Vivek Ramaswamy përdori banjën ndërsa ishte në një transmetim të drejtpërdrejtë në X Spaces me figura të njohura duke përfshirë Alex Jones dhe Andrew Tate, por harroi të fikte mikrofonin.
Ramaswamy ishte një nga kandidatët e parë që shpalli një garë për nominimin presidencial të GOP në 2024, pas ish-presidentit Donald Trump dhe Nikki Haley.
Ramaswamy u ftua në X Space më 10 dhjetor, bisedë e organizuar nga sipërmarrësi Mario Nawfal dhe ku morën pjesë gjithashtu Elon Musk, aktivisti politik i djathtë Jack Posobiec, themeluesi i Infowars Jones dhe komentatorët Jackson Hinkle dhe CJ Pearson. Rreth 2.3 milionë njerëz ishin prezentë përgjatë transmetimit.




