Një grua në Greqi vendosi të kërkonte divorc pasi ChatGPT, një program i inteligjencës artificiale, i “lexoi” filxhanin e kafesë së burrit dhe i tha se ai po e tradhtonte. Ajo kishte fotografuar fundin e filxhanit dhe e kishte ngarkuar në ChatGPT, duke kërkuar një parashikim – një praktikë që zakonisht bëhet nga fallxhorët, jo nga robotët digjitalë.
Sipas medias lokale, AI-ja i “tha” se burri i saj po mendonte të krijonte një lidhje jashtëmartesore me një grua që emri i fillonte me shkronjën “E”, dhe madje se e kishte tashmë një lidhje dhe gruaja tjetër donte të shkatërronte martesën e tyre.
Lexo edhe: Kur shkruani këto 2 fjalë në ChatGPT, po shpenzoni miliona dollarë në fuqinë kompjuterike
Burri, i cili foli në një emision televiziv grek, tha se në fillim qeshi me këtë ide, por gruaja e mori seriozisht dhe e nxori nga shtëpia. Pas disa ditësh ai mori edhe letrat e divorcit.
Ai tani po kundërshton divorcin, duke thënë se asnjë nga pretendimet e ChatGPT nuk është provë e vërtetë. Historia ka ngjallur shumë reagime online, me njerëz që tallen me idenë se AI po “zë vendin” e fallxhorëve





1 Comment
Pingback: Përdoruesit e ChatGPT po zhvillojnë iluzione të çuditshme - Technews.al