Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
Sa kushton një video politike që duket si mendim personal? Deri në 2 mijë dollarë. Një eksperiment i organizatës NewsGuard ka zbuluar se disa influencerë amerikanë ishin të gatshëm të publikonin përmbajtje politike me pagesë, pa e deklaruar atë si reklamë. Për të realizuar testin, NewsGuard krijoi një kompani fiktive konsulence, të quajtur R&H Strategies, e cila kontaktoi 60 influencerë politikë në SHBA. Atyre iu ofruan nga 750 deri në 2,000 dollarë për një video njëminutëshe në TikTok, në mbështetje të një kandidati për Kongresin amerikan. Kushti ishte që ndjekësit të mos informoheshin për pagesën. Nga 60 influencerët e kontaktuar, 21 shprehën interes…
Një krijues përmbajtjeje nga Franca ka zhvilluar një aplikacion që u mundëson qytetarëve të ndjekin në kohë reale lëvizjet e policisë gjatë protestave. Aplikacioni, i quajtur Cortège, është krijuar nga Neru, një aktivist dhe influencer politik nga Montpellier, fillimisht për të ndihmuar djalin e tij që merrte pjesë në protestat studentore. I cilësuar si “Waze i protestave”, Cortège është një hartë interaktive ku përdoruesit mund të raportojnë praninë e forcave policore, përdorimin e gazit lotsjellës, zonat e rrezikshme dhe vendndodhjen e ekipeve mjekësore apo juridike që ndihmojnë protestuesit. Aplikacioni dërgon gjithashtu njoftime për rreziqet në afërsi. Privatësia është një nga veçoritë kryesore të…
Frigoriferët dhe ngrirësit e supermarketeve në Europë janë kthyer në objektiva të sulmeve kibernetike. Incidentet e fundit kanë prekur rrjete supermarketesh në Belgjikë, Luksemburg, Estoni, Holandë, Irlandë dhe Suedi, duke ngritur shqetësime për sigurinë e ushqimeve. Vetëm pak javë më parë, 500–700 supermarkete në Francë u goditën nga një sulm që shkaktoi rritjen e temperaturave të ngrirësve deri në 50°C, duke rrezikuar prishjen e produkteve ushqimore. Lexo edhe: Sulm kibernetik në Francë: Hakerat rrisin temperaturat e frigoriferëve në 50°C, shkatërrohen ushqime me vlerë miliona euro Por si mund të hakerohet një frigorifer? Shumë sisteme moderne ftohjeje janë të lidhura me internetin për të mundësuar monitorimin dhe kontrollin në distancë. Kjo u jep administratorëve më shumë lehtësi, por…
Anëtarë të Parlamentit dhe qeverisë gjermane janë paralajmëruar nga Apple se iPhone-t e tyre mund të jenë shënjestruar nga programe të avancuara spiunazhi (spyware). Lajmi është konfirmuar nga ministri gjerman i Digjitalizimit, Karsten Wildberger. Sipas autoriteteve, paralajmërimet kanë nisur më 29 tetor, pasi Apple identifikoi përpjekje për sulme me të ashtuquajturin mercenary spyware, një teknologji e sofistikuar që përdoret për të përgjuar persona të caktuar. Zyra Federale Gjermane për Sigurinë e Informacionit (BSI) u ka kërkuar politikanëve të prekur t’i trajtojnë telefonat si potencialisht të komprometuar. Megjithatë, ende nuk dihet nëse sulmet kanë pasur sukses, sa persona janë shënjestruar apo kush qëndron pas tyre.…
Getty Images, një nga kompanitë më të njohura të fotografisë në botë, ka paraqitur kërkesë për mbrojtje nga falimentimi në SHBA, duke nisur një proces ristrukturimi financiar për të ulur borxhet dhe për të siguruar investime të reja. Kompania po përballet me konkurrencën në rritje të platformave të inteligjencës artificiale, të cilat mund të gjenerojnë imazhe brenda sekondash dhe me kosto shumë më të ulët. Megjithatë, problemet financiare të Getty Images lidhen edhe me borxhet e mëdha dhe detyrimet ligjore. Situata u përkeqësua pas dështimit të marrëveshjes prej 3.7 miliardë dollarësh për bashkimin me Shutterstock, e cila u ndërpre për shkak…
