Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
Bashkimi Europian po përgatitet për një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si qytetarët përdorin paratë.Projekti quhet euro digjitale dhe synon krijimin e një forme elektronike të monedhës europiane, të emetuar nga Banka Qendrore Europiane (BQE). Ndryshe nga paratë që mbajmë sot në llogaritë bankare, euroja digjitale do të ishte para publike e emetuar drejtpërdrejt nga banka qendrore, njësoj si kartëmonedhat dhe monedhat metalike, por në format elektronik. Si do të funksionojë? Qytetarët mund të përdorin një portofol digjital për të paguar në dyqane, për blerje online apo për t’i dërguar para njëri-tjetrit. Projekti parashikon edhe mundësinë e pagesave pa lidhje interneti, duke…
Të hapësh një llogari bankare, të transferosh para apo të menaxhosh kursimet pa shkuar asnjëherë në bankë. Ky është modeli i bankave digjitale, të cilat ofrojnë shërbime financiare kryesisht përmes aplikacioneve në telefon, pa pasur nevojë për një rrjet tradicional degësh fizike. Bankat digjitale funksionojnë në mënyrë të ngjashme me bankat tradicionale. Ato mund të ofrojnë llogari, karta, depozita, transferta dhe produkte të tjera financiare, por shumica e veprimeve kryhen online. Mungesa e degëve fizike mund të ulë kostot dhe të përshpejtojë shërbimet, ndërsa siguria e parave varet nga licencimi, mbikëqyrja dhe masat e mbrojtjes së institucionit. Po në Shqipëri? Në mars…
Paraguaji po përballet me një krizë të rëndë financiare dhe politike pas ndërhyrjes së Bankës Qendrore në Ueno Bank, një nga bankat më të mëdha digjitale të vendit, me rreth 3 milionë klientë. Autoritetet zbuluan se niveli i aftësisë paguese të bankës kishte rënë nën gjysmën e minimumit të kërkuar ligjërisht, duke çuar në bllokimin e shërbimeve dhe llogarive të klientëve. Vendimi shkaktoi protesta në rrugët e Paraguajit, ku qytetarët kërkuan akses në kursimet dhe pagesat e tyre. Kriza ka ngritur shqetësime edhe për qindra miliona dollarë fonde publike dhe pensionale të depozituara në bankë. Lexo edhe: Pas supermarketeve, hakerët sulmojnë…
GTA 6 po pushton botën, dhe Tirana nuk bën përjashtim! Një mural i ri, i frymëzuar nga videoloja e shumëpritur Grand Theft Auto VI, është shfaqur në kryeqytetin shqiptar, duke sjellë ngjyrat dhe stilin karakteristik të lojës së Rockstar Games. Murali paraqet elemente vizuale të frymëzuara nga Vice City, qyteti ikonik ku do të zhvillohet një pjesë e historisë së GTA 6. Pamja e tij i ngjan materialeve zyrtare promovuese të lojës. Ende nuk është konfirmuar nëse murali është pjesë e një fushate zyrtare të Rockstar Games apo një krijim i artistëve vendas, të cilët kanë zgjedhur të shprehin entuziazmin e tyre përmes…
Instagram po u ofron disa krijuesve të përmbajtjes (content creators) në YouTube deri në 500 mijë dollarë për të publikuar videot e tyre edhe në Instagram. Sipas një raportimi ekskluziv të Business Insider, kompania ka nisur marrëveshje financiare me krijues të përzgjedhur, në përpjekje për të zgjeruar përmbajtjen përtej videove të shkurtra Reels. Ofertat ndryshojnë sipas krijuesit. Disa kanë marrë propozime prej 50 mijë dollarësh, ndërsa marrëveshje të tjera arrijnë shifra gjashtëshifrore, deri në gjysmë milioni dollarë. Lexo edhe: Instagram sfidon YouTube: Së shpejti video deri në 90 minuta dhe mundësi për t’i parë në televizor Strategjia lidhet me një funksionalitet të ri…
