Bashkohuni në Newsletter

    Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj

    What's Hot

    Apple paralajmëron politikanët gjermanë: iPhone-t e tyre mund të jenë përgjuar

    November 2, 2026

    Getty Images shpall falimentimin, inteligjenca artificiale trondit industrinë e fotografisë

    November 2, 2026

    GTA 6 del më 19 nëntor, nis numërimi mbrapsht për lojën më të shumëpritur

    November 2, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Tech
    • Gadgets
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    Technews.alTechnews.al
    • Home
    • Tech

      Getty Images shpall falimentimin, inteligjenca artificiale trondit industrinë e fotografisë

      November 2, 2026

      Vjen supriza e hidhur/ Dyfishohet taksa e makinave, për elektriket vendoset 165 euro taksë në vit

      October 29, 2026

      Sulm kibernetik ndaj administratës tatimore në Belgjikë, ndërpriten shërbimet online

      October 29, 2026

      “Askush nuk na dëgjoi” – Pse Gen Z po udhëheq protestat në të gjithë Europën?

      October 28, 2026

      Si mediat shqiptare mashtrojnë me “vdekjet” e personazheve publike

      October 27, 2026
    • Mobiles

      Apple paralajmëron politikanët gjermanë: iPhone-t e tyre mund të jenë përgjuar

      November 2, 2026

      “SMS i vdekjes”: Një mesazh i padukshëm mund të bllokojë telefonat Android dhe të ndërpresë thirrjet e urgjencës

      October 30, 2026

      iPhone 18 Pro Max vs. iPhone 17 Pro Max: Çfarë ka ndryshuar dhe a ia vlen modeli i ri?

      October 28, 2026

      Samsung Galaxy Z Fold8 dhe Fold8 Ultra, shitjet në Europë rriten me 45% krahasuar me Fold7

      October 27, 2026

      Blerësit e hershëm të iPhone Duo raportojnë dëmtime të ekranit të brendshëm

      October 26, 2026
    • Gadgets

      Fotot e fëmijëve në Instagram mund të përdoren nga AI pa leje: Rasti i Meta ngre alarmin për privatësinë

      October 29, 2026

      Si funksionon “Dollapi Inteligjent”, shpikja e gjimnazistëve të “Petro Nini Luarasit”?

      October 23, 2026

      CUDY Switch Review: 3 pajisje për rrjete të vogla, shpejtësi 2.5 Gbps dhe sisteme profesionale PoE

      October 23, 2026

      Meta në telashe me privatësinë: Agjenti AI Muse ekspozon të dhënat personale dhe financiare të përdoruesve

      October 21, 2026

      TrueWave Garden Speaker Review: Altoparlanti për ambiente të jashtme që kombinon cilësinë e zërit me dizajnin në formë guri

      October 13, 2026
    • Gaming

      GTA 6 del më 19 nëntor, nis numërimi mbrapsht për lojën më të shumëpritur

      November 2, 2026

      Sony përballet me një sfidë të re: Lojërat e PlayStation 5 po bëhen të luajtshme edhe në kompjuter

      October 9, 2026

      “Trump Arcade”: Shtëpia e Bardhë kthen politikat e Trump në video-lojëra

      September 4, 2026

      Gjithçka që dihet për GTA 6 – pamjet e reja, grafikat dhe detajet që po çmendin fansat

      September 1, 2026

      A rrezikon GTA 6 të ndalohet në disa shtete? Ja çfarë dihet deri më tani

      August 7, 2026
    • AI

      Artistët po fshijnë veprat nga rrjetet sociale: AI po riprodhon artin e tyre pa leje dhe pa shpërblim

      November 2, 2026

      Suedia ndalon përdorimin e ChatGPT dhe Claude në institucionet qeveritare për arsye sigurie

      October 30, 2026

      Claude mund t’u tregojë shefave kur punonjësit përdorin AI për çështje personale

      October 30, 2026

      A mund të korruptohet inteligjenca artificiale? Ja disa raste që tregojnë se si AI mund të manipulohet

      October 29, 2026

      Fotot e fëmijëve në Instagram mund të përdoren nga AI pa leje: Rasti i Meta ngre alarmin për privatësinë

      October 29, 2026
    • Social Media

      Instagram sfidon YouTube: Së shpejti video deri në 90 minuta dhe mundësi për t’i parë në televizor

