Author: Tech Expert

EA Sports, gjigandi i industrisë së lojërave, i famshëm për lojërat sportive dhe si një degë e Electronic Arts, ka nisur një epokë të re në lojërat e simulimit të futbollit. Kompania ka hequr dorë nga ekskluziviteti i saj i gjatë i FIFA-s, duke pasur parasysh se FIFA 23 që do të jetë versioni i fundit në serinë e njohur gjerësisht. https://twitter.com/EASPORTSFC/status/1644007060500267008?s=20 Fundi i serisë së FIFA-s paralajmëron lindjen e EA Sports FC, me logon e re që u publikua prillin e kaluar. Lojtarët kanë qenë në pritje që nga ajo ditë, dhe ne jemi këtu për t’ju ofruar një…

Read More

Threads, alternativa e shumëpritur e Twitter nga Meta, më në fund është publikuar. Platforma e re mund të aksesohet përmes faqes së saj desktop, Threads.net, ose përmes aplikacionit të dedikuar për iOS dhe Android. Dizajni i Threads është jashtëzakonisht i ngjashëm me Twitter, por me një lidhje domethënëse me Instagram: përdoruesit mund të identifikohen duke përdorur kredencialet e tyre në Instagram dhe të ndjekin pa probleme të njëjtat profile. Threads i lejon përdoruesëve mundësinë për të krijuar postime deri në 500 karaktere, dhe të ndajnë foto dhe video deri në pesë minuta. Ajo ka një ndërfaqe minimaliste, duke mundësuar pëlqime,…

Read More

Në përgjigje të protestave të përhapura pas të shtënave nga policia drejt një adoleshenti në periferi të Parisit, Presidenti francez Emmanuel Macron ka ndezur polemika duke sugjeruar se platformat e mediave sociale mund të kenë nevojë të pezullohen përkohësisht gjatë periudhave të trazirave civile, për të kufizuar përhapjen e dhunës. Megjithatë, ai u përball me reagime të menjëhershme nga kritikët që e krahasojnë këtë me strategjitë e përdorura nga regjimet autoritare. Propozimi i Macron, i transmetuar gjatë një takimi me mbi 250 kryetarë bashkish të prekura nga protestat, erdhi pasi disa nga ministrat vunë në dukje se platformat e mediave…

Read More

Në një përpjekje për të frenuar përhapjen e informacionit të rremë në internet, Bashkimi Europian (BE) po u kërkon gjigandëve të teknologjisë si Google, Meta dhe të tjerë që të zbatojnë etiketimin e përmbajtjes së krijuar nga AI. Masa e BE vjen si përgjigje ndaj rritjes së chatbot-eve të sofistikuara të AI, që gjenerojnë përmbajtje dhe pamje vizuale me shpejtësi, duke kontribuar në sfidën e luftimit ndaj dezinformimit. Vera Jourova, Zëvendës Presidentja e Komisionit të BE-së, u është drejtuar kompanive të teknologjisë, duke përfshirë Google, Meta, Microsoft dhe TikTok, të cilët kanë rënë dakord për paktin vullnetar të luftimit të…

Read More

Biçikletat elektrike (e-bikes) po bëhen një zgjedhje popullore për udhëtimin e përditshëm, dhe madje duke tejkaluar shitjet e makinave elektrike, sipas Andrew Duvall, një analist i sjelljes së transportit në Laboratorin Kombëtar të Energjisë së Rinovueshme (NREL). Duke inkurajuar këtë prirje, Plani i Automjeteve Elektrike 2023 kërkon të rrisë përdorimin e biçikletave elektronike duke zbatuar politika dhe stimuj të rinj. Zyra e Energjisë së Kolorados (CEO) është në partneritet me NREL për projektin pilot të biçikletave elektronike, Can Do Colorado, i cili kërkon të kuptojë se si mund të përmirësohet më së miri aksesueshmëria e biçikletave elektronike. Sipas projektit pilot,…

