Author: Tech Expert

Instagram po teston një funksion të ri që u jep përdoruesve më shumë kontroll mbi përmbajtjen që shfaqet në “feed”-in e tyre. Opsioni i ri u mundëson përdoruesve të zgjedhin temat që i interesojnë dhe të heqin ato që duan t’i shohin më rrallë. Sipas një postimi të drejtorit të Instagram-it, Adam Mosseri, synimi është t’u ofrohet përdoruesve “më shumë kontroll mbi përvojën e tyre personale” dhe të bëhet “feed”-i më i përshtatshëm. Kjo risi vjen vetëm disa ditë pasi platforma prezantoi historikun e shikimeve të videove Reels (Watch History).  Algoritmi i Instagram-it në masë të madhe përcakton çfarë shohin…

Read More

Në kohën digjitale ku jetojmë, është bërë e zakonshme që prindërit të ndajnë çdo moment të rritjes së fëmijëve të tyre në rrjetet sociale — nga dita e lindjes e deri te hapat e parë, ditëlindjet apo pushimet familjare. Por ajo që shpesh duket si një mënyrë e pafajshme për të ndarë gëzimin me miqtë, mund të kthehet në një rrezik serioz për privatësinë dhe sigurinë e fëmijës. Ekspozimi i hershëm online lë një gjurmë digjitale që mund ta ndjekë fëmijën për vite me radhë. Një nga rreziqet më të mëdha është marrja dhe përdorimi i paautorizuar i fotove. Pasi imazhet publikohen në…

Read More

PayPal po bashkëpunon me OpenAI, duke i lejuar përdoruesit të blejnë produkte direkt përmes chatbot-it të inteligjencës artificiale, ChatGPT. Sipas marrëveshjes, përdoruesit e PayPal do të mund të kryejnë blerje nëpërmjet një sistemi të menjëhershëm pagesash, ndërsa shitësit që përdorin PayPal do të jenë në gjendje të përfundojnë transaksione brenda ChatGPT. Alex Chriss, president dhe CEO i PayPal, deklaroi se kompania synon të krijojë një eksperiencë ku përdoruesit mund të kalojnë “nga biseda te pagesa me vetëm disa klikime”. Përdoruesit do të kenë gjithashtu qasje në portofolin digjital të PayPal gjatë pagesave të menjëhershme, përfshirë llogaritë bankare, balancën dhe kartat…

Read More

Në ditët e fundit, rrjetet sociale, veçanërisht TikTok, janë mbushur me video që tregojnë atletë të njohur në ambiente stërvitjeje apo përpara garave, të gjithë me kufje me tel. Ndërsa në botën e përditshme shumica e njerëzve përdorin kufje wireless, fansat janë habitur pse sportistët më të mëdhenj të botës duket se po i qëndrojnë besnikë teknologjisë së vjetër. Komentuesit në TikTok kanë shpërndarë teori të ndryshme – nga shqetësimet për rrezatimin e Bluetooth-it deri te ideja se kufjet me tel ndihmojnë përqendrimin më mirë. Një nga arsyet kryesore është cilësia dhe qëndrueshmëria e lidhjes. Gjatë përgatitjeve apo ngrohjes përpara garave, atletët nuk mund të…

Read More

Nike po përgatitet të sjellë një revolucion në botën e sportit me projektin e saj më të ri, të quajtur “Project Amplify” – një atlete e fuqizuar me motor, që synon t’i ndihmojë njerëzit e zakonshëm të ecin dhe vrapojnë më gjatë me më pak përpjekje. Kompania e përshkruan këtë shpikje si “biçikletën elektrike për këmbët”, pasi ajo “forcon lëvizjet natyrale të këmbës dhe kyçit të këmbës”. Atletet e reja përfshijnë një motor të lehtë, një rrip lëvizës dhe një bateri të rikarikueshme të vendosur në një strukturë karboni. Nike thotë se pajisja mund të vishet edhe pa sistemin elektrik, duke ofruar fleksibilitet për përdoruesit. Sipas kompanisë, këto…

