Author: Tech Expert

Në një intervistë me Euronews Next gjatë konferencës Web Summit në Lisbonë, Des Hogan, komisioneri dhe kryetar i Komisionit për Mbrojtjen e të Dhënave (DPC) në Irlandë, tha se nuk mund të ketë mjaftushëm rregullore për të mbrojtur fëmijët në internet. Ai theksoi se mbrojtja e fëmijëve, veçanërisht atyre në situata të cenueshme, është një nga prioritetet kryesore të zyrës së tij. “Ne nuk po bëjmë mjaftueshëm, dhe duhet të mendojmë për fëmijët. Për ta, interneti është tani një vend loje, vend pune dhe vend argëtimi,” tha Hogan. Irlanda ka një pozicion kyç në zbatimin e rregullave për privatësinë e të dhënave për kompanitë…

Read More

Pavarësisht fiksimit të tij me ta bërë jetën multiplanetare dhe zgjerimin e ndërgjegjes drejt yjeve, Elon Musk herë pas here shfaq edhe shqetësim për njerëzit këtu në Tokë. Pikërisht për këtë ai dëshiron… të bllokojë Diellin, natyrisht. Të hënën, Musk publikoi në platformën e tij X një ide të re të cilën e quajti “masterplan” për të shpëtuar njerëzimin nga kriza klimatike, një ide që tingëllon shumë si diçka dalë nga filmi The Matrix. “Një konstelacion i madh satelitësh me energji diellore, të drejtuar nga inteligjenca artificiale, mund të parandalonte ngrohjen globale duke bërë rregullime shumë të vogla në sasinë e…

Read More

Thinking Machines Lab, startup-i i inteligjencës artificiale i themeluar nga ish-ekzekutivja e OpenAI, Mira Murati, po zhvillon bisedime të hershme për një raund të ri financimi me një vlerësim rreth 50 miliardë dollarë. Kjo kompani ishte vlerësuar së fundmi në 12 miliardë dollarë në korrik, pasi kishte mbledhur rreth 2 miliardë dollarë. Disa burime i thanë Bloomberg se vlerësimi mund të arrijë edhe 55 deri 60 miliardë dollarë, ndërsa termat e marrëveshjes nuk janë finalizuar dhe mund të ndryshojnë. Financimi i ardhshëm do të mbështesë disa prioritete kryesore: Zgjerimin e ekipeve të kërkimit në zhvillimin dhe sigurinë e modeleve Rritjen e kapaciteteve…

Read More

Numri i dyqaneve të rreme online është rritur me 250% para Black Friday, sipas një analize të kompanisë së sigurisë kibernetike NordVPN. Eksperti Adrianus Warmenhoven paralajmëron se sezoni i festave është bërë një periudhë ideale për kriminelët kibernetikë që synojnë blerësit online. Sipas tij, njerëzit përballen me nivele të paprecedenta të faqeve mashtruese dhe fushatave phishing. Sipas raportit të publikuar në Web Summit në Lisbonë, vetëm në tetor u vu re një rritje prej 525% e faqeve që imitojnë eBay, ndërsa u shtua me 232% numri i sajteve që ngjajnë me Amazon. Megjithatë, rreziku bëhet edhe më i madh nga fakti që 68% e konsumatorëve në botë…

Read More

New Uzbekistan University në Tashkent po kthehet me shpejtësi në qendrën kryesore të inteligjencës artificiale, inovacionit dhe bashkëpunimit global, duke udhëhequr transformimin teknologjik të vendit. Projekti i ri për krijimin e një klasteri të inteligjencës artificiale, pjesë e strategjisë “Digital Uzbekistan 2030”, synon të ndërtojë një ekosistem modern që bashkon arsimin, shkencën dhe biznesin — dhe në qendër të tij qëndron ky universitet i ri, por tepër ambicioz. I hapur në vitin 2021, New Uzbekistan University është zgjedhur si institucioni lider për këtë projekt për shkak të fokusit të tij në shkencë, inxhinieri dhe partneritete të forta ndërkombëtare. Sot, më…

