Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
Kondicionerët janë ndër pajisjet që konsumojnë më shumë energji elektrike në shtëpi. Gjatë periudhave me nxehtësi ekstreme, përdorimi i tyre rritet ndjeshëm, duke krijuar presion mbi rrjetin elektrik dhe duke shtuar emetimin e gazrave që dëmtojnë mjedisin, sidomos nëse energjia prodhohet nga termocentrale që përdorin qymyr ose lëndë djegëse fosile. Çdo herë që ndezim kondicionerin, në mënyrë indirekte ndihmojmë në përkeqësimin e ndotjes dhe ndryshimeve klimatike, të njëjtat ndryshime që na detyrojnë ta përdorim më shumë. Në verë, kur temperaturat kalojnë 35 gradë Celsius, kondicionerët bëhen pjesë e domosdoshme e jetës sonë. Ata na ofrojnë rehati dhe freski, shpeshherë duke…
Kryeministri Edi Rama, ndërkohë që po prezanton programin qeverisës për mandatin ri, ka dhënë detaje se si do të funksionojë ministra e re “Diella”. Rama theksoi rolin kyç që do të ketë “Diella” në modernizimin e administratës dhe zhvillimin ekonomik. Sipas kryeministrit, AI4 do të funksionojë si një qendër inovacioni që do të bashkojë talentet më të mira shqiptare, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, me synimin për të ndërtuar kompani që krijojnë vlerë të shtuar, ku shteti do të jetë aksioner. Lexo edhe: Ditë e rëndësishme për ministren Diella, mban për herë të parë fjalën në Kuvend dhe hap…
Diella mban për herë të parë fjalën në Kuvend. Teksa në dorë të saj do të jenë çështje të rëndësishme si tenderat, Diella iu është përgjigjur akuzave të opozitës, ndërsa thekson se nuk duhet ta gjykonin nga origjina e saj, ndërsa ishte ‘fyer’ nga fakti që e kishin quajtur antikushtetuese. https://www.youtube.com/watch?time_continue=15&v=rWMjcOWBuSE&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2F&source_ve_path=MzY4NDIsMjg2NjY “Të nderuar anëtarë të parlamentit, një pyetje ka ndezur debat, se të kesh një ministër që nuk është njeri. Le të nisim atje ku duhet të nisim gjithmonë, Kushtetutën. Disa më kanë quajtur antikushtetuese, ngaqë nuk jam njeri. Kjo më ka lënduar, jo për vet por për 972 mijë…
Dubai është në rrugën e tij për t’u bërë një qytet plotësisht pa para në dorë deri në vitin 2026, duke shënuar një ndryshim në mënyrën se si banorët, bizneset dhe turistët paguajnë për shërbimet e përditshme. Ky veprim është pjesë e Strategjisë së Dubait pa para në dorë, e lançuar në tetor 2024 nga Sheikh Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum, me qëllim që 90% e të gjitha transaksioneve të transferohen në formate digjitale. Rezultati i pritur është një nxitje e mundshme prej 8 miliardë AED për ekonominë lokale çdo vit, falë adoptimit më të gjerë të FinTech…
Platforma e shërbimit të udhëtimit me helikopter, Uber, është gati ta çojë biznesin e saj në qiell, pasi planifikon t’u ofrojë klientëve udhëtime me helikopter përmes aplikacionit të saj, tha kompania me seli në San Francisko në një deklaratë. Për këtë, Uber po bashkëpunon me prodhuesin e taksive ajrore elektrike, Joby Aviation, për të sjellë shërbimet që vitin e ardhshëm. Kjo vjen vetëm një muaj pasi Joby bleu Blade Air Mobility, e cila tashmë u lejon pasagjerëve të përdorin helikopterë dhe hidroplanë, në një marrëveshje prej 125 milionë dollarësh, raportoi