Read More

Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) po kërkon të eliminojë në mënyrë tërësore manipulimin e reagimeve të konsumatorëve mbi produktet nga bizneset, manipulim i cili përfshin taktika si blerja e reagimeve pozitive ose përpjekjet për të fshehur ato të pafavorshme. Propozimi i rregullatorit amerikan synon të frenojë këto strategji të diskutueshme marketingu që mund të mashtrojnë konsumatorët. “Rregullimi i kësaj problematike do të shkaktonte ndëshkime civile për shkelësit, dhe duhet të ndihmojë në rregullimin e tregut për kompanitë e ndershme”, shpjegoi Drejtori i Byrosë së Mbrojtjes së Konsumatorit të FTC, Samuel Levine. Rregullat e propozuara, jo vetëm që do t’i ndalojnë…

Read More

Një publikim i konsiderueshëm i të dhënave konfidenciale të Sega ka marrë vëmendjen e publikut gjatë ditëve të fundit. Dokumenti PDF prej 272 faqesh u shfaq në wiki-n Sega Retro. Dokumenti ofron një vështrim të paprecedentë në praktikat historike të biznesit të kompanisë së lojërave. Dokumenti ofron informacion mbi mënyrat se si Sega kaloi nga një kompani e aftë për të sfiduar monopolin e Nintendo në fillim të viteve 1990, në daljen nga tregu i konsolave pas epokës së Dreamcast. Planet e detajuara të biznesit të kompanisë zbulojnë kostot, marzhet dhe çmimet e çdo pajisjeje Sega të shitur deri në…

Read More

Meta po përgatitet për të diversifikuar portofolin e saj në tregun e mediave sociale, duke publikuar këtë javë një aplikacion në dukje të ngjashëm me Twitter, të quajtur Threads. Kjo lëvizje paraqet një sfidë të drejtpërdrejtë për perandorinë e mediave sociale të Elon Musk, veçanërisht mes pakënaqësisë së vazhdueshme të përdoruesve të Twitter mbi stilin e tij të udhëheqjes. E listuar në Apple App Store me datën e publikimit më 6 korrik, Threads pasqyron funksionalitetin kryesor të Twitter, duke ofruar një platformë të bazuar në shkrime për përdoruesit, me qëllim krijimin e postimeve që mund të marrin përgjigje, pëlqehen ose…

Read More

Javën e kaluar, OpenAI prezantoi një përmirësim të rëndësishëm në chatbot-in e tij, ChatGPT, duke publikuar veçorinë e quajtur “Shfleto me Bing”. Fillimisht, kjo veçori u vu në dispozicion ekskluzivisht për abonentët e ChatGPT Plus. Gjatë konferencës së zhvilluesve Build 2023, Microsoft ishte zotuar të inkorporonte Bing në platformën e ChatGPT për të rritur aftësitë e tij të kërkimit. Përpara këtij zhvillimi, ChatGPT ishte mbështetur vetëm në modelin GPT-4 të OpenAI, duke kufizuar njohuritë e tij në informacionin e disponueshëm deri në shtator 2021. Sidoqoftë, pas zbatimit, OpenAI identifikoi shpejt se veçoria e re kishte defekte të herëpashershme. Sipas OpenAI,…

Read More

Apple Inc. është duke u përballur me sfida serioze të prodhimit, duke e detyruar atë të zvogëlojë parashikimet mbi prodhimin e pajisjeve të saj të sapo publikuara, Vision Pro AR. Financial Times zbuloi këtë zhvillim të hënën, duke marrë informacion nga persona të brendshëm të përfshirë drejtpërdrejt në proces. Vision Pro AR, një produkt i ri i publikuar vetëm muajin e kaluar dhe i planifikuar për të qenë i disponueshëm në fillim të vitit të ardhshëm, ka një çmim marramendës prej 3,499 dollarësh. Ky çmim është afërsisht tre herë më i madh se ai i pajisjeve konkurruese të prodhuara nga…

Read More