Instagram po u ofron disa krijuesve të përmbajtjes (content creators) në YouTube deri në 500 mijë dollarë për të publikuar videot e tyre edhe në Instagram. Sipas një raportimi ekskluziv të Business Insider, kompania ka nisur marrëveshje financiare me krijues të përzgjedhur, në përpjekje për të zgjeruar përmbajtjen përtej videove të shkurtra Reels.
Ofertat ndryshojnë sipas krijuesit. Disa kanë marrë propozime prej 50 mijë dollarësh, ndërsa marrëveshje të tjera arrijnë shifra gjashtëshifrore, deri në gjysmë milioni dollarë.
Lexo edhe: Instagram sfidon YouTube: Së shpejti video deri në 90 minuta dhe mundësi për t’i parë në televizor
Strategjia lidhet me një funksionalitet të ri të Instagramit, të quajtur Features, që synon të sjellë video me kohëzgjatje deri në 90 minuta. Krijuesit mund të publikojnë përmbajtjen e tyre në Instagram, pa qenë të detyruar të largohen nga YouTube.
Lëvizja tregon ambicien e Instagramit për të konkurruar me YouTube edhe në tregun e videove të gjata, një kategori ku platforma e Google ka dominuar prej vitesh.
Për krijuesit e përmbajtjes, kjo mund të nënkuptojë mundësi të reja fitimi, ndërsa për përdoruesit, një Instagram që nuk kufizohet më vetëm te fotot, Stories dhe Reels.
Business Insider