Grand Theft Auto VI (GTA 6) pritet të lançohet më 19 nëntor 2026, duke i dhënë fund një prej pritjeve më të gjata në historinë e videolojërave. Titulli i ri i Rockstar Games do t’i rikthejë lojtarët në Vice City, qytetin ikonik të frymëzuar nga Miami. Loja do të sjellë një histori të re, personazhe të rinj dhe një botë të hapur, ku lojtarët do të mund të eksplorojnë qytetin, të përfshihen në misione dhe të zbulojnë aktivitete të ndryshme. Pritshmëritë për GTA 6 janë jashtëzakonisht të larta, pas suksesit të GTA 5, që u publikua në vitin 2013 dhe…
Për shumë artistë, rrjetet sociale dikur ishin vendi ideal për të ekspozuar krijimtarinë dhe për të gjetur klientë. Sot, disa prej tyre po marrin vendimin e vështirë për t’i fshirë veprat nga interneti. Arsyeja është frika se ilustrimet, fotografitë, pikturat dhe tekstet e tyre mund të përdoren pa leje për trajnimin e inteligjencës artificiale ose të kopjohen dhe të shiten nga palë të treta. Në rrjetet sociale janë shtuar ankesat e artistëve që pretendojnë se kanë zbuluar riprodhime të krijimeve të tyre në platforma tregtare si SHEIN, shpesh me çmime shumë më të ulëta se origjinalet. Ndërkohë, mjetet gjeneruese të AI…
Një SMS i vetëm, që nuk shfaqet në ekranin e telefonit, mund të bllokojë pajisjet Android dhe të ndërpresë telefonatat, përfshirë thirrjet drejt shërbimeve të urgjencës. Dobësia e sigurisë, e njohur si “SMS of Death”, është zbuluar nga studiuesi i sigurisë kibernetike Mark Blaszczyk dhe është identifikuar me kodin CVE-2026-58882. Sulmi shfrytëzon teknologjinë e vjetër WAP Push, e cila u mundëson operatorëve celularë të dërgojnë mesazhe teknike që përpunohen automatikisht nga telefoni. Duke dërguar një mesazh të manipuluar prej vetëm 8 bajtësh, sulmuesi mund të shkaktojë ndërprerjen e komponentit të Android që menaxhon telefonatat. Viktima nuk duhet të klikojë asgjë dhe mesazhi nuk shfaqet…
Suedia ka vendosur të kufizojë përdorimin e ChatGPT dhe Claude nga punonjësit e administratës shtetërore, duke ngritur shqetësime për sigurinë e informacionit dhe mbrojtjen e të dhënave sensitive. Sipas rregullave të reja, në mjediset e punës do të lejohen vetëm mjetet e inteligjencës artificiale të miratuara nga autoritetet, si Microsoft Copilot. Vendimi vjen pas një auditimi të brendshëm në Administratën Suedeze të Transportit, ku u identifikuan raste problematike të përdorimit të inteligjencës artificiale. Hetimi ngriti shqetësime për ndarjen e informacioneve konfidenciale me platforma AI të pakontrolluara, si dhe për mënyrën se si përdoren përgjigjet e gjeneruara nga këto sisteme. Mikael Wettercrantz,…
Anthropic ka prezantuar një funksion të ri për Claude, që u mundëson kompanive të analizojnë bisedat e punonjësve me inteligjencën artificiale. Përmes mjetit të quajtur Smart Reports, drejtuesit mund të zbulojnë se si përdoret Claude gjatë punës, çfarë rezultatesh prodhohen dhe nëse punonjësit e përdorin për çështje personale apo tema që nuk lidhen me detyrat e tyre. Funksioni është i disponueshëm për klientët e Claude Enterprise dhe mund të analizojë historikun e bisedave deri në 28 ditët e fundit. Sistemi shqyrton bisedat, i kategorizon sipas projekteve dhe llojit të përmbajtjes së krijuar, ndërsa gjeneron grafikë mbi produktivitetin, shpenzimet dhe përdorimin e AI nga ekipet.…