Read More

Autoritetet gjermane kanë mbyllur dy faqe Darknet që shpërndanin mbi 21,000 video me pornografi dhe abuzime seksuale ndaj fëmijëve.  Sipas prokurorëve bavarezë, faqet kishin më shumë se 350,000 përdorues të regjistruar, shumica e të cilëve shikonin përmbajtjen falas, ndërsa disa paguanin 0.001 Bitcoin në muaj për qasje të plotë.  Platforma u “sekuestrua” në shtator pasi u zbulua se operohej nga qendra të të dhënave në Gjermani. Lexo edhe: Kujdes nga mashtruesit në telefon: Ja si ju marrin kontrollin e telefonit dhe si ta dalloni mashtrimin Analiza e serverave të sekuestruar çoi në arrestimin e një 38-vjeçari në Foz do Iguaçu,…

Read More

Mashtrimet përmes telefonit po bëhen më të rafinuara çdo ditë: një thirrje, një mesazh me link, dhe ju ftojnë të instaloni një “aplikacion ndihmës” që në të vërtetë u jep sulmuesve akses në telefonin tuaj — të dhëna, fjalëkalime, dhe madje para. Më poshtë gjeni shpjegimin e rrezikut dhe 5 tregues të qartë që jeni pre e një përpjekjeje mashtrimi, së bashku me këshilla mbrojtjeje dhe hapat që duhet të merrni nëse dyshoni se jeni komprometuar. Çfarë ndodh në këtë mashtrim? Mashtruesi telefonon ose dërgon mesazh dhe pretendon se është nga banka, ofruesi i shërbimit, policia ose një kompani e njohur. Ai/ajo…

Read More

Përdoruesit e Gmail janë paralajmëruar për një sulm të madh që duket se ka lënë të pasigurta deri në 183 milionë llogari email-i. Të dhënat e rrjedhura në internet përfshijnë jo vetëm vetë llogaritë e email-it, por edhe fjalëkalimet që besohet se shoqërohen me këto hyrje. Shkelja mund t’u lejojë hakerëve të hyjnë jo vetëm në llogaritë e email-it, por edhe në të gjitha “log-in”-ët e tjerë që varen nga Gmail. Shkelja ndodhi në prill të këtij viti, por u vu re së fundmi nga “Have I Been Pwned”, një faqe interneti që gjurmon shkeljet e të dhënave në mënyrë…

Read More

Kompania e Inteligjencës Artificiale e Elon Musk, xAI, lansoi versionin e saj të hershëm të Grokipedia të hënën. Bëhet fjalë për një platformë, e cila thuhet se është një enciklopedi e gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale për të konkurruar me Wikipedia-n. Themeluesi miliarder i Tesla-s, i cili e ka kritikuar prej kohësh Wikipedia-n për atë që ai e quan “paragjykim editorial”, më parë e përshkroi Grokipedia-n si një “alternativë më të vërtetë dhe të pavarur”. E mundësuar nga Grok, chatbot-i i xAI-së i trajnuar në të dhëna në kohë reale, platforma synon të riformësojë mënyrën se si krijohet dhe ndahet njohuria…

Read More

Netflix po futet në një epokë të re interaktive. Drejtoresha e teknologjisë (CTO) e kompanisë, Elizabeth Stone, njoftoi në konferencën TechCrunch Disrupt 2025 se platforma do të ofrojë votim në kohë reale për përmbajtjet live, duke i lejuar shikuesit të ndikojnë drejtpërdrejt në atë që po ndodh në ekran. Kjo veçori u testua për herë të parë gjatë emisionit live “Dinner Time Live with David Chang”, ku shikuesit mund të votonin për tema argëtuese si “ton apo grilled cheese”. Netflix thotë se testet treguan angazhim të vazhdueshëm nga publiku, ndaj teknologjia do të zgjerohet së shpejti edhe në rikthimin e programit të…

Read More