Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
Vetëm pak ditë pas lançimit të shumëpritur, Grand Theft Auto VI po përballet me kritika të shumta nga komuniteti i lojtarëve. Sipas raportimeve që qarkullojnë në rrjetet sociale, loja pretendohet se ka regjistruar mbi 5 milionë çinstalime në pak më shumë se 72 orë. Një nga kritikat më të shpeshta lidhet me realizmin e tepruar të lojës. Disa fansa ankohen se edhe veprime karakteristike të serisë GTA, si vjedhja e automjeteve, janë bërë tepër të komplikuara, duke e bërë eksperiencën më pak argëtuese. Të tjerë e kanë cilësuar me ironi lojën si një “simp simulator”, duke kritikuar fokusin te marrëdhëniet romantike…
Në një kohë kur gjithçka po digjitalizohet, japonezët po rikthehen te një metodë tradicionale për të mbrojtur të dhënat personale: shkrimi i fjalëkalimeve në letër. Sipas gazetës japoneze Nikkei, kompania Hands ka raportuar një rritje prej 50% të shitjeve të blloqeve të posaçme për ruajtjen e fjalëkalimeve, krahasuar me vitin e kaluar. Kërkesa ka qenë aq e lartë, sa produktet janë shitur plotësisht në dyqanin online të kompanisë. Një trend të ngjashëm ka raportuar edhe rrjeti i dyqaneve Daiso. Fillimisht, këto blloqe ishin të destinuara kryesisht për personat mbi 60 vjeç. Megjithatë, së fundmi është vënë re një interes në…
Një rrjedhje masive të dhënash ka goditur HOT.com, një platformë amerikane që grumbullon oferta për shërbime për të rritur në mbarë botën. Rreth 1.22 terabajt të dhënash, përfshirë informacione personale të miliona punonjësve të seksit, kanë qenë të aksesueshme publikisht. Studiuesit e sigurisë kibernetike zbuluan në mesin e shtatorit 2026 një bazë të dhënash Elasticsearch të pambrojtur, e cila përmbante informacione të ndjeshme si numra telefoni, adresa emaili, profile në rrjetet sociale, vendndodhje gjeografike dhe historikun e aktivitetit të përdoruesve. Sipas studiuesve, të dhënat e ekspozuara përfshijnë: 258 milionë regjistrime që përmbajnë numra telefoni; 20 milionë regjistrime me adresa emaili;…
Një pamje spektakolare nga Rio de Zhaneiro në Brazil ka mahnitur përdoruesit e rrjeteve sociale. Statuja e famshme e Krishtit Shëlbues është shfaqur mbi një det resh, duke krijuar iluzionin sikur qëndron pezull në qiell. Një shtresë e dendur resh ka mbuluar malin Corcovado, duke fshehur pjesërisht monumentin dhe peizazhin përreth. Ndërkohë, mjegulla që zbret përgjatë malit ngjan me një ujëvarë gjigante. Pamjet, të publikuara të shtunën në rrjetet sociale, kanë tërhequr vëmendjen e përdoruesve për atmosferën e pazakontë dhe pothuajse surreale që ka krijuar ky fenomen natyror. View this post on Instagram A post shared by News18.com (@cnnnews18) Me…
Arion Kurtaj, hakeri që qëndron pas një prej rrjedhjeve më të bujshme të informacionit në historinë e industrisë së videolojërave, është liruar me kusht nga burgu, raporton BBC. 21-vjeçari nga Oxfordi u dënua me shtatë vite burg për një sërë sulmesh kibernetike, përfshirë atë ndaj Rockstar Games, kompanisë që zhvillon Grand Theft Auto. Megjithatë, gjykata vendosi ta lironte në të njëjtën ditë, duke marrë parasysh kohën që kishte kaluar në një spital të sigurisë së lartë dhe në paraburgim. Kurtaj ishte vetëm 17 vjeç kur, në shtator të vitit 2022, arriti të depërtonte në sistemet e Rockstar Games nga një…
