Elon Musk ka zbuluar automjetin më të ri të Teslës: një makinë vetë-drejtuese që ai e quan “Cybercab”.
Manjati i teknologjisë tregoi prototipin robotaksi – i cili nuk ka timon apo pedale – të enjten në studion e filmit Warner Bros në Kaliforni në rrugë jo publike.

“Kjo është një punë shumë e madhe”, tha Musk, duke shtuar se makinat autonome pritet të jenë 10-20 herë më të sigurta se automjetet e drejtuara nga njerëzit.
“Do të shpëtojë jetë, shumë jetë dhe do të parandalojë lëndimet”.

Cybercab pritet të kushtojë më pak se 30,000 dollarë (27,000 €) dhe Musk vlerësoi koston mesatare të funksionimit të automjetit në vetëm 0,20 dollarë (0,18 €) për milje.
Lexo edhe: Elon Musk zbulon robotin Tesla Optimus që mund të jetë ‘miku juaj’ (VIDEO)
Ai tha gjithashtu se Cybercab do të ishte në prodhim “në vitin 2026” përpara se të ndalonte dhe të riformulonte: “para 2027”, shtoi ai.





2 Comments
Pingback: Regjisori i "I, Robot" akuzon Elon Musk për kopje: 'A mund të m'i kthesh dizajnet e mia, të lutem?" - Technews.al
Pingback: SHBA po heton 2.4 milionë automjete të Tesla-s pas përplasjeve të raportuara - Technews.al