      October 28, 2026

      Si mediat shqiptare mashtrojnë me “vdekjet” e personazheve publike

      October 27, 2026

      Norvegjia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç, kufizimet mund të përfshijnë edhe Roblox dhe aplikacionet e komunikimit

      October 27, 2026

      Miratohet ligji për të drejtat e autorit, Youtube, Facebook e TikTok do të kenë përfaqësues ligjor në Shqipëri

      October 26, 2026

      Qindra protestues rrethojnë zyrat e Meta-s në Brazil, portretizojnë Mark Zuckerberg si djallin

      October 23, 2026
    • Apps

      Revolut pëson ndërprerje globale: Miliona përdorues mbeten pa akses në llogaritë dhe kartat bankare

      October 26, 2026

      Administrata Trump urdhëron ndalimin e DeepSeek në agjencitë federale amerikane

      October 22, 2026

      WhatsApp përgatit ndryshime të mëdha, kanalet mund të zhvendosen te bisedat

      October 8, 2026

      Ndryshim i rëndësishëm për e-Albania nga 1 tetori: Ja çfarë duhet të dinë të gjithë përdoruesit

      September 24, 2026

      Snapchat mund të vendosë kufi për kohën e adoleshentëve: “Duam të jemi pjesë e zgjidhjes”

      September 22, 2026
    Technews.alTechnews.al
    Home » Typography Elements » “Project Panama”, si Anthropic skanoi dhe shkatërroi miliona libra për të trajnuar AI-në
    Artificial Intelligence

    “Project Panama”, si Anthropic skanoi dhe shkatërroi miliona libra për të trajnuar AI-në

    Sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatë, Anthropic shpenzoi dhjetëra milionë dollarë për të blerë libra të përdorur në sasi të mëdha nga kompani si Better World Books dhe World of Books.
    Tech ExpertBy Tech ExpertAugust 3, 2026Updated:August 3, 2026No Comments3 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    AI destroying books
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një projekt i brendshëm sekret i kompanisë Anthropic, i quajtur “Project Panama”, zbulon se kompania bleu dhe shkatërroi miliona libra fizikë për t’i kthyer në të dhëna trajnimi për modelet e saj të Inteligjencës Artificiale. Dokumentet u bënë publike gjatë një procesi gjyqësor për shkelje të të drejtave të autorit.

    Makineri hidraulike që presin shtyllën kurrizore të librave, skanerë industrialë që përpunojnë mijëra faqe në orë dhe kamionë që transportojnë letrën për riciklim. Kjo ishte mënyra se si Anthropic ndërtoi një bazë private të dhënash për trajnim, sipas dokumenteve të brendshme të publikuara në një proces gjyqësor federal në SHBA.

    Në një nga dokumentet, kompania e përshkruan “Project Panama” si një përpjekje për të “skanuar në mënyrë shkatërruese të gjithë librat në botë”, ndërsa një shënim tjetër shton: “Nuk duam që të bëhet e ditur se po punojmë për këtë.”

    Lexo edhe: Kompanitë e AI-së po blejnë libra të vjetër për të trajnuar modelet e tyre, dhe më pas i shkatërrojnë

    Si funksiononte “Project Panama”

    Sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatë, Anthropic shpenzoi dhjetëra milionë dollarë për të blerë libra të përdorur në sasi të mëdha nga kompani si Better World Books dhe World of Books.

    Procesi ishte i standardizuar:

    -shtylla kurrizore e librit hiqej me makineri hidraulike;
    -faqet kalonin në skanerë industrialë me shpejtësi të lartë;
    -letra dërgohej për riciklim;
    -versioni digjital ruhej në një arkiv privat për trajnim të modeleve të inteligjencës artificiale.

    Sipas dokumenteve, infrastruktura ishte projektuar për të përpunuar deri në 2 milionë libra në vetëm gjashtë muaj, ose rreth 11 mijë libra në ditë. Anthropic vlerësonte se mund të siguronte rreth 40 milionë tituj, nga një total prej rreth 130 milionë librash unikë të botuar në botë.

    Lexo edhe: OpenAI prezanton “Astra”, modelin e ri të AI-së që zgjidhi 10 probleme matematikore të pazgjidhura prej dekadash

    Korpusi i krijuar nuk është i aksesueshëm për publikun, bibliotekat apo autorët dhe përdoret vetëm për trajtimin e modeleve të kompanisë.