Read More

Europianët po e përqafojnë inteligjencën artificiale (IA) – por disa vende janë më të prirura se të tjerat, tregojnë të dhëna të reja. Që nga lançimi i ChatGPT të OpenAI në vitin 2022, më shumë se 1.2 miliardë njerëz në nivel global kanë përdorur mjete IA-je, sipas raportit të Microsoft. Ky është një shkallë më e shpejtë adoptimi sesa teknologjitë e tjera kryesore, duke përfshirë internetin, kompjuterin personal dhe smartphone-in. Sot, Bashkimi Europian është në ballë të adoptimit të IA-së, veçanërisht vendet e tij më të pasura, zbuloi raporti. Irlanda kryeson bllokun, me 41.7 përqind të njerëzve që përdorin IA-në…

Read More

Një mjet i ri inteligjence artificiale, i krijuar nga studiuesit e Universitetit të Stanfordit, mund të zvogëlojë me 60% përpjekjet e kota për transplant organesh, veçanërisht të mëlçisë. Aktualisht mijëra pacientë në mbarë botën presin një organ të ri, por numri i donatorëve është shumë më i ulët se kërkesa. Në transplantet e mëlçisë, shumë spitale përdorin edhe donatorë që ndalojnë aktivitetin kardiak. Por shpesh këto transplante anulohen, sepse pacienti dhurues nuk ndërron jetë brenda 45 minutave pasi hiqet nga aparati i oksigjenimit. Nëse kalon ky afat, mëlçia nuk është më e sigurt për përdorim dhe procedura ndërpritet. Mjeti i…

Read More

Në përpjekjen globale për të ulur varësinë nga karburantet fosile, Japonia ka bërë një hap historik drejt energjisë së pastër. Muajin e kaluar, vendi aziatik inauguroi në Fukuoka centralin e parë të energjisë “osmotike”, duke u bërë shteti i dytë në botë që investon në këtë teknologji, pas Danimarkës, e cila hapi të parën në vitin 2023. Energjia “osmotike”, e njohur edhe si “energji blu”, prodhohet nga përzierja e ujit të ëmbël me ujin e kripur përmes një membrane gjysmëpërshkuese. Ky proces gjeneron presion që lëviz turbina për të prodhuar elektricitet. Me këtë sistem, Japonia synon të prodhojë rreth 880…

Read More

Ndryshimi vlen për të gjitha modelet e reja të veturave që janë në prodhim nga data 22 shtator 2024. Është interesante që ky ndryshim ka ndodhur në heshtje – Bashkimi Evropian nuk ka bërë ndonjë njoftim të veçantë për këtë. Ky ndryshim do të thotë se veturat e reja do të kenë të ndezura dritat e pasme edhe gjatë ditës. Rregullat e reja përcaktojnë që dritat e pasme duhet të jenë të ndezura kur ndriçimi ditor është midis 1000 dhe 7000 luksesh. Në praktikë, kjo do të thotë se ato do të jenë pothuajse gjithmonë të ndezura, pasi 7000 luksa…

Read More

Apple është partnerizuar me stilistin japonez të modës Issey Miyake për të lançuar një aksesor të ri të quajtur iPhone Pocket, me çmim 229.95 dollarë për versionin e gjatë me rrip të kryqëzuar dhe 149.95 dollarë për atë më të shkurtër, sipas raportit të The Verge. iPhone Pocket nuk është një mbulesë telefoni – është një çantë pëlhure e thurur në 3D që duket si një çorape për iPhone-in tuaj.Është menduar për të mbajtur fort telefonin tuaj dhe sende të vogla si AirPods ose një balsam buzësh. Ekzistojnë dy versione – një model me rrip të kryqëzuar në blu, kafe…

Read More