Fama? Paratë? Ndoshta qyteti ku jetojnë? Dua Lipa dhe Tim Cook janë me siguri pjesë e një grupi të ngushtë personazhesh VIP dhe një takim i tyre për biseda të thjeshta kafenesh nuk është e pamundur. Diçka e tillë ka ndodhur në episodin e rradhës të podcastit të BBC: Dua Lipa, At your Service.
Ndërsa CEO i Apple, Tim Cook nuk ka në plan të largohet nga posti i tij së shpejti, në këtë episod ai tha se tashmë po mendon për llojin e personit që do ta zëvendësojë përfundimisht.
“Me të vërtetë dua që personi të vijë nga brenda Apple,” i tha Cook këngëtares Dua Lipa.
Lipa i kishte bërë pyetjen mjaft të mprehtë se kush ishte në rradhë për ta pasuar atë si CEO. Cook u përgjigj duke buzëqeshur, duke shmangur sytë dhe duke shpjeguar se megjithëse nuk mund të ofronte një emër specifik, roli i tij përfshin kujdesin e “disa njerëzve” që bordi të zgjedhë përfundimisht.
Shikoni podcastin e plotë në këtë video:




