelizave të nevojshme të baterisë, një prej komponentëve më të shtrenjtë të një automjeti elektrik. Në…

Read More

Artisti i njohur kinez Ai Weiwei, 69 vjeç, ka ngritur shqetësimin për ndikimin e inteligjencës artificiale në privatësinë dhe lirinë e njeriut. Gjatë një diskutimi në qendrën kulturore Bozar në Bruksel, përpara më shumë se 2,000 pjesëmarrësve, ai paralajmëroi se teknologjia mund të përdoret për të kontrolluar shoqërinë dhe për të kufizuar mendimin e lirë. “Ndoshta është tepër vonë për t’i shmangur rreziqet. Nuk kemi më privatësi dhe kur individët nuk kanë privatësi, ata pushojnë së qeni individë dhe shndërrohen në produktin e përsosur”, u shpreh Ai Weiwei, gjatë prezantimit të librit të tij të ri Ai Weiwei on Censorship. Sipas artistit,…

Read More

Fizikanti belg Francis Halzen është shpallur fitues i Çmimit Nobel për Fizikë 2026, për kontributin e tij në zhvillimin e observatorit IceCube, detektorit më të madh të neutrinove në botë. I vendosur thellë nën akullin e Antarktidës, ai shfrytëzon një kilometër kub akull të pajisur me sensorë drite për të zbuluar grimca jashtëzakonisht të vështira për t’u kapur. Neutrinot, të njohura edhe si “grimcat fantazmë”, udhëtojnë nëpër univers pothuajse pa ndryshuar drejtim dhe pa humbur energji. Kjo u mundëson shkencëtarëve të marrin informacione për fenomene shumë energjike që ndodhin miliarda kilometra larg Tokës, të cilat teleskopët tradicionalë nuk mund t’i studiojnë në të njëjtën…

Read More