    Vendimi i gjykatës: libra të blerë, jo libra të piratuar

    Çështja u bë pjesë e një procesi gjyqësor për të drejtat e autorit, ku gjykata bëri një dallim të rëndësishëm mes librave të piratuar dhe atyre të blerë ligjërisht.

    Sipas dokumenteve, përpara nisjes së “Project Panama”, Anthropic kishte trajnuar modelet e saj edhe me miliona libra elektronikë të marrë nga biblioteka pirate në internet, pa leje dhe pa kompensuar autorët. Kjo praktikë ishte pjesë e padisë që çoi në një marrëveshje prej 1.5 miliardë dollarësh, një nga më të mëdhatë të lidhura me të dhënat e trajnimit të Inteligjencës Artificiale.

    Gjykatësi federal William Alsup vendosi se përdorimi i librave të blerë ligjërisht dhe të skanuar për trajnim mund të konsiderohet “fair use” (përdorim i drejtë), pasi përmbajtja përdoret për një qëllim transformues dhe jo si zëvendësim i veprës origjinale. Në thelb, gjykata bëri dallimin mes mbajtjes së kopjeve pirate dhe skanimit të një libri të blerë, edhe nëse ai shkatërrohet gjatë procesit.

    Debati për trashëgiminë kulturore

    Rasti ka nxitur debat për mënyrën se si kompanitë e Inteligjencës Artificiale po sigurojnë materialet për trajnim. Ndryshe nga projekti Google Books, i cili krijoi një indeks të kërkueshëm për publikun dhe bibliotekat, arkiva e krijuar nga Anthropic mbetet plotësisht private dhe nuk ofron asnjë përfitim publik.

    Kritikët argumentojnë se një libër fizik, nëse ruhet siç duhet, mund të mbijetojë për shekuj, ndërsa modelet e inteligjencës artificiale përditësohen ose zëvendësohen brenda pak vitesh. Ata paralajmërojnë se, nëse praktika e blerjes, skanimit dhe shkatërrimit të librave konsiderohet rruga më e sigurt ligjore për trajnim, kërkesa për libra të përdorur mund të rritet ndjeshëm, duke ndikuar edhe në tregun e librarive dhe bibliotekave.

    Yahoo

    featured
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Tech Expert

    Related Posts

    Getty Images shpall falimentimin, inteligjenca artificiale trondit industrinë e fotografisë

    November 2, 2026

    GTA 6 del më 19 nëntor, nis numërimi mbrapsht për lojën më të shumëpritur

    November 2, 2026

    Artistët po fshijnë veprat nga rrjetet sociale: AI po riprodhon artin e tyre pa leje dhe pa shpërblim

    November 2, 2026

    “SMS i vdekjes”: Një mesazh i padukshëm mund të bllokojë telefonat Android dhe të ndërpresë thirrjet e urgjencës

    October 30, 2026
    Add A Comment

    Leave A Reply Cancel Reply

    Editors Picks

    Getty Images shpall falimentimin, inteligjenca artificiale trondit industrinë e fotografisë

    November 2, 2026

    GTA 6 del më 19 nëntor, nis numërimi mbrapsht për lojën më të shumëpritur

    November 2, 2026

    Artistët po fshijnë veprat nga rrjetet sociale: AI po riprodhon artin e tyre pa leje dhe pa shpërblim

    November 2, 2026

    “SMS i vdekjes”: Një mesazh i padukshëm mund të bllokojë telefonat Android dhe të ndërpresë thirrjet e urgjencës

    October 30, 2026
    Top Reviews
    9.1

    9 mënyra për të rregulluar gabimin e pritjes për aktivizim në iMessage dhe FaceTime

    By Tech Expert
    8.9

    Apple Pencil është lapsi më i mirë për përdoruesit e iPad – ja çfarë të merrni dhe si ta përdorni

    By Tech Expert
    8.9

    Apple po kalon plotësisht në USB-C, pasi teknologjia e karikimit është vendosur të vijë në iPhone. Ja çfarë do të thotë për përdoruesit.

    By Tech Expert
    Technews.al
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    • Home
    • Tech
    • Kategori
    • Kontakt
    © 2026 Designed by Technews.al

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.