Author: Tech Expert

Pavarësisht nëse jeni në një udhëtim pune apo në pushime, një Wi-Fi i ngadaltë në dhomën e hotelit mund t’ju prishë planet.  Lajmi i mirë është se ka disa mënyra për të përshpejtuar internetin, pa u mbështetur vetëm në cilësinë e rrjetit të hotelit. Disa truke përfshijnë rregullimet në vetë pajisjen, ndërsa të tjerat kërkojnë pajisje shtesë ose planifikim paraprak. Një nga hapat e parë që mund të provoni është ndryshimi i serverit DNS. DNS-i i parazgjedhur i hotelit mund të jetë i ngadaltë, ndaj kalimi te Google DNS ose Cloudflare shpesh sjell ngarkim më të shpejtë të faqeve dhe…

Read More

Një studim ka zbuluar se njerëzit janë gjykues më të ashpër kur shefat e tyre përdorin Inteligjencën Artificiale për të ndihmuar në shkrimin e email-eve sesa kur e përdorin vetë atë.Një studim i ri ka zbuluar se nëse jeni një shef që përdor inteligjencën artificiale (IA) për të komunikuar me punonjësit tuaj, kini kujdes: besueshmëria juaj profesionale mund të jetë në rrezik. IA po hap rrugën e saj me shpejtësi në vendin e punës. Në Bashkimin Evropian, 13.5 përqind e bizneseve me të paktën 10 punonjës raportuan se përdornin IA vitin e kaluar, krahasuar me 8 përqind në vitin 2023,…

Read More

Rusia ka vendosur kufizime të pjesshme ndaj aplikacioneve të njohura të mesazheve WhatsApp dhe Telegram, duke i akuzuar ato për dështim në ndarjen e informacionit me autoritetet, sidomos në rastet që lidhen me mashtrime dhe terrorizëm.Përplasjet mes Moskës dhe platformave të huaja teknologjike nuk janë të reja, por janë thelluar ndjeshëm pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022. Kritikët thonë se Rusia po e përdor këtë konflikt si një justifikim për të zgjeruar kontrollin mbi internetin dhe për të kufizuar liritë digjitale. Presidenti Vladimir Putin ka autorizuar zhvillimin e një aplikacioni të ri mesazhesh, të mbështetur nga shteti dhe të…

Read More

Një dokument i brendshëm i Meta Platforms ka nxjerrë në dritë rregulla të brendshme të inteligjencës artificiale të kompanisë, përfshirë asistentin Meta AI dhe chatbot-et në Facebook, WhatsApp e Instagram, të cilat në disa raste lejonin ndërveprime “romantike apo sensuale” me fëmijë, shpërndarjen e informacionit të rremë mjekësor dhe krijimin e përmbajtjes me gjuhë diskriminuese racore. Meta ka pranuar autenticitetin e dokumentit, por theksoi se, pas pyetjeve të ngritura nga Reuters në fillim të muajit, hoqi menjëherë pjesët që mundësonin flirtim apo role romantike mes chatbot-eve dhe fëmijëve.“Bisedat që seksualizojnë fëmijët nuk duhej të ishin lejuar kurrë,” deklaroi zëdhënësi Andy Stone, duke…

Read More

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka hapur ditën e djeshme procesin e konsultimit publik për projektvendimin “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare të Inteligjencës Artificiale të Shqipërisë 2025-2030 dhe të Planit të Veprimit”. Dokumenti i cili është i aksesueshëm për çdo qytetar do të mirëpres komente, sugjerime dhe vërejtje për 20 ditë nga shpallja e tij publike. Sipas dokumentit, aplikimet e inteligjencës artificiale parashikohen që nga bujqësia me sisteme inteligjente ujitjeje, te shëndetësia me diagnostikim të hershëm, e deri tek administrata publike me shërbime të personalizuara për qytetarët. Strategjia parashikon pesë shtylla kryesore: zhvillimin e kapaciteteve të nivelit botëror në IA përmes…

Read More

Dizajni i ri i iOS 26 sjell me vete animacione të reja, së bashku me teknologjinë Liquid Glass. Në versionin beta 6, Apple për herë të parë pas shumë vitesh ka rishikuar plotësisht animacionet e hapjes së aplikacioneve. Tani, aplikacionet hapen në ekran të plotë shumë më shpejt se më parë, të shoqëruara me një efekt të lehtë “përkuljeje” që kujton mënyrën si zvogëlohen dritaret në “dock” te Mac-u. Shpejtësia më e madhe e animacionit bën një ndryshim të madh – iOS 26 me të vërtetë jep përshtypjen se iPhone-i juaj është bërë më i shpejtë, edhe kur bëhet fjalë…

Read More

Një shumicë dërrmuese e njerëzve përdorin inteligjencën artificiale (IA) çdo ditë, edhe pse nuk u besojnë rezultateve të saj, sipas një studimi të ri. Hulumtuesit nga Universiteti i Melburnit në Australi dhe firma globale e konsulencës KPMG anketuan mbi 48,000 njerëz në 47 vende nga nëntori deri në janar 2025 në lidhje me besimin, përdorimet dhe qëndrimet e tyre ndaj IA-së. Studimi zbuloi se ndërsa mbi dy të tretat e të anketuarve të tyre përdorin IA-në me një farë rregullsie, qoftë në punë, për shkollë ose në kohën e tyre personale, vetëm 46 përqind janë të gatshëm t’u besojnë këtyre…

Read More

Të martën, kompania e energjisë dhe industrisë Metlen tha se ia kishte dorëzuar objektin e ri Digital Reality, e cila zotëron më shumë se 300 qendra të dhënash në të gjithë botën. E quajtur Athens-3 (ATH3), qendra e re u ndërtua në një vend të vjetër industrial në qytetin e Koropit, jo shumë larg Aeroportit Ndërkombëtar të Athinës. Objekti prej 8,600 metrash katrorë ofron shërbime cloud dhe ruajtje dhe menaxhim të dhënash, dhe do t’i shërbejë Greqisë, Evropës Juglindore dhe më gjerë. Rritja e IA-së ka nxitur një garë për të ndërtuar qendra të dhënash që mund të ofrojnë fuqinë…

Read More

Në një postim që shënonte këtë sukses, Mosseri u ndal te rrugëtimi dyvjeçar nga “një ide e çmendur për të konkurruar me Twitter-in” deri te një platformë që synon një bisedë të hapur dhe të civilizuar. Threads u lançua në korrik të vitit 2023 dhe arriti 100 milionë përdorues brenda vetëm pesë ditësh. Angazhimi i hershëm ra shpejt, por aplikacioni u rikuperua me një rritje të qëndrueshme. Deri në mesin e vitit 2024 arriti në 175 milionë përdorues, 300 milionë në dhjetor dhe 350 milionë në prill. Megjithëse mbresëlënëse, Threads ende mbetet pas X (ish-Twitter), i cili ka rreth 650…

Read More

TikTok është bërë platforma më e fundit e rrjeteve sociale që lejon përdoruesit të shkruajnë dhe të vlerësojnë postime, duke shtuar kontekst mbi përmbajtjen që u shfaqet në “feed”. Aplikacioni i videove të shkurtra po e lançojnë këtë funksion të quajtur Footnotes fillimisht në Shtetet e Bashkuara. Përdoruesit mund të shtojnë një shënim që ofron më shumë kontekst mbi një video dhe të votojnë nëse komente të tjera duhet të shfaqen poshtë saj. Një shënim mund të përfshijë, për shembull, mendimin e një studiuesi mbi një temë të ndërlikuar në fushën e shkencave apo të publikojë statistika të reja që ndihmojnë të…

Read More