Hakerët kanë depërtuar në sistemet e kontrollit të temperaturës në tri ambiente frigoriferike të Shërbimit Kombëtar të Gjakut në Francë (EFS), duke rritur në nivele jashtëzakonisht të larta temperaturat dhe parametrat e shkrirjes së pajisjeve ku ruhen produktet e gjakut. Sipas autoriteteve franceze, sulmi ndodhi gjatë natës, por sistemet e alarmit mundësuan ndërhyrjen e teknikëve përpara se gjaku dhe produktet e tjera të dëmtoheshin. EFS furnizon mbi 1,900 spitale në Francë me gjak, plazmë dhe trombocite, duke mbështetur trajtimin e më shumë se një milion pacientëve çdo vit. Lexo edhe: Sulme kibernetike ndaj supermarketeve në mbarë Europën: përse frigoriferët janë të…
Rrjetet sociale po ndryshojnë mënyrën se si profesionistët komunikojnë me publikun. Mjekë që kërcejnë në TikTok, avokatë që ndjekin trendet virale dhe ekspertë që përshtatin çdo mesazh me algoritmin. Por a po humbet serioziteti i profesioneve në garën për më shumë shikime dhe ndjekës? Në Europë, debati për një komunikim më të përgjegjshëm dhe autentik në rrjetet sociale ngre një pyetje të rëndësishme: a duhet një profesionist të bëjë gjithçka për t’u bërë viral? Ndjekja e trendeve nuk është domosdoshmërisht problem, por situata ndryshon kur argëtimi zëvendëson informacionin dhe autoriteti profesional përdoret vetëm për të tërhequr vëmendje. Lexo edhe: Deri në…
Historia e automobilizmit britanik u rikthye në rrugët e Londrës të dielën, më 1 nëntor, kur dhjetëra makina të vjetra morën pjesë në garën tradicionale “London to Brighton Veteran Car Run”. Udhëtimi prej 97 kilometrash, nga Hyde Park në Londër deri në bregdetin jugor të Anglisë, mblodhi automjete të prodhuara në periudhën e hershme të automobilizmit. Disa prej tyre lëvizën me shpejtësi prej vetëm 12 deri në 20 milje në orë, duke dëshmuar dallimet e mëdha mes teknologjisë së atëhershme dhe makinave moderne. Ngjarja e këtij viti shënoi 140-vjetorin e prezantimit të automjetit Patent-Motorwagen nga Karl Benz, i konsideruar gjerësisht…
Një sulm kibernetik ndaj sistemeve të ftohjes në Belgjikë ka prekur dhjetëra supermarkete, duke shkaktuar rreth 100 mijë euro dëme nga ushqimet e prishura. Mes bizneseve të prekura janë rreth 40 dyqane Delhaize, të paktën 15 Carrefour dhe pesë Spar. Sipas mediave belge, temperaturat e disa frigoriferëve arritën deri në 70°C. Por pse frigoriferët janë të lidhur me internetin? Supermarketet përdorin sisteme inteligjente për të kontrolluar temperaturat, për të zbuluar defektet dhe për të menaxhuar pajisjet nga distanca. Kjo ul kostot e mirëmbajtjes, por krijon edhe mundësi për sulme kibernetike nëse sistemet nuk mbrohen siç duhet. Një studim i kompanisë së sigurisë…
Sa kushton një video politike që duket si mendim personal? Deri në 2 mijë dollarë. Një eksperiment i organizatës NewsGuard ka zbuluar se disa influencerë amerikanë ishin të gatshëm të publikonin përmbajtje politike me pagesë, pa e deklaruar atë si reklamë. Për të realizuar testin, NewsGuard krijoi një kompani fiktive konsulence, të quajtur R&H Strategies, e cila kontaktoi 60 influencerë politikë në SHBA. Atyre iu ofruan nga 750 deri në 2,000 dollarë për një video njëminutëshe në TikTok, në mbështetje të një kandidati për Kongresin amerikan. Kushti ishte që ndjekësit të mos informoheshin për pagesën. Nga 60 influencerët e kontaktuar, 21 shprehën interes…

