Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
Katedralja “Notre Dame” në Paris do të paraqitet në platformë digjitale nga gjiganti amerikan i teknologjisë “Microsoft”, me qëllim zbulimin e çdo detaji të skulpturave të saj gotike.Projekti pritet të zgjasë të paktën një vit dhe të kushtojë disa milionë dollarë, i tha sot revistës “Le Point”presidenti i “Microsoft-it, Brad Smith.Duke ndjekur shembullin e projekteve të mëparshme të digjitalizimit, si ai i Bazilikës së Shën Pjetrit në Romë, katedralja do të skanohet me teknologji shumë të avancuar për t’u ruajtur në mënyrë digjitale për brezat e ardhshëm. Monumenti i famshëm i Parisit rihapi dyert në dhjetor pas një zjarri shkatërrues…
Netflix ka përdorur Inteligjencën Artificiale për herë të parë në një nga serialet e tij origjinale, sipas deklaratave të bashkë-CEO-së së platformës, Ted Sarandos.Ai argumentoi se kjo teknologji kontribuon në krijimin e prodhimeve më të mira dhe më të lira. Siç njoftoi ai, seriali argjentinas i fantastikës shkencore ” The Eternaut ” është prodhimi i parë i platformës në të cilin Inteligjenca Artificiale Gjenetike (IA gjeneruese) është përdorur për të krijuar efekte. Seriali ndjek një grup të mbijetuarish nga një reshje e papritur dëbore që shkatërron gjithçka në rrugën e saj. “Ne mbetemi të bindur se Inteligjenca Artificiale është një…
Inxhinieri i informatikës Erion Demiri ka paralajmëruar ditën e djeshme përmes një postimi në profilin e tij në Facebook mbi një skemë të re mashtrimi që po qarkullon kohët e fundit në Shqipëri. Sipas tij, qytetarët po marrin mesazhe të rreme në emër të “Postës Shqiptare”, ku u kërkohet të paguajnë një tarifë prej 55 lekësh për një dërgesë të supozuar. Ky veprim, sipas Demirit, është një tentativë e qartë për të mashtruar dhe për të përfituar të dhënat personale apo bankare të qytetarëve. Demiri thekson se bëhet fjalë për një skemë phishing, e cila nuk ka asnjë lidhje me…
Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të përgatitjes digjitale në Europë. Një raport i Eurostat-it ka nxjerrë në pah se vetëm 51% e të rinjve shqiptarë të moshës 16–29 vjeç zotërojnë aftësi digjitale bazë, një përqindje dukshëm më e ulët se mesatarja e Bashkimit Evropian, që është 71%. Në vendin tonë, nuk ka dallime gjinore sa i përket zotërimit të këtyre aftësive, si djemtë, ashtu edhe vajzat janë në të njëjtin nivel. Kjo bie në kontrast me situatën në shumicën e vendeve të BE-së, ku vajzat zakonisht kanë aftësi digjitale më të mira se djemtë. Në vitin…
Starlink thuhet se po përgatitet të lansojë gjeneratën e ardhshme të satelitëve vitin e ardhshëm. Sipas kompanisë, e cila është në pronësi të Elon Musk, secili prej satelitëve të rinj është projektuar për të ofruar më shumë se një terabit kapacitet shkarkimi të të dhënave (> 1,000 Gbps), si dhe mbi 200 Gbps kapacitet ngarkimi të dhënash për përdoruesit në Tokë. Lexo edhe: Ukraina kombi i parë evropian që do të lançojë internetin Starlink “Kjo është më shumë se 10 herë kapaciteti i shkarkimit dhe 24 herë kapaciteti i ngarkimit krahasuar me satelitët e gjeneratës së dytë”, thotë Starlink. Starlink…
Njerëzit më të pasur në botë kanë disa gjëra të përbashkëta, por një nga më të spikaturat është se 10 më të pasurit kanë më shumë se 100 miliardë dollarë në emër të tyre. Më të pasurit kanë 200 miliardë dollarë ose më shumë. Këto shuma nuk përbëhen nga para të gatshme në bankë, por janë kryesisht investime, shpesh të disa prej kompanive më të mëdha të tregtuara publikisht, në të cilat edhe publiku i gjerë mund të investojë. Këta miliarderë arritën majat e tyre të larta përmes punës së palodhur, ideve të shkëlqyera, rastësisë dhe shumë planifikimit të kujdesshëm…
Jensen Huang është bashkëthemelues dhe CEO i Nvidia, kompania që ka udhëhequr revolucionin e inteligjencës artificiale (AI) dhe është bërë ndër më të vlefshmet në botë nën drejtimin e tij. Gjatë një vizite në Pekin, Huang u pyet nga një gazetar: “Po të ishe një 22-vjeçar që sapo është diplomuar sot në vitin 2025, por me të njëjtën ambicie si më parë, në cilën fushë do të përqendroheshe?” Ai u përgjigj: “Jenseni i ri, 20-vjeçar, që sapo është diplomuar, me shumë gjasë do të kishte zgjedhur më tepër shkencat fizike sesa shkencat e softuerit,” duke shtuar se ai vetë ishte…
Microsoft ka lëshuar një alarm në lidhje me “sulmet aktive” në softuerin e serverit të përdorur nga agjencitë qeveritare dhe bizneset për të ndarë dokumente brenda organizatave, dhe rekomandoi përditësime sigurie që klientët duhet të aplikojnë menjëherë. FBI tha se është në dijeni të sulmeve dhe po punon ngushtë me partnerët e saj federalë dhe të sektorit privat, por nuk ofroi detaje të tjera. Në një alarm të lëshuar të shtunën, Microsoft tha se dobësitë vlejnë vetëm për serverët SharePoint të përdorur brenda organizatave. Dhe tha se SharePoint Online në Microsoft 365, i cili është në cloud, nuk u godit…
Neal Mohan, CEO i YouTube, doli në skenë këtë javë për të njoftuar se YouTube Shorts tani po grumbullon një shifër marramendëse prej 200 miliardë shikimesh çdo ditë. Ky nuk është gabim shtypi. Është pothuajse tre herë më shumë se 70 miliardë shikime ditore që Shorts po tërhiqte pak më shumë se një vit më parë në mars 2024 – një rritje prej 186% që i vë ambiciet e YouTube për format e shkurtra në hiperaktivitet. Le të jemi të qartë: TikTok, dikur mbreti i padiskutueshëm i videove vertikale, nuk ka publikuar metrika të krahasueshme ditore për njëfarë kohe -…
Një e pesta e eksporteve të Bashkimit Europian ka si destinacion Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çka i bën vendet anëtare veçanërisht të ndjeshme ndaj çdo vendimi të Uashingtonit për rritjen e tarifave doganore. Gjermania, me sektorin e fuqishëm të prodhimit të makinave, dhe Irlanda, me varësinë e saj nga eksportet farmaceutike, renditen si ekonomitë më të rrezikuara në rast të përshkallëzimit të përplasjeve tregtare me SHBA-në. Kur presidenti amerikan Donald Trump vendosi në prill një tarifë të re prej 25% për importet e makinave dhe pjesëve të tyre, analistët identifikuan Gjermaninë si vendin e BE-së me ekspozimin më të…

