Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
Me sa duket, ekziston një aplikacion i ri chatbot i fuqizuar nga IA, i quajtur AngryGF. Aplikacioni që po bën bujë në mediat sociale, shfaq një të dashur e cila është e zemëruar me përdoruesin. Ky chatbot synon t’u mësojë njerëzve se si t’i trajtojnë konfliktet me partneren e tyre femër. Bashkëthemeluesja e aplikacionit, Emilia Aviles, i tha Dazed se aplikacioni është “projektuar për të ndihmuar përdoruesit të trajtojnë konfliktet e marrëdhënieve me partnerët e tyre, veçanërisht të dashurat ose gratë”. Si funksionon AngryGF? Sipas Dazed, lojtarëve u paraqiten skenarë të ndryshëm me një “nivel faljeje” Qëllimi është që të…
Amerika ka porositur një flotë të re aeroplanësh të ‘ditës së gjykimit’ që disa kanë thënë se sinjalizojnë se kombi mund të përgatitet për Luftën e Tretë Botërore. Forcat Ajrore të SHBA-së njoftuan një kontratë prej 13 miliardë dollarësh për të zhvilluar mjete për të zëvendësuar avionët e vjetër Boeing që përdoren për të mbrojtur presidentin gjatë një sulmi bërthamor. Fondet iu dhanë Sierra Nevada Corp, e cila do të projektojë një pasardhës të E-4B ‘Nightwatch’ që përmban një post komandues të lëvizshëm të aftë për t’i bërë ballë shpërthimeve bërthamore dhe efekteve elektromagnetike. Klima aktuale e luftës ka bërë…
Produktet e vitit 2024 ofrojnë përvojë të një niveli tjetër të argëtimit në shtëpi me procesorë të avancuar dhe veçori të fuqishme të drejtuara nga AI Samsung Electronics prezantoi një vështrim më të detajuar të linjës së televizorëve dhe soundbare-ve të vitit 2024 në eventin Unbox & Discover, duke shfaqur televizorët dhe soundbare-t më të fundit Neo QLED 8K dhe 4K, OLED. Si prodhuesi kryesor në botë i televizorëve për 18 vjet rresht[1], Samsung ka përgatitur një ofertë speciale. Me blerjen e modeleve të caktuara të televizorëve të rinj, ju përfitoni dhurata dhe zbritje të shumta, deri në 60,000 Lekë.…
Bëhet e ditur se samiti i kryesuar nga Italia do të zhvillohet me 13-15 qershor në Borgo Egnazia, Pulia, ndërsa pjesëmarrja e Papës u konfirmua nga Selia e Shenjtë. Meloni e cila aktualisht kryeson G7, në samitin e qershorit do të presë liderë nga Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Gjermania, Japonia dhe SHBA-ja Me anë të një videoje, kryeministrja italiane njoftoi se Françesku do të jetë Papa i parë që do të marrë pjesë në një samit të G7 kushtuar Al euronews https://twitter.com/GiorgiaMeloni/status/1783864719796801789?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1783864719796801789%7Ctwgr%5E3af018aab15a3db458f059a571e75aefc4928336%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.euronews.com%2Fmy-europe%2F2024%2F04%2F27%2Fpope-will-attend-g7-meeting-to-discuss-ai G7 do të përballet me atë që shumë njerëz, dhe jo gabimisht, besojnë se është sfida më e…
Por kompania që zotëron platformën e videove e bëri të qartë se nuk ka ndërmend ta shesë atë. “TikTok-u nuk do të shitet”, tha ByteDance llogarinë e vet zyrtare në Toutiao, një rrjet social të cilin gjithashtu e ka po ajo në pronësi, teksa më herët e bëri të qartë se do të ankohet në gjykatë kundër ligjit të cilin e përshkroi si “jokushtetues”. Njoftimi nga ByteDance ishte përgjigje ndaj një artikulli në media se ajo ishte duke e shqyrtuar shitjen e mundshme të TikTok-ut në SHBA. “Raportimet në mediat e huaja për shitjen e TikTok-ut nga ByteDance janë të…
