Author: Tech Expert

Amazon po përfiton nga avantazhet e inteligjencës artificiale (AI) për të përshpejtuar procesin e dërgesave të produkteve të saj, duke zvogëluar distancën midis produkteve dhe klientëve, sipas intervistës së një drejtuesi të lartë të Amazon me CNBC. Stefano Perego, Zëvendës President i Shërbimit ndaj Klientit dhe Shërbimeve Operacinale për Amerikën e Veriut dhe Evropën në Amazon, diskutoi mbi përdorimin e AI nga kompania në logjistikë. Transporti, veçanërisht në hartimin dhe planifikimin e rrugës, duke marrë parasysh variablat si moti, është një fushë ku AI mund të luajë një rol vendimtar, tha Perego. Për më tepër, AI ndihmon klientët në gjetjen…

Read More

Ndërsa zhvillimi i teknologjisë së AI vazhdon të habisë, shqetësimet rreth ndikimit të mundshëm të imazheve, apo videove të gjeneruara nga AI në shoqëri po fillojnë të shfaqen.  Megjithatë, shembujt e fundit viralë tregojnë se nuk kemi arritur ende në fazën ku përmbajtjet e krijuara nga AI mund të kërcënojnë përmbajtjet e krijuara nga njerëzit.  Një shembull i kësaj situate është një reklamë e një kompanie birre e krijuar nga AI, e titulluar “Synthetic Summer”, e cila ka nxitur shumë diskutime gjatë fundjavës. https://youtu.be/YlY-iNrqFDo Videoja prej 30 sekondash bëri debutimin e saj në Instagram rreth një javë më parë, e…

Read More

Sistemet elektronike të votimit kanë fituar një miratim të gjerë në mbarë globin, duke premtuar efikasitet, saktësi dhe transparencë në procesin zgjedhor. Megjithatë, këto sisteme nuk janë të imunizuara ndaj manipulimeve dhe problematikave mbi sigurinë. Në këtë artikull, ne do të thellohemi në raste kur sistemet elektronike të votimit janë manipuluar, duke ngritur shqetësime për integritetin e zgjedhjeve, dhe nevojën për masa të forta sigurie. Një nga rastet më të hershme dhe më të spikatura të manipulimit elektronik të votimit ndodhi në Venezuelë, gjatë referendumit të vitit 2004 kundër presidentit të atëhershëm, Hugo Chavez. Opozita pretendoi se makineritë elektronike të…

Read More

Metaverse, dikur e shpallur si e ardhmja e internetit, po përjeton një moment të vështirë, pasi është braktisur nga bota e biznesit. Koncepti, i lindur në vitin 2021, kur Facebook u riemërua në Meta, nuk arriti të përmbushte premtimet e mëdha, pasi i mungonte një vizion i qartë, duke çuar përfundimisht në rënien e tij. Ndërsa industria e teknologjisë e zhvendosi fokusin e saj te AI, fati i Metaverse filloi të vulosej. Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook (tani Meta), pretendoi se Metaverse do të revolucionalizonte mënyrën se si ne ndërveprojmë në internet. Megjithatë, teknologjia nuk arriti të përmbushë pritshmëritë e…

Read More

Skocia do të pilotojë rrjetin e parë të autobusëve pa shoferë në Mbretërinë e Bashkuar, javën e ardhshme. Megjithatë, drejtuesit e mjeteve do të jenë përsëri të pranishëm në timon, të gatshëm për të marrë kontrollin në rast emergjence. Ky shërbim novator, i operuar nga Stagecoach, synon të transportojë 10,000 pasagjerë në javë, përgjatë një rruge prej 22.5 kilometrash, duke përdorur pesë autobusë autonome. Ky do të jetë shërbimi i parë i automatizuar i autobusëve lokalë në botë, sipas operatorit. Megjithëse autobusët do të udhëtojnë me shpejtësi të reduktuar, një shofer sigurie do të jetë në bord për të respektuar…

Read More

Tregu global i DRAM-it ka përjetuar sfida të rëndësishme kohët e fundit, pasi të ardhurat e kompanive kanë arritur nivelet më të ulëta prej më shumë se një dekade. Kjo rënie ka shtyrë kompanitë kryesore në industri, duke përfshirë SK Hynix, Micron dhe Nanya, të përshpejtojnë planet e tyre të shkurtimit të pozicioneve të punës, dhe kërkimit të mënyrave për të ulur kostot e prodhimit. Një ndër kompanitë më të mëdha në këtë treg, Samsung, është përballur gjithashtu me një rënie të fitimeve, pasi kërkesa për pajisje memorieje mbetet e ulët, kryesisht për shkak të reduktimit të shpenzimeve për përditësimet…

Read More

Votimi elektronik, prej disa vitesh, është temë diskutimi në arenën politike. Ideja e përdorimit të teknologjisë për të thjeshtuar procesin e votimit është vlerësuar si një zgjidhje për shumë nga problematikat që kanë metodat tradicionale të votimit. Megjithatë, votimi elektronik është ende një temë e diskutueshme, dhe shumë ekspertë janë të ndarë nëse ky model votimi është i zbatueshëm për demokracinë moderne. Një ndër avantazhet kryesore të votimit elektronik është se ai mund të thjeshtojë procesin e votimit, duke e bërë atë më të shpejtë dhe më efikas. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në zgjedhje ku numri i madh i…

Read More

Humane, një startup teknologjik i cili ka qenë shumë i diskutuar gjatë vitit të fundit, më në fund ka dhënë një paraqitje të shkurtër të asaj që ata do të prezantojë në treg. Në një bisedë në TED Talks, bashkëthemeluesi i Humane, Imran Chaudhri, shfaqi pajisjen AI, e cila synon të zëvendësojë telefonat inteligjentë. Ndërsa disa pjesë të videos ishin bërë publike në internet, videoja e plotë 13-minutëshe tani është në dispozicion për publikun. Pajisja duket të jetë mjaft e vogël, që futet në xhepin e këmishës, me një aparat fotografik, projektor dhe kuti zëri të ngjitur nga sipër. Chaudhri…

Read More

Është publikuar një chatbot i ri, i quajtur CarynAI, i cili sillet si një partner ose partnere virtuale. Ky chatbot mundësohet nga teknologjia e inteligjencës artificiale, dhe regjistrimet e Caryn Marjorie në jetën reale. Caryn Marjorie është një influencuese 23-vjeçare, me 1.8 milionë ndjekës në Snapchat. CarynAI, i cili u publikua në maj si një test privat në aplikacionin Telegram, u mundëson përdoruesve të bisedojnë me një version chatbot të bazuar në zërin e Marjorie, me të cilin mund të diskutojnë çdo gjë, nga planet e tyre të ardhshme, deri te përmbajtjet e ngarkuara seksualisht. CarynAI kushton 1 dollarë në…

Read More

Disney+ ka humbur 4 milionë abonentë në tremujorin e parë të vitit 2023, duke shënuar rënien e dytë tremujore radhazi. Kjo pasoi rënien e saj të parë gjatë vitit të kaluar. Kompania i vlerësoi humbjet e saj në industrinë e transmetimit në vlerën 400 milionë dollarë, një rënie prej 26% nga viti në vit. Disney+ e mbylli tremujorin me 157 milionë abonentë, më pak se parashikimi paraprak për të pasur 163 milionë abonentë. Disney+ Hotstar, versioni i shërbimit të ofruar në Indi dhe pjesë të Azisë Juglindore, pësoi një rënie prej 4.6 milionë abonentësh, duke sjellë një rënie për periudhën…

Read More