Bashkohuni në Newsletter

    Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj

    What's Hot

    Qeveritarët mbyllin komentet në rrjetet sociale: Kur pushteti zgjedh të mos dëgjojë qytetarët

    October 21, 2026

    Meta në telashe me privatësinë: Agjenti AI Muse ekspozon të dhënat personale dhe financiare të përdoruesve

    October 21, 2026

    Kina zëvendëson reklamat e markave dhe VIP-ave me portretet e shkencëtarëve që bënë histori

    October 21, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Tech
    • Gadgets
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    Technews.alTechnews.al
    • Home
    • Tech

      Dita e tretë e protestës studentore: Rama shmang përgjegjësinë politike dhe fajëson opozitën, tensionet përhapen në disa qytete

      October 15, 2026

      Bizneset në Tiranë ulin qepenat nga frika e protestave: “Jemi me ju, mos na dëmtoni!”

      October 15, 2026

      Kush është Klevi Metaj? I riu që u përball i vetëm me 6 efektivë policie gjatë protestës së studentëve

      October 14, 2026

      Video të rënda nga protesta e studentëve në Tiranë, shpërthen debati në rrjet për përdorimin e forcës nga policia

      October 14, 2026

      Sulm kibernetik në Francë: Hakerat rrisin temperaturat e frigoriferëve në 50°C, shkatërrohen ushqime me vlerë miliona euro

      October 13, 2026
    • Mobiles

      iPhone 17 apo iPhone 18? Ja avantazhet dhe disavantazhet para se të vendosni cilin të blini

      September 30, 2026

      Galaxy Z Fold8 Ultra, Fold8 apo Flip8? Samsung tregon si të zgjidhni telefonin e duhur të palosshëm

      September 29, 2026

      iOS 27 e bën iPhone-in më të shpejtë: mbi 30 përmirësime të performancës

      September 22, 2026

      Ja elementet e Nokia 3310 që e bënë celularin më të dashur të një brezi

      September 21, 2026

      Google Pixel 11 Pro mbërrin në Amazon, ja sa kushton

      September 16, 2026
    • Gadgets

      Meta në telashe me privatësinë: Agjenti AI Muse ekspozon të dhënat personale dhe financiare të përdoruesve

      October 21, 2026

      TrueWave Garden Speaker Review: Altoparlanti për ambiente të jashtme që kombinon cilësinë e zërit me dizajnin në formë guri

      October 13, 2026

      Xiaomi Wireless Mouse: Një maus praktik, minimalist dhe në 4 ngjyra për çdo stil!

      October 12, 2026

      Përfshihet nga flakët powerbank-u në kabinën e bagazheve, aeroplani në Indi bën ulje emergjente (VIDEO)

      October 12, 2026

      Erion Demiri: “Po, jemi të përgjuar” – Ja llojet e kamerave që na rrethojnë dhe si të mbrohemi

      October 7, 2026
    • Gaming

      Sony përballet me një sfidë të re: Lojërat e PlayStation 5 po bëhen të luajtshme edhe në kompjuter

      October 9, 2026

      “Trump Arcade”: Shtëpia e Bardhë kthen politikat e Trump në video-lojëra

      September 4, 2026

      Gjithçka që dihet për GTA 6 – pamjet e reja, grafikat dhe detajet që po çmendin fansat

      September 1, 2026

      A rrezikon GTA 6 të ndalohet në disa shtete? Ja çfarë dihet deri më tani

      August 7, 2026

      GTA 6 mund të kushtojë rreth 2 miliardë dollarë – loja më e shtrenjtë në historinë e argëtimit?

      June 24, 2026
    • AI

      Meta në telashe me privatësinë: Agjenti AI Muse ekspozon të dhënat personale dhe financiare të përdoruesve

      October 21, 2026

      Ana e errët e inteligjencës artificiale: Pedofilët po përdorin modelet AI për të krijuar materiale abuzimi seksual me fëmijë

      October 14, 2026

      Investigimi i Patrick Quirk: “Diella nuk ka sistem AI të dukshëm, ndërsa të dhënat e Parlamentit shqiptar shkarkohen pa autentikim”

      October 14, 2026

      Inteligjenca Artificiale në shkolla: Gogo.al sjell video edukative për mësuesit dhe drejtuesit e shkollave

      October 13, 2026

      Google prezanton kolegun virtual, Gemini nuk jep më vetëm përgjigje, por planifikon dhe kryen punën

      October 12, 2026
    • Social Media

      Qeveritarët mbyllin komentet në rrjetet sociale: Kur pushteti zgjedh të mos dëgjojë qytetarët

      October 21, 2026

      Kur qytetarët të urrejnë në komente: Çfarë duhet të kuptojë një politikan nga zemërimi në rrjetet sociale?