CBS News. “Në vitin 2024, Blade transportoi më shumë se…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje me Kinën për TikTok, deklaroi Scott Besant, Sekretari i Thesarit të SHBA-së, gjatë ditës së dytë të bisedimeve tregtare me një delegacion kinez në Madrid. Besant theksoi se, pavarësisht bisedimeve për TikTok, marrëdhënia SHBA-Kinë mbetet e fortë, sidomos në nivelet më të larta të qeverive. “Nëse nuk arrijmë një marrëveshje për TikTok, kjo nuk do të ndikojë në marrëdhëniet tona të përgjithshme,” shtoi ai, duke siguruar se lidhjet dypalëshe mbeten të qëndrueshme. Për më tepër, Besant bëri thirrje për një angazhim të vazhdueshëm dhe të ndershëm nga të…
Rap-artisti i njohur shqiptar, Mozzik, feston ditëlindjen e 30-të më 29 shtator. E me këtë rast ai i ka bërë një dhuratë super luksoze vetes teksa momentalisht ndodhet në Zvicër. Artisti nga Ferizaj ka blerë një orë të Richard Mille, me kornizë transparente (safir kristal) dhe rrip të bardhë. Sipas një hulumtimi në rrjete sociale, në bazë të modelit, raportohet se kap vlerën e 1.5 milionë eurove. Në një nga imazhet e këtij postimi, Gramos Aliu (emri i vërtetë), shihet duke pozuar pranë Administratës Tatimore të Kosovës. I njëjti rreth një vit më parë u dënua nga ATK me gjysmë…
Mbi 2,000 padi janë ngritur kundër prodhuesit të Ozempic, Novo Nordisk, duke pretenduar se kompania nuk i ka paralajmëruar në mënyrë të mjaftueshme përdoruesit dhe mjekët për rrezikun e efekteve anësore të rënda. Analistët ligjorë vlerësojnë se përgjegjësia totale mund të kalojë 2 miliardë dollarë për shkak të shkallës dhe ashpërsisë së lëndimeve të raportuara. Akuzat kryesore në padi: Gastropareza (paraliza e stomakut): Ky është pretendimi më i zakonshëm në padi. Paditësit pretendojnë se Ozempic dhe ilaçe të tjera të ngjashme GLP-1 shkaktojnë vonesë në zbrazjen e stomakut, duke çuar në të përziera kronike, të vjella, dhimbje barku dhe dehidratim…
Zyrtarët amerikanë planifikojnë të ndëshkojnë të huajt që ‘e nënvlerësojnë’ vdekjen e Charlie Kirk.Zëvendës sekretari i shtetit thotë se ‘të huajt që lavdërojnë dhunën dhe urrejtjen nuk janë vizitorë të mirëpritur’. Do të merren masa kundër të huajve në Shtetet e Bashkuara që konsiderohen se ‘po e lavdërojnë, racionalizojnë ose e nënvlerësojnë’ vdekjen e Charlie Kirk, tha një zyrtar i lartë i departamentit të shtetit. Deklarata vjen në një kontekst më të gjerë të një goditjeje agresive ndaj lirisë së fjalës dhe pikëpamjeve disidente në SHBA nën administratën e dytë Trump, veçanërisht kur bëhet fjalë për protestat në kampus të…
Australia ka vendosur standarde të detyrueshme për platformat e lojërave online si Roblox, duke kërkuar masa më të forta kundër përmbajtjeve dhe sjelljeve më të rrezikshme në internet, përfshirë abuzimin dhe shfrytëzimin seksual të fëmijëve. Nëse nuk zbaton këto rregulla deri në dhjetor, Roblox rrezikon gjoba deri në 49.5 milionë dollarë. Pas këtyre presioneve, Roblox ka premtuar se deri në fund të vitit 2025 do të zbatojë një paketë të re masash sigurie për përdoruesit e vegjël në Australi. Ndryshimet përfshijnë: llogari private automatikisht për fëmijët nën 16 vjeç, bllokimin e kontakteve nga të rriturit pa lejen e prindërve, kufizimin e chat-it…

