Author: Tech Expert

Nike po përgatitet të sjellë një revolucion në botën e sportit me projektin e saj më të ri, të quajtur “Project Amplify” – një atlete e fuqizuar me motor, që synon t’i ndihmojë njerëzit e zakonshëm të ecin dhe vrapojnë më gjatë me më pak përpjekje. Kompania e përshkruan këtë shpikje si “biçikletën elektrike për këmbët”, pasi ajo “forcon lëvizjet natyrale të këmbës dhe kyçit të këmbës”. Atletet e reja përfshijnë një motor të lehtë, një rrip lëvizës dhe një bateri të rikarikueshme të vendosur në një strukturë karboni. Nike thotë se pajisja mund të vishet edhe pa sistemin elektrik, duke ofruar fleksibilitet për përdoruesit. Sipas kompanisë, këto…

Read More

Autoritetet gjermane kanë mbyllur dy faqe Darknet që shpërndanin mbi 21,000 video me pornografi dhe abuzime seksuale ndaj fëmijëve.  Sipas prokurorëve bavarezë, faqet kishin më shumë se 350,000 përdorues të regjistruar, shumica e të cilëve shikonin përmbajtjen falas, ndërsa disa paguanin 0.001 Bitcoin në muaj për qasje të plotë.  Platforma u “sekuestrua” në shtator pasi u zbulua se operohej nga qendra të të dhënave në Gjermani. Lexo edhe: Kujdes nga mashtruesit në telefon: Ja si ju marrin kontrollin e telefonit dhe si ta dalloni mashtrimin Analiza e serverave të sekuestruar çoi në arrestimin e një 38-vjeçari në Foz do Iguaçu,…

Read More

Mashtrimet përmes telefonit po bëhen më të rafinuara çdo ditë: një thirrje, një mesazh me link, dhe ju ftojnë të instaloni një “aplikacion ndihmës” që në të vërtetë u jep sulmuesve akses në telefonin tuaj — të dhëna, fjalëkalime, dhe madje para. Më poshtë gjeni shpjegimin e rrezikut dhe 5 tregues të qartë që jeni pre e një përpjekjeje mashtrimi, së bashku me këshilla mbrojtjeje dhe hapat që duhet të merrni nëse dyshoni se jeni komprometuar. Çfarë ndodh në këtë mashtrim? Mashtruesi telefonon ose dërgon mesazh dhe pretendon se është nga banka, ofruesi i shërbimit, policia ose një kompani e njohur. Ai/ajo…

Read More

Përdoruesit e Gmail janë paralajmëruar për një sulm të madh që duket se ka lënë të pasigurta deri në 183 milionë llogari email-i. Të dhënat e rrjedhura në internet përfshijnë jo vetëm vetë llogaritë e email-it, por edhe fjalëkalimet që besohet se shoqërohen me këto hyrje. Shkelja mund t’u lejojë hakerëve të hyjnë jo vetëm në llogaritë e email-it, por edhe në të gjitha “log-in”-ët e tjerë që varen nga Gmail. Shkelja ndodhi në prill të këtij viti, por u vu re së fundmi nga “Have I Been Pwned”, një faqe interneti që gjurmon shkeljet e të dhënave në mënyrë…

Read More

Kompania e Inteligjencës Artificiale e Elon Musk, xAI, lansoi versionin e saj të hershëm të Grokipedia të hënën. Bëhet fjalë për një platformë, e cila thuhet se është një enciklopedi e gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale për të konkurruar me Wikipedia-n. Themeluesi miliarder i Tesla-s, i cili e ka kritikuar prej kohësh Wikipedia-n për atë që ai e quan “paragjykim editorial”, më parë e përshkroi Grokipedia-n si një “alternativë më të vërtetë dhe të pavarur”. E mundësuar nga Grok, chatbot-i i xAI-së i trajnuar në të dhëna në kohë reale, platforma synon të riformësojë mënyrën se si krijohet dhe ndahet njohuria…