      October 15, 2026

      Kush është Klevi Metaj? I riu që u përball i vetëm me 6 efektivë policie gjatë protestës së studentëve

      October 14, 2026

      TikTok heq 45 video pas ankesave, Armela Krasniqi: 9 të tjera pritet të jenë fshirë

      October 12, 2026

      Kush është Bjorn Shabanaga, 19-vjeçari shqiptar që mahniti jurinë e “The Voice of Germany”?

      October 5, 2026
    • Apps

      WhatsApp përgatit ndryshime të mëdha, kanalet mund të zhvendosen te bisedat

      October 8, 2026

      Ndryshim i rëndësishëm për e-Albania nga 1 tetori: Ja çfarë duhet të dinë të gjithë përdoruesit

      September 24, 2026

      Snapchat mund të vendosë kufi për kohën e adoleshentëve: “Duam të jemi pjesë e zgjidhjes”

      September 22, 2026

      Nga sporteli te smartphone-i: Sa para i ka kursyer Shqipërisë kalimi te shërbimet digjitale?

      September 10, 2026

      Bilibili del jashtë Kinës, sfidon YouTube dhe TikTok në tregun global

      September 3, 2026
    Technews.alTechnews.al
    Home » Typography Elements » Shpejtësia e WiFi-t në tren: Cilat vende europiane ofrojnë internetin më të shpejtë?
    Tech

    Shpejtësia e WiFi-t në tren: Cilat vende europiane ofrojnë internetin më të shpejtë?

    Cilësia dhe shpejtësia e internetit në trena ndryshon ndjeshëm nëpër Europë.
    Tech ExpertBy Tech ExpertOctober 14, 2025Updated:October 14, 20253 Comments4 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Udhëtimet me tren po njohin një rritje të ndjeshme në gjithë kontinentin, teksa gjithnjë e më shumë njerëz zgjedhin hekurudhën për udhëtime pune apo pushimi. Por, sipas disa sondazheve, lidhja e qëndrueshme me internet mbetet një sfidë e madhe për pasagjerët.

    Në Mbretërinë e Bashkuar, për shembull, 70 për qind e pasagjerëve raportuan ndërprerje të shpeshta të WiFi-t gjatë udhëtimeve të tyre, sipas një studimi nga Uswitch.

    “Një nga përparësitë kryesore të udhëtimit me tren është mundësia që koha e udhëtimit të përdoret për punë ose për komunikim social, por për ta arritur këtë nevojitet lidhje e pandërprerë me rrjetin celular,” – tha Chris Page, kryetar i grupit britanik të advokimit Railfuture.

    Cilat vende ofrojnë WiFi më të shpejtë në trena?

    Sipas të dhënave të Speedtest Intelligence për tremujorin e dytë të vitit 2025, publikuar nga Ookla, Suedia rezulton vendi me WiFi-n më të shpejtë në trena në gjithë Evropën – dhe me diferencë të madhe.

    Ajo regjistroi një shpejtësi mesatare shkarkimi prej 64.6 megabit për sekondë (Mbps), më shumë se katër herë mbi mesataren evropiane prej 7.6 Mbps, dhe plot 150 herë më e shpejtë se Holanda, e cila renditet e fundit me vetëm 0.4 Mbps.

    Përveç Suedisë, edhe Zvicra (29.8 Mbps), Irlanda (26.3 Mbps) dhe Çekia (23.4 Mbps) kanë WiFi me shpejtësi mbi 20 Mbps. Franca, ndërkohë, i afrohet këtij niveli me 19.1 Mbps.

    Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja me shpejtësi nën 2 Mbps

    Në kontrast, disa nga ekonomitë më të mëdha evropiane renditen në fund të listës.
    Holanda është në vendin e fundit (0.4 Mbps), e ndjekur nga Austria (0.7 Mbps), Mbretëria e Bashkuar (1.1 Mbps) dhe Spanja (1.5 Mbps).

    Italia (4.8 Mbps) renditet gjithashtu poshtë mesatares, në ndryshim nga Gjermania, e cila ka një performancë shumë më të mirë me 14.9 Mbps.
    Në mes të tabelës qëndron Norvegjia me 7.6 Mbps, ndërsa Rumania shënon një rezultat të mirë me 12.5 Mbps.

    Pse Suedia është përjashtim?

