Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
A mund ta bëjnë organet virtuale kirurgjinë me rrezik të lartë më të sigurt? Teknologjitë e reja u japin kirurgëve mundësinë të eksplorojnë modele tredimensionale të organeve të pacientëve përmes syzeve VR, duke “prerë” në model me mjete virtuale përpara se të fillojë ndërhyrja reale. Kirurgët mund të jenë së shpejti në gjendje të kryejnë operacione komplekse pa prekur pacientin. Një nënë që dhuron një pjesë të mëlçisë për foshnjën e saj të sëmurë, për shembull, mund t’i nënshtrohet një procedure më të parashikueshme, sepse mjekët do ta kenë studiuar paraprakisht organin në 3D, duke e rrotulluar, ndarë dhe analizuar…
Google kohët e fundit lansoi modelin Gemini 3 Pro AI, si dhe Nano Banana Pro i cili është bazuar në të. Që nga fillimi, përdoruesit falas të Gemini morën qasje në deri në pesë kërkesa në ditë, që ishte i njëjti limit i zbatuar më parë për Gemini 2.5 Pro. Përveç kësaj, përdoruesit falas mund të përdornin edhe Nano Banana Pro me tre imazhe në ditë. Megjithatë, në ditët e fundit kompania i ka përditësuar këto kufizime dhe gjërat janë bërë më të errëta. Uebfaqja zyrtare thotë vetëm se ju merrni “Qasje Bazë” në Gemini 3 Pro nëse nuk keni planet…
Australia sapo mori një nga vendimet më dramatike dixhitale të dekadës, dhe e gjithë bota po e shikon. Duke filluar nga 10 dhjetori 2025, çdo platformë e madhe duhet të bllokojë këdo nën 16 vjeç që të ketë një llogari në mediat sociale. Instagram, TikTok, Snapchat, YouTube, Facebook, X, të gjitha. Dhe nëse nuk arrijnë ta zbatojnë atë? Gjobat mund të arrijnë në 49.5 milionë dollarë australianë. Për herë të parë, përgjegjësia nuk bie mbi prindërit ose fëmijët. Ajo bie tërësisht mbi platformat. Qëllimi është i qartë: të mbrohen përdoruesit e rinj në një epokë ku transmetimet e mundësuara nga…
Shqipëria sot feston 113– vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. 28 Nëntori për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen njihet si Dita e Flamurit. Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali njoftoi gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë. Po ashtu, u njoftuan edhe shtetet ballkanike: Rumania, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Greqia e Turqia, duke u kërkuar njohjen e pavarësisë, si rrjedhojë e natyrshme e vullnetit të popullit shqiptar. Më 28 Nëntor,…
ChatGPT, ashtu si shumë chatbot-e, paraqitet si një asistent personal. Por midis shumë gjërave që e ngatërrojnë, një është veçanërisht e çuditshme: nuk mund të tregojë kohën. Kur ChatGPT pyetet sa është ora, nuk jep përgjigje të saktë, shkruan the Verge. “Nuk kam qasje në orën në kohë reale të pajisjes suaj ose në vendndodhjen tuaj, kështu që nuk mund të them kohën e saktë lokale për ju”, thotë shpesh chatbot-i. Ndonjëherë kërkon specifikimin e një qyteti ose zone kohore, vetëm për të zbuluar se nuk mund ta kontrollojë kohën as në atë mënyrë. Problemi i kohës ngrihet shpesh në forumet…
Bashkimi Europian pritet të ndërmarrë hapin më të fortë deri tani kundër gjigantëve aziatikë të tregtisë online Shein, AliExpress dhe Temu. Nesër, më 26 nëntor, Parlamenti Europian në Strasburg do të votojë një projektrezolutë që i bën thirrje Komisionit të BE-së të ndërhyjë për bllokimin e këtyre platformave, duke argumentuar se ato shkelin rregullat europiane dhe lejojnë qarkullimin e produkteve të paligjshme. Ky zhvillim vjen pas një hetimi tronditës të autoriteteve franceze ndaj Shein, ku u gjetën materiale të paligjshme pornografike me fëmijë, duke shkaktuar reagim të fuqishëm publik dhe presion mbi institucionet e BE-së. Thirrja e eurodeputetëve: Bllokim i…
Duke folur në Takimin Vjetor të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Davos, Kryeministri Sanchez bëri një sulm 17-minutësh kundër mediave sociale dhe kompanive të mëdha të teknologjisë duke i cilësuar si të rrezikshme për demokracitë, ndërsa prezantoi tre zgjidhje:Në fjalimin e tij të posaçëm, Kryeministri spanjoll fajësoi kompanitë e mediave sociale për “transformimin tonë në një shoqëri gjithnjë e më të ndarë dhe të lehtë për t’u manipuluar”, ndërsa pretendoi se tre propozimet e tij do të paraqisnin një zgjidhje. Detyroni platformat e mediave sociale të lidhin llogaritë e përdoruesve me portofolin e identitetit dixhital të BE-së dhe t’i japin…
Shqipëria ka boshllëqe të mëdha në politikat e inteligjencës artificiale (AI) për shëndetësinë, tregon një raport i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që trajton përfitimet që kanë shërbimet shëndetësore nga përdorimi i AI. Sipas OBSH-së, Shqipëria renditet ndër vendet me përparime minimale në ndërtimin e një kuadri të sigurt dhe funksional për përdorimin e inteligjencës artificiale (AI) në shëndetësi. Dokumenti thekson se, ndërsa vendet e tjera po avancojnë me politika, certifikime dhe mekanizma mbrojtës për pacientët, Shqipëria ka vetëm një element të dokumentuar të këtij kuadri. Të dhënat tregojnë se Shqipëria ka zbatuar vetëm procesin e certifikimit të…
Gordon Murray’s S1 LM ka bërë histori duke u shitur për 20.63 milionë dollarë (rreth 17.9 milionë euro), duke u kthyer në makinën e re më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në ankand. Ankandi u zhvillua në Las Vegas gjatë fundjavës së Formula 1, ku kjo makinë ultra e rrallë ndezi një garë të fortë ofertash mes koleksionistëve. S1 LM është një nga vetëm pesë njësi të prodhuara, të gjitha të blera fillimisht nga një koleksionist misterioz, i cili vendosi të shesë njërën prej tyre. Spektakli nisi që me mbërritjen e makinës, e cila u soll me helikopter për një…
“Kur njerëzit ta shohin, do të thonë: ‘kaq është?… Është kaq e thjeshtë.’” Kështu e përshkruan CEO i OpenAI, Sam Altman, reagimin që ai pret nga publiku kur të prezantohet për herë të parë pajisja e re harduerike e kompanisë. Kjo pajisje është rezultat i bashkëpunimit mes OpenAI dhe ish-kryedesignerit të Apple, Jony Ive. Deri tani dihet shumë pak për produktin, përveç thashethemeve se do të jetë “pa ekran” dhe me përmasa të vogla për t’u mbajtur në xhep. Më herët gjatë këtij viti, OpenAI bleu startup-in e dizajnit të Ive, io, me synimin për t’i sjellë masave një formë të re…