Read More

Netflix po futet në një epokë të re interaktive. Drejtoresha e teknologjisë (CTO) e kompanisë, Elizabeth Stone, njoftoi në konferencën TechCrunch Disrupt 2025 se platforma do të ofrojë votim në kohë reale për përmbajtjet live, duke i lejuar shikuesit të ndikojnë drejtpërdrejt në atë që po ndodh në ekran. Kjo veçori u testua për herë të parë gjatë emisionit live “Dinner Time Live with David Chang”, ku shikuesit mund të votonin për tema argëtuese si “ton apo grilled cheese”. Netflix thotë se testet treguan angazhim të vazhdueshëm nga publiku, ndaj teknologjia do të zgjerohet së shpejti edhe në rikthimin e programit të…

Read More

Në shkurt të këtij viti, gjigandi shtetëror kinez i mbrojtjes Norinco prezantoi një automjet ushtarak autonom që mund të kryejë operacione mbështetëse në fushëbetejë me shpejtësi deri në 50 kilometra në orë. Ajo që e bën të veçantë këtë makinë, të quajtur Norinco P60, është fakti se fuqizohet nga DeepSeek — modeli i inteligjencës artificiale që konsiderohet si krenaria e sektorit teknologjik kinez. Zyrtarët e Partisë Komuniste e përshkruan lançimin e P60 si një shembull të hershëm se si Pekini po përdor DeepSeek dhe teknologjinë AI për të reduktuar hendekun ushtarak me Shtetet e Bashkuara, në një periudhë kur udhëheqësit e të dy vendeve kanë bërë thirrje për “përgatitje ndaj konfliktit të…

Read More

Jo, nuk është ndonjë metaforë poetike për zhvillimin e teknologjisë — sipas kryeministrit, Diella pritet të “sjellë në jetë” plot 83 fëmijë digjitalë, që do të shërbejnë si asistentë personalë për çdo deputet të Kuvendit të Shqipërisë. Këta “mini Diella”, siç i quajti Rama, do të jenë më shumë se thjesht zëra elektronikë: ata do të regjistrojnë gjithçka që ndodh në sallën e parlamentit, do t’i njoftojnë deputetët për debatet që kanë humbur, dhe madje do t’u sugjerojnë kë duhet të kundërsulmojnë. Po, keni lexuar drejt — nëse një deputet shkon për kafe dhe harron të kthehet në seancë, fëmija i Diellës do ta…

Read More

OpenAI publikoi të dhëna të reja të hënën që ilustrojnë se sa nga përdoruesit e ChatGPT po luftojnë me probleme të shëndetit mendor dhe flasin me chatbot-in e IA-së për këtë. Kompania thotë se 0.15% e përdoruesve aktivë të ChatGPT në një javë të caktuar kanë “biseda që përfshijnë tregues të qartë të planifikimit ose qëllimit të mundshëm vetëvrasës”. Duke pasur parasysh se ChatGPT ka më shumë se 800 milion përdorues aktivë çdo javë, kjo përkthehet në më shumë se një milion njerëz në javë. Kompania thotë se një përqindje e ngjashme e përdoruesve tregon “nivele të larta të lidhjes…

Read More

Gjigandi i mediave sociale Meta ka lançuar të hënën, postime që arkivohen automatikisht 24 orë pasi ngarkohen, të quajtura “postime fantazmë”, në aplikacionin Threads, duke imituar një veçori të njohur të disponueshme në platformat e saj të tjera. Kjo veçori synon të rrisë përdorimin, duke zgjeruar opsionet për përdoruesit për të ndarë postime në aplikacion, të ngjashme me “historitë” e përdorura gjerësisht në Instagram dhe Facebook të Meta-s. Çdo përgjigje ndaj postimeve fantazmë do të dërgohet në kutitë e mesazheve të përdoruesve, duke mos u lejuar përdoruesve të tjerë të shohin se kush ka pëlqyer dhe përgjigjur.”Ju mund të ndani…

Read More