    Suedia kryeson edhe për shpejtësinë e ngarkimit (upload), me një mesatare prej 55 Mbps, mbi dy herë më të lartë se Zvicra (25.6 Mbps). Kjo tregon se cilësia e rrjetit në trenat suedezë është në nivel shumë më të lartë krahasuar me pjesën tjetër të Evropës.

    Pse ndryshon kaq shumë cilësia e WiFi-t në Evropë?

    Ekspertët e lidhjes celulare theksojnë se performanca e internetit në trena varet nga mënyra se si shtetet trajtojnë linjat hekurudhore – nëse ato janë zona të dedikuara me mbulim prioritar apo jo.

    Vendet që kanë investuar në infrastrukturë të posaçme përgjatë linjave hekurudhore, si sistemet në tunele apo antenat anës shinat, kanë më pak “zona të vdekura” pa mbulim interneti.

    “Cilësia e WiFi-t nuk është çështje e trenit në vetvete, por e gjithë sistemit që e mbështet atë,” – shpjegon Laurent Troger, ish-president i Bombardier Transportation.

    Lexo edhe: Kjo linjë ajrore amerikane do të ofrojë WiFi falas në çdo fluturim – ja risia

    Një pjesë e madhe e trenave evropianë ende përdorin teknologjinë Wi-Fi 4 dhe bandën 2.4 GHz, e cila është e mbingarkuar. Kalimi në Wi-Fi 5 dhe 5 GHz përmirëson ndjeshëm përvojën e përdoruesit.

    Shembujt e Zvicrës dhe Suedisë tregojnë se investimet publike dhe politika e qartë në mbulimin me rrjet përgjatë hekurudhave japin rezultate konkrete: mbulim i plotë me 4G në tunele si Gotthard Base Tunnel dhe zbatimi i teknologjisë 5G për rrugët hekurudhore.

    Ndërkohë, në shumë vende të tjera evropiane, mbulimi i dobët jashtë qyteteve mbetet problem, duke shkaktuar ndërprerje të shpeshta gjatë udhëtimeve.

    “Edhe brenda të njëjtit vend, cilësia e WiFi-t në trena ndryshon ndjeshëm nga një rajon në tjetrin,” – shton Troger, duke theksuar se mesataret kombëtare mund të fshehin diferenca të mëdha lokale.

    featured
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Tech Expert

    Related Posts

    Qeveritarët mbyllin komentet në rrjetet sociale: Kur pushteti zgjedh të mos dëgjojë qytetarët

    October 21, 2026

    Meta në telashe me privatësinë: Agjenti AI Muse ekspozon të dhënat personale dhe financiare të përdoruesve

    October 21, 2026

    Kina zëvendëson reklamat e markave dhe VIP-ave me portretet e shkencëtarëve që bënë histori

    October 21, 2026

    Kur qytetarët të urrejnë në komente: Çfarë duhet të kuptojë një politikan nga zemërimi në rrjetet sociale?

    October 15, 2026
    View 3 Comments

    3 Comments

    1. Pingback: Vitin e ardhshëm nuk do të ketë më tarifa roaming mes Shqipërisë dhe vendeve të BE - Technews.al

    2. Pingback: Google paralajmëron: Mos përdorni Wi-Fi publik, rrezikoni llogaritë bankare - Technews.al

    3. Pingback: Wi-Fi 8 nuk është më i shpejtë, por do të jetë më i zgjuar dhe më i qëndrueshëm - Technews.al

    Leave A Reply Cancel Reply

    Editors Picks

    Qeveritarët mbyllin komentet në rrjetet sociale: Kur pushteti zgjedh të mos dëgjojë qytetarët

    October 21, 2026

    Meta në telashe me privatësinë: Agjenti AI Muse ekspozon të dhënat personale dhe financiare të përdoruesve

    October 21, 2026

    Kina zëvendëson reklamat e markave dhe VIP-ave me portretet e shkencëtarëve që bënë histori

    October 21, 2026

    Kur qytetarët të urrejnë në komente: Çfarë duhet të kuptojë një politikan nga zemërimi në rrjetet sociale?

    October 15, 2026
    Top Reviews
    9.1

    9 mënyra për të rregulluar gabimin e pritjes për aktivizim në iMessage dhe FaceTime

    By Tech Expert
    8.9

    Apple Pencil është lapsi më i mirë për përdoruesit e iPad – ja çfarë të merrni dhe si ta përdorni

    By Tech Expert
    8.9

    Apple po kalon plotësisht në USB-C, pasi teknologjia e karikimit është vendosur të vijë në iPhone. Ja çfarë do të thotë për përdoruesit.

    By Tech Expert
    Technews.al
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    • Home
    • Tech
    • Kategori
    • Kontakt
    © 2026 Designed by Technews.al

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.