Më shumë se shenjat e gishtërinjve apo njohja e fytyrës në të ardhmen, telefonat inteligjentë tanë do të zhbllokohen me frymën tone, shkruan focus.it. Çdo individ, në fakt, është i pajisur me një mënyrë unike për të lejuar ajrin të rrjedhë nga goja, për shkak të konformimit të ndryshëm të rrugëve të frymëmarrjes, faringut, laringut dhe zgavrave paranazale, si dhe ndryshimeve në shpejtësinë e emetimit të frymëmarrjes. Kjo veçori mund të ndihmojë në zhvillimin e një lloji të ri testi identifikimi për t’i bërë telefonat tanë celularë edhe më të sigurt, duke kapërcyer një dobësi që ekziston me metodologjitë aktualisht…
Apple ka qenë i heshtur në lidhje me planet e tij për AI-n gjeneruese, por me lëshimin e modeleve të reja të AI, duket se ambiciet e menjëhershme të kompanisë qëndrojnë në sferën “të bëjë që AI të funksionojë në nivel lokal në pajisjet Apple”. Studiuesit nga Apple publikuan OpenELM, një seri prej katër modelesh gjuhësore shumë të vogla në bibliotekën e modeleve Hugging Face, të mërkurën. Apple tha në faqen e saj të modelit Hugging Face se OpenELM, që do të thotë “Open-source Efficient Language Models”, performon në mënyrë shumë efikase në detyrat që lidhen me tekstin, si shkrimi…
Gjatë ditëve të fundit, Mark Zuckerberg, drejtori i Meta-s, ka shkaktuar zhurmë në internet duke u shfaqur në një video në Instagram me një zinxhir ngjyrë argjendi. Pas reagimeve të shumta të publikut lidhur me pamjen e tij të re, Zuckerberg ka pretenduar se kjo ishte pjesë e një testi për varëset si segment i “procesit të dizajnit” të tij. Ai gjithashtu ka shtuar se në fund, ajo do të përfshijë një mesazh të lutjes që ai i drejton vajzave të tij, duke e bërë varësen të ketë një vlerë sentimentale. Megjithëse Zuckerberg do të preferonte që videoja të fokusohet…
GPT-të e personalizuara po revolucionarizojnë operacionet e shitjeve në vitin 2024 duke mundësuar automatizimin e personalizuar që rrit efikasitetin dhe konvertimet. Këto zgjidhje të përshtatura të AI përmirësojnë ndërveprimet me klientët dhe thjeshtojnë rrjedhat e punës, duke shënuar një përparim të rëndësishëm në teknologjinë e shitjeve. Ndërsa inteligjenca artificiale është bërë një teknologji gjithnjë e më e fuqishme në disa industri, shumë kanë filluar të pyesin veten se si mund të shfrytëzojnë potencialin e AI për të përmirësuar operacionet e tyre dhe për të rritur konvertimet. Sipërmarrësit dhe drejtuesit e shitjeve kanë një mjet të fuqishëm të AI për të revolucionarizuar potencialisht linjën e…
Huawei vazhdon të shtojë veçori të reja inovative në telefonat e tij. E së fundmi, Huawei ka prezantuar edhe serinë Pura 70 apo e njohur si P, së cilës i është shtuar një veçori e re. Ky funksion, i padisponueshëm në asnjë telefon tjetër, përfshirë iPhone, do të lejojë përdoruesit që të ndajnë fotografitë me të tjerët me anë të lidhjes satelitore. Përveç ndarjes së imazheve, përdoruesit do të jenë në gjendje edhe të realizojnë thirrje dhe të dërgojnë mesazhe. Të gjitha këto aftësi promovohen si veçori për t’u përdorur në raste urgjente kur nuk ka internet. Bëhet e ditur…

