Sipas raportimeve, kompania po mendon të rrisë çmimin e modeleve të reja për të kompensuar ndikimin e tarifave të vendosura nga ish-presidenti Donald Trump për produktet e prodhuara në Kinë.
Por për të shmangur zemërimin e Trump dhe kritikën publike, Apple mund të përdorë një strategji më të zgjuar: ta lidhë rritjen e çmimit me përmirësime teknologjike, si veçori të reja me inteligjencë artificiale apo rritje të memories. Kjo do të thotë që çmimi në letër mund të mbetet i njëjtë, por versionet më të avancuara do të kushtojnë më shumë.

Gjithashtu, Apple pritet të prezantojë një model të ri më të hollë, që mund të shitet si një version premium. Ky ndryshim në dizajn do t’i japë kompanisë një justifikim për të rregulluar çmimet në të gjithë linjën e iPhone-ve.
Megjithëse një marrëveshje e përkohshme tregtare SHBA-Kinë ka ulur përkohësisht tarifat, Apple ende prodhon shumicën e iPhone-ve në Kinë, ndaj ndikimi financiar vazhdon të jetë i ndjeshëm.
Në vend që të rrezikojë reputacionin me një rritje të hapur çmimesh për shkak të tarifave, Apple mund ta paraqesë këtë ndryshim si pjesë e risive teknologjike – një lëvizje që konsumatorët mund ta pranojnë më lehtë.




