Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
Qeveria Shqiptare, në kuadër të zhvillimeve më fushën e sigurisë kibernetike, ka hartuar Strategjinë e Sigurisë Kibernetike. Kjo strategji bazohet në disa boshte kryesore, duke përfshirë monitorimin e vazhdueshëm të sigurisë kibernetike në nivel kombëtar, dhe bashkëpunimin me institucionet. Në Strategjinë e re të Sigurisë Kibernetike vëmë re përfshirjen edhe të institucioneve private, kryesisht ato qe ofrojnë shërbime sensitive për komunitetin, si energjitika, transporti, apo ekonomisë dhe financës. Në këtë Strategji përfshihen edhe masa administrative penalizuese për institucionet që nuk përditësojnë sistemet, apo nuk raportojnë sulmet potenciale kibernetike. Erion Demiri, nga Technews.al, diskutoi mbi Strategjinë e re të Sigurisë Kibernetike,…
Raportet e reja nga Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve në Mbretërinë e Bashkuar (CMA) tregojnë se Sony nuk ishte e vetmja kompani që kishte shqetësime në lidhje me blerjen e propozuar nga Microsoft të Activision-Blizzard. Sipas vendimit të fundit të CMA për të bllokuar bashkimin, kompani të shumta të industrisë të lojërave besonin se bashkimi i Xbox dhe Activision mund të “dëmtojë seriozisht konkurrencën”. Sony ka qenë një nga kompanitë që ka shprehur publikisht kundërshtimin e tyre ndaj bashkimit, por hetimi i CMA zbuloi se disa kompani të tjera të mëdha të lojrave ndanë shqetësimet e tyre. CMA deklaroi se…
Studiuesit nga Instituti Qualcomm në Universitetin e Kalifornisë kanë krahasuar përgjigjet e shkruara nga mjekët, me ato të shkruara nga ChatGPT. Përgjigjet lidheshin me pyetje shëndetësore të marra nga pacientë realë, për të analizuar rolin që mund të luajnë asistentët AI në kujdesin shëndetësor. Studimi mori në mënyrë rastësore 195 shkëmbime nga AskDocs të Reddit, ku mjekë të verifikuar iu përgjigjen pyetjeve publike. Një panel prej tre profesionistësh të licencuar të kujdesit shëndetësor vlerësoi çdo pyetje me përgjigjet përkatëse, dhe u pa nëse përgjigja e kishte origjinën nga një mjek ose ChatGPT. Ata krahasuan përgjigjet bazuar në cilësinë e informacionit…
Më 30 nëntor 2022, OpenAI publikoi ChatGTP, një chatbot AI që tani është gjerësisht i disponueshëm. Megjithatë, në vetëm disa muaj, Italia ka ndaluar përdorimin e ChatGTP për shqetësimet e privatësisë. Për më tepër, disa aktorë të rëndësishëm të teknologjisë kanë bërë thirrje për një ndalesë në zhvillimin e AI dhe studiuesit kanë hamendësuar mundësinë e nisjes së sulmeve kibernetike në qendrat e të dhënave të lidhura me AI. Këto ngjarje kanë sjellë në qendër të vëmendjes rritjen e shpejtë të AI dhe ndikimet e saj të mundshme në shoqërinë njerëzore dhe ekonomitë globale. Ekonomistët kanë studiuar ndikimin e AI…
Inxhinierët e Apple, të cilët po punojnë në kufjet Reality Pro që do të ofrohen nga Apple në të ardhmen, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me Siri-n, asistentin virtual të kompanisë. Sipas një raporti nga The Information, inxhinierët po mendojnë të krijojnë një alternativë të re ndaj Siri-t, për produktet e reja të kompanisë. Një grup i konsiderueshëm ish-punonjësish të Apple pohuan se Siri ishte “zhgenjyes” brenda kompanisë për shkak të mungesës së disa funksionaliteteve që priten nga një asistent virtual modern. Inxhinierët u përballën me sfida për shkak të politikave të rrepta të Apple për privatësinë, gjë që i…
Sony ka njoftuar se ka shitur 6.3 milionë pajisje PlayStation 5 në tremujorin e dytë të suksesshëm radhazi, duke kaluar parashikimin e tyre prej 18 milionë pajisjesh të shitura për vitin fiskal 2022, me shitjen 19.1 milionë pajisjeve. Numri i përgjithshëm i PS5-ve të shitura që nga publikimi i pajisjes në fund të vitit 2020, e deri më tani është 38.4 milionë. Pavarësisht nga kjo performancë pozitive në anën e hardware, lajmet nuk ishin aq të mira për shitjet e software, me një rënie në shitjet e lojërave në 68 milionë, nga 70.5 milionë një vit më parë. Përdoruesit e…
Realiteti virtual (VR) është shfaqur si një mjet premtues në përmirësimin e shëndetit fizik dhe mendor të të moshuarve, veçanërisht atyre që jetojnë në komunitetet e të moshuarve dhe azile. Sipas një studimi të fundit, VR u ofron përdoruesve përvoja të personalizuara, 360 gradë, që mund të stimulojnë përgjigje emocionale. Studimi shqyrtoi efektet e realitetit virtual në 524 të rritur të moshës 68 deri në 87 vjeç, të cilët jetonin në komunitetet e kujdesit rezidencial ose në komunitete të tjera. Rishikimi i 10 studimeve zbuloi se mjediset VR, veçanërisht ato me mjedise natyrore, “si zen”, pyjet, parqet dhe plazhet, rezultuan…
Bashkimi Evropian (BE) po përpiqet të miratojë një projektligj që do t’u kërkojë kompanive teknologjike të bëjnë publik çdo material me të drejtë autori të përdorur për të zhvilluar sistemet e tyre të inteligjencës artificiale (AI), duke përfshirë ChatGPT, i cili u krijua nga OpenAI. Ligji është pjesë e Aktit të AI që është duke u shqyrtuar prej dy vitesh për të rregulluar sektorin e teknologjisë së AI, veçanërisht përdorimin e mjeteve të AI të klasifikuara si me nivel më të lartë rreziku. Ndërsa përdorimi i mjeteve të AI me rrezik të lartë nuk do të ndalohet, kompanitë që i…
Shërbimi i Shtetësisë dhe Emigracionit në SHBA (USCIS) ka akuzuar disa dhjetëra kompani të vogla teknologjike për bashkëpunim, për të rritur shanset e tyre për të fituar viza H-1B për punëtorët e huaj të kualifikuar. USCIS zbuloi se një numër i vogël kompanish aplikojnë disa herë për të njëjtët aplikantë në llotari, për të rritur artificialisht shanset e tyre për të fituar një vizë. Kjo situatë ka kontribuar në rritjen e kërkesës për viza H-1B, në një rekord historik këtë vit. Përafërsisht 781,000 aplikime u bënë gjatë këtij viti për këtë llotari, për 85,000 kuota të disponueshme. Agjensia zbuloi se…
Youtuber-i, Paulo Gomes, ka shpërndarë së fundmi një video në të cilën ai modifikon një kartë grafike RTX 3070, për të rritur performancën e saj duke përmirësuar memorien GDDR6 nga 8 GB në 16 GB. Modifikimi rezultoi në një përmirësim të ndjeshëm të performancës në lojën Resident Evil 4. Modifikimi që Gomes i bëri RTX 3070 ishte më i komplikuar se modifikimet e mëparshme të memories, që shiheshin në karta të tilla si RTX 2070, duke kërkuar punë shtesë me PCB-të. Kjo bëhet për të mundësuar që karta grafike të mbështesë qarqet e integruara të memories me kapacitet më të…

