Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
Geoffrey Hinton, një figurë udhëheqëse në fushën e inteligjencës artificiale (AI) dhe një nga “Kumbarët e AI”, njoftoi së fundmi se i vjen keq për punën që ai ka bërë, dhe se është i shqetësuar mbi rreziqet e mundshme që lidhen me teknologjinë. Hinton, i cili fitoi çmimin Turing në 2018 për punën e tij themelore në AI, ka lënë punën e tij në Google për të folur më lirshëm për këto rreziqe. Në një intervistë me The New York Times, Hinton shprehu shqetësimet e tij për potencialin që AI ka për përhapjen e informacioneve të pasakta, dhe eliminimin e…
Një studim i fundit i kryer nga Deloitte, Sondazhi i 17-të mbi “Tendencat e Medias Digjitale”, ka treguar se televizionet dhe filmat tradicionalë nuk janë më forma e vetme e argëtimit. Brezat e rinj, të referuar si Gen Z dhe Millennials, po i drejtohen gjithnjë e më shumë përmbajtjeve të krijuara nga përdoruesit (UGC) dhe lojërave virtuale për të plotësuar kohën e tyre të lirë. Sipas sondazhit, rreth 32% e konsumatorëve i shohin përvojat në internet si zëvendësuese për ndërveprimet personale, ku rreth 50% e Gen Z dhe Millennials mendojnë kështu. Për më tepër, 48% e brezave të rinj angazhohen…
ChatGPT, një model i njohur AI, ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për aftësinë e tij për të arritur rezultate të larta provime të ndryshme. Ndërsa kjo ka ngritur shqetësime mbi mundësinë që studentët të përdorin teknologjinë për të kopjuar në provime, një studim i fundit ka zbuluar se ChatGPT has vështirësi kur punon me proceset matematikore. I udhëhequr nga profesori i kontabilitetit David Wood, në Universitetin Brigham Young, studimi synonte të testonte aftësinë e ChatGPT në arritjen e rezultateve të larta në provimet e kontabilitetit, në krahasim me studentët aktualë të kësaj fushe. Studimi analizoi mbi…
Ministria e Mbrojtjes në SHBA (DOD) ka zhvilluar një pajisje që mund të identifikojë infeksionet përpara se ato të shfaqen, sipas një njoftimi për shtyp të publikuar të enjten. Organizata tani po ecën përpara me projektin e Vlerësimit të Shpejtë të Ekspozimit të Kërcënimeve, ose programin RATE. Ky program përdor veshjet “inteligjente”, dhe një algoritëm të inteligjencës artificiale për të monitoruar shëndetin e individëve, dhe për të dhënë alarme të hershme për infeksionet e mundshme. Algoritmi RATE është trajnuar me të dhëna të marra nga spitale të ndryshme, për rastet e monitoruara të COVID-19. Ky algoritëm mund të parashikojë infeksione…
Një studim i fundit i kryer nga dy profesorë marketingu ka zbuluar se mediat sociale mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në sjelljet blerëse të konsumatorëve. Studimi, i cili u krye në fund të vitit 2022, shqyrtoi efektet e mediave sociale tek të rriturit amerikanë të moshës 18-65 vjeç. Pjesëmarrësit u ndanë në tre grupe, secili i ngarkuar me shikimin e një reklame për një produkt pas përfundimit të një ushtrimi mendor. Njërit grup nuk iu dha asnjë detyrë paraprake, grupi i dytë duhej të mësonte përmendësh një numër nëntëshifror, dhe grupit të tretë iu kërkua të shikonin profile…
Më 30 prill 1993 u krijua World Wide Web, dhe interneti, siç e njohim ne, filloi ngritjen e tij. Tridhjetë vite më vonë, ndikimi i World Wide Web në jetën e përditshme është i pamohueshëm. Nga blerjet në internet, te mediat sociale, apo te motorët e kërkimit, interneti ka transformuar mënyrën se si ndërveprojmë me botën. Por vizioni që qëndron pas internetit, që çdokush mund të reklamojë dhe publikojë pikëpamjet e tij, ka sjellë gjithashtu një mbingarkesë informacioni dhe përhapjen e informacioneve të pavërteta. Korporatat e mëdha digjitale si Google, Apple, Facebook, Amazon dhe Microsoft kontrollojnë strukturën e internetit, duke…
Qeveria Shqiptare, në kuadër të zhvillimeve më fushën e sigurisë kibernetike, ka hartuar Strategjinë e Sigurisë Kibernetike. Kjo strategji bazohet në disa boshte kryesore, duke përfshirë monitorimin e vazhdueshëm të sigurisë kibernetike në nivel kombëtar, dhe bashkëpunimin me institucionet. Në Strategjinë e re të Sigurisë Kibernetike vëmë re përfshirjen edhe të institucioneve private, kryesisht ato qe ofrojnë shërbime sensitive për komunitetin, si energjitika, transporti, apo ekonomisë dhe financës. Në këtë Strategji përfshihen edhe masa administrative penalizuese për institucionet që nuk përditësojnë sistemet, apo nuk raportojnë sulmet potenciale kibernetike. Erion Demiri, nga Technews.al, diskutoi mbi Strategjinë e re të Sigurisë Kibernetike,…
Raportet e reja nga Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve në Mbretërinë e Bashkuar (CMA) tregojnë se Sony nuk ishte e vetmja kompani që kishte shqetësime në lidhje me blerjen e propozuar nga Microsoft të Activision-Blizzard. Sipas vendimit të fundit të CMA për të bllokuar bashkimin, kompani të shumta të industrisë të lojërave besonin se bashkimi i Xbox dhe Activision mund të “dëmtojë seriozisht konkurrencën”. Sony ka qenë një nga kompanitë që ka shprehur publikisht kundërshtimin e tyre ndaj bashkimit, por hetimi i CMA zbuloi se disa kompani të tjera të mëdha të lojrave ndanë shqetësimet e tyre. CMA deklaroi se…
Studiuesit nga Instituti Qualcomm në Universitetin e Kalifornisë kanë krahasuar përgjigjet e shkruara nga mjekët, me ato të shkruara nga ChatGPT. Përgjigjet lidheshin me pyetje shëndetësore të marra nga pacientë realë, për të analizuar rolin që mund të luajnë asistentët AI në kujdesin shëndetësor. Studimi mori në mënyrë rastësore 195 shkëmbime nga AskDocs të Reddit, ku mjekë të verifikuar iu përgjigjen pyetjeve publike. Një panel prej tre profesionistësh të licencuar të kujdesit shëndetësor vlerësoi çdo pyetje me përgjigjet përkatëse, dhe u pa nëse përgjigja e kishte origjinën nga një mjek ose ChatGPT. Ata krahasuan përgjigjet bazuar në cilësinë e informacionit…
Më 30 nëntor 2022, OpenAI publikoi ChatGTP, një chatbot AI që tani është gjerësisht i disponueshëm. Megjithatë, në vetëm disa muaj, Italia ka ndaluar përdorimin e ChatGTP për shqetësimet e privatësisë. Për më tepër, disa aktorë të rëndësishëm të teknologjisë kanë bërë thirrje për një ndalesë në zhvillimin e AI dhe studiuesit kanë hamendësuar mundësinë e nisjes së sulmeve kibernetike në qendrat e të dhënave të lidhura me AI. Këto ngjarje kanë sjellë në qendër të vëmendjes rritjen e shpejtë të AI dhe ndikimet e saj të mundshme në shoqërinë njerëzore dhe ekonomitë globale. Ekonomistët kanë studiuar ndikimin e AI…

