Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
Japonia sapo ka realizuar diçka nga një film fantastiko-shkencor. Shpejtësia më e lartë e internetit në botë është 1.02 petabit për sekondë, të cilën e kanë arritur studiuesit në Japoni. Kjo është mjaftueshëm e shpejtë për të shkarkuar biblioteka të tëra me muzikë, filma dhe lojëra në çast. Ky zbulim i madh, i cili përdor teknologjinë ekzistuese të fibrave optike, mund të ndryshojë mënyrën se si njerëzit ndajnë të dhëna në të gjithë botën, si përdorin cloud computing dhe si përdorin inteligjencën artificiale. Lexo edhe: Sa kushton një iPhone në Europë? Vendet ku do të paguani më shumë (dhe më…
Ukraina do të bëhet kombi i parë evropian që do të ofrojë shërbime Starlink kur operatori kryesor Kyivstar të lansojë mesazhet deri në fund të vitit dhe internetin satelitor mobil në mesin e vitit 2026, njoftoi drejtori ekzekutiv Oleksandr Komarov. Testet në terren kanë filluar sipas një marrëveshjeje të fundit të vitit 2024 me konstelacionin komercial të internetit të Space X për të lejuar kompaninë e sipërmarrësit të teknologjisë Elon Musk të lansojë shërbime direkte në celular në vendin e shkatërruar nga lufta, shkruan Reuters. Pajisjet direkte në celular lidhen me satelitë të pajisur me modemë që funksionojnë si një kullë…
Një studim i ri tregon se mënyra si sillemi sot mund të ndikojë në funksionimin e trurit tonë pas dy javësh. Kjo do të thotë që zgjedhjet tona të përditshme nuk ndikojnë vetëm në momentin e tanishëm, por kanë efekt afatgjatë në kujtesën, vëmendjen dhe shëndetin tonë mendor. Studiuesja Ana Triana nga Universiteti Aalto në Finlandë thotë se zakonet e shëndetshme të përsëritura çdo ditë përmirësojnë ndërlidhjet në tru, sidomos në zonat që lidhen me fokusin dhe mendimin. Shumë studime të mëparshme analizojnë trurin vetëm në një moment të caktuar, por ky kërkim tregon se ndikimi i sjelljeve tona mund…
OpenAI është afër lançimit të një shfletuesi të internetit të mundësuar nga inteligjenca artificiale që do të sfidojë Google Chrome, i cili dominon tregun, thanë për Reuters tre persona të njohur me çështjen. Shfletuesi është planifikuar të lançohet në javët e ardhshme, thanë tre nga personat, dhe synon të përdorë inteligjencën artificiale për të ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si konsumatorët shfletojnë uebin. Do t’i japë OpenAI akses më të drejtpërdrejtë në një gur themeli të suksesit të Google: të dhënat e përdoruesve. Nëse miratohet nga 500 milionë përdoruesit aktivë javorë të ChatGPT, shfletuesi i OpenAI mund të ushtrojë presion mbi…
Çmimet e iPhone ndryshojnë ndjeshëm, si globalisht, ashtu edhe brenda Europës dhe kjo lidhet drejtpërdrejt me ndryshimet në taksa, nivele pagash dhe fuqinë blerëse të monedhave vendase. Turqia shquhet si vendi më i shtrenjtë në botë për të blerë një iPhone, ndërsa vendet nordike kryesojnë listën brenda Bashkimit Europian. Nëse jeni duke planifikuar të blini një iPhone në Europë, ia vlen të dini se sa ndryshon çmimi nga një vend në tjetrin. Taksat mbi vlerën e shtuar (TVSH), tarifat doganore dhe forca e monedhave vendase ndikojnë në mënyrë të ndjeshme në çmimin përfundimtar të një iPhone.Megjithatë, nëse e përjashtojmë Turqinë…
Qeveria daneze do të frenojë krijimin dhe përhapjen e deepfakes të gjeneruara nga inteligjenca artificiale duke ndryshuar ligjin e të drejtave të autorit për të siguruar që të gjithë të kenë të drejtën për trupin, tiparet e fytyrës dhe zërin e tyre. Qeveria daneze tha të enjten se do të forcojë mbrojtjen kundër imitimeve dixhitale të identitetit të njerëzve me atë që beson të jetë ligji i parë i këtij lloji në Evropë. Pasi ka siguruar një marrëveshje të gjerë ndërpartiake, departamenti i kulturës planifikon të paraqesë një propozim për të ndryshuar ligjin aktual për konsultim para pushimeve të verës…
Po bëhet gjithnjë e më e mundshme që çdo marrëveshje për shitjen e TikTok mund të nënkuptojë që përdoruesit në SHBA do të duhet të shkarkojnë një aplikacion të ri. Dhe kjo mund të sjellë një përvojë thuajse krejtësisht të ndryshme. Pas shtyrjes së vazhdueshme të zbatimit të një ligji që kërkon nga kompania mëmë e TikTok në Kinë, ByteDance, që ta shesë platformën ose përndryshe të ndalohet në SHBA, presidenti Donald Trump tani thotë se ka një blerës për aplikacionin. Ndërkohë, sipas burimeve të cituara nga The Information, TikTok është në fazën e ndërtimit të një versioni të ri…
Një gjykatë turke ka ndaluar qasjen në pjesë të përmbajtjes së Grokut, chatbot-it të platformës Twitter (X), pasi autoritetet deklaruan se ky inteligjencë artificiale kishte gjeneruar përgjigje që fyenin presidentin Recep Tayyip Erdogan. Sipas agjencisë Reuters, është raportuar gjithashtu se Grok kishte ofenduar Mustafa Kemal Ataturkun, themeluesin e Republikës moderne të Turqisë, si edhe kishte përçmuar vlerat fetare. Preokupimet për anshmëri politike, gjuhë urrejtjeje dhe pasaktësi faktike në chatbot-ët me inteligjencë artificiale janë rritur që nga lançimi i ChatGPT në vitin 2022. Grok më herët është përballur me kritika dhe heqje përmbajtjeje për shkak të deklaratave antisemite dhe lavdërimeve ndaj…
Një robot humanoid me emrin Shuang Shuang mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të një gjimnazi në Kinë, duke theksuar zhvillimin e shpejtë të vendit në fushën e teknologjisë robotike. Pamjet e ngjarjes së mbajtur më 1 korrik në qytetin Fujian tregojnë Shuang Shuang teksa marshon drejt skenës gjatë ceremonisë së diplomimit të gjimnazit “Shuangshi”, në edicionin e tij të 25-të, duke mbajtur një çantë të zbrazët. Roboti u pozicionua përpara stafit akademik të shkollës, i cili ndodhej në podium. Një prej mësuesve u ngrit dhe iu afrua robotit. Nën duartrokitjet e të pranishmëve, ai dhe roboti shtrënguan duart në…
Në epokën e komunikimit digjital, ku WhatsApp, Telegram dhe Messenger dominojnë tregun, po shfaqet një aplikacion i ri që synon të revolucionarizojë mënyrën se si lidhemi me të tjerët. Ai quhet Bitchat dhe premton të sjellë mesazhe pa nevojën e internetit, numrave të telefonit apo serverëve qendrorë. Çfarë është Bitchat?Bitchat është një aplikacion për mesazhe që funksionon nëpërmjet lidhjeve lokale midis pajisjeve, duke përdorur teknologji si Bluetooth, Wi-Fi Direct apo rrjete mesh. Kjo do të thotë që përdoruesit mund të komunikojnë edhe kur nuk kanë qasje në internet apo kur sinjali është i dobët. Si funksionon?Në vend që të kalojë…