I lindur në Tajvan në vitin 1963, Jensen Huang emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur ishte vetëm nëntë vjeç. Gjatë adoleshencës punoi si kamarier dhe larës enësh në restorantin Denny’s, ndërsa më vonë studioi inxhinieri elektrike në Universitetin e Oregonit dhe përfundoi studimet master në Stanford. Në vitin 1993, së bashku me Chris Malachowsky dhe Curtis Priem, themeloi Nvidia-n, një kompani që fillimisht synonte të revolucionarizonte grafikën e videolojërave. Rruga drejt suksesit nuk ishte e lehtë. Produktet e para dështuan dhe në vitin 1996 Nvidia ishte pranë falimentimit. Huang u detyrua të largonte një pjesë të konsiderueshme të…
Instagram po merr masa kundër vjedhjes së përmbajtjeve në platformë, veçanërisht pas shtimit të rasteve kur personazhe të krijuara me inteligjencë artificiale përdorin batutat dhe skenarët e komedianëve të vërtetë. Drejtuesi i Instagramit, Adam Mosseri, ka njoftuar prezantimin e funksionit të ri Content Protection, i cili do t’i ndihmojë krijuesit të zbulojnë kur videot e tyre kopjohen nga llogari të tjera. Funksioni do t’i njoftojë automatikisht krijuesit kur Instagram identifikon një kopje të videos së tyre. Ata mund të zgjedhin ta fshehin kopjen, të monitorojnë përdorimin e saj ose të shtojnë një lidhje që drejton përdoruesit te përmbajtja origjinale. Por problemi po…
Videoloja Grand Theft Auto VI (GTA 6) është kthyer në qendër të polemikave, pasi në rrjetet sociale janë shpërndarë gjerësisht pamje që pretendohet se tregojnë rituale satanike, sakrifica njerëzore dhe pushtim demonik brenda lojës. Sipas materialeve të publikuara nga burime të ndryshme, lojtarët mund të zbulojnë një vendndodhje të fshehtë pranë Tortoise Lake, ku ndodhet një ndërtesë e braktisur me një pentagram të rrethuar nga qirinj. Pamjet pretendohet se tregojnë një skenar ku lojtari mund të transportojë një personazh pa ndjenja në ndërtesë dhe të aktivizojë një ritual, i cili pasohet nga një takim me një figurë demonike. https://www.youtube.com/watch?v=fpaUpkNONQE Përmbajtja ka shkaktuar…
TikTok ka nisur prezantimin e një funksioni të ri të quajtur Likeness Detection, i cili synon të mbrojë politikanët, figurat publike dhe krijuesit e përmbajtjeve nga videot e rreme të krijuara me inteligjencë artificiale. Mjeti do t’u mundësojë përdoruesve të identifikojnë përmbajtje që përdorin fytyrën ose imazhin e tyre pa autorizim. Ai u drejtohet veçanërisht politikanëve, përfaqësuesve të qeverive dhe llogarive të partive politike, të cilët shpesh bëhen objekt i fushatave të dezinformimit. Si funksionon? Përdoruesit që plotësojnë kriteret duhet fillimisht të verifikojnë identitetin përmes një partneri të besuar. Më pas, TikTok i njofton kur zbulon video ose llogari që mund të…
Një nga misteret më të mëdha të matematikës mund të jetë zgjidhur falë inteligjencës artificiale. Matematikani Levent Alpöge, i lidhur me Universitetin e Harvardit dhe kompaninë Anthropic, pretendon se ka arritur të vërtetojë Hipotezën e Riemann-it me ndihmën e asistentit Claude. “Besoj se, duke punuar me Claude, kam zbuluar një provë të Hipotezës së Riemann-it”, deklaroi Alpöge në një dokument të publikuar së fundmi. Hipoteza e Riemann-it u formulua në vitin 1859 nga matematikani gjerman Bernhard Riemann dhe konsiderohet një nga problemet më të rëndësishme të pazgjidhura në histori. Ajo lidhet me mënyrën se si shpërndahen numrat e thjeshtë, si 2, 3,…


