Author: Tech Expert

Në vitin 2011, ish-presidenti Barack Obama e pyeti Steve Jobs pse Apple nuk prodhonte iPhonet në SHBA. Sot, Donald Trump po e risjell këtë debat, duke kërkuar që iPhonet që shiten në Amerikë të prodhohen brenda vendit. Ai ka kërcënuar me një tarifë 25% nëse Apple nuk e zhvendos prodhimin nga vende si India apo Kina. CEO i Apple, Tim Cook, ka thënë së fundmi se shumica e iPhone-ve që do të shiten në SHBA do të vijnë nga India. Megjithatë, ekspertët shprehen se zhvendosja e prodhimit në SHBA do të ishte shumë e vështirë dhe e kushtueshme, pasi vendet…

Read More

Future2Tech, panairi i shumëpritur i inovacionit dhe sipërmarrjes, po rikthehet këtë vit, në datat 2-3 tetor tek Pallati i Kongreseve, me më shumë energji dhe mundësi se kurrë më parë. Ky panair,i organizuar nga Iceberg Exhibitions dhe Albaniatech , është bërë një pikë referimi për të gjithë ata që janë të interesuar në teknologji dhe inovacion, premton të jetë një event që do të sjellë së bashku liderë të industrisë, startupe premtuese dhe investitorë të “etur” për të zbuluar idetë e reja që do të ndryshojnë të ardhmen. Pas suksesit të madh të panaireve të viteve të kaluara, rikthimi i Future2Tech këtë vit është pritur…

Read More

Aplikacioni i njohur për takime, Tinder, ka nisur testimin e një funksioni të ri që lejon përdoruesit të filtrojnë partnerët e mundshëm sipas lartësisë. Ky opsion i ri është aktualisht i disponueshëm vetëm për ata që kanë abonim Gold ose Premium, dhe po shkakton reagime të përziera në rrjet. Funksioni është konfirmuar nga vetë kompania për mediat teknologjike, duke theksuar se bëhet fjalë për një test global. Ndërkohë, përdoruesit me abonime të zakonshme nuk do ta kenë këtë mundësi, duke e kufizuar aksesin tek një grup më i ngushtë përdoruesish. Sipas informacioneve, ky filtër nuk bllokon automatikisht profilet që nuk…

Read More

Në shkurt, Elijah “Eli” Heacock mori një mesazh shqetësues nga një person anonim i cili dërgoi foto nudo të adoleshentit nga Kentucky dhe dyshohet se e kërcënoi se do t’ua jepte miqve dhe familjes nëse nuk do i jepte 3,000 dollarë. Ato foto u gjeneruan nga inteligjenca artificiale. Nuk është e qartë nëse Elijah e dinte apo jo se ishin të rreme. Më 28 shkurt, 16-vjeçari nga Glasgow, Kentucky, vdiq nga një plagë me armë zjarri e shkaktuar vetë, në një spital lokal. Ndërsa prindërit e tij ishin pranë shtratit të tij, ata zbuluan një seri fotosh shqetësuese në telefonin…

Read More

Me përafërsisht një miliard anëtarë, LinkedIn është burimi më i rëndësishëm për krijimin e markës personale. Megjithatë, edhe pas dy dekadash ekzistencë, shumë profesionistë nuk e kanë zotëruar këtë platformë të domosdoshme për menaxhimin e karrierës, duke humbur një mundësi të artë për të dhënë një përshtypje të parë profesionale. Ja disa nga gabimet më të mëdha që duhet të shmangni: 1. Mungesa e fjalëve kyçe në titullin tuaj  Titulli juaj në LinkedIn duhet të përmbajë fjalët kyçe që dëshironi të lidhen me ju. Çdo person që viziton profilin tuaj duhet të kuptojë menjëherë rolin dhe ekspertizën tuaj. Për shembull,…

Read More

Google do të organizojë ngjarjen e tij të zakonshme “Made by Google” më 20 gusht 2025, dhe pritet që pikërisht në këtë datë të prezantohet edhe Pixel Watch 4, megjithëse kjo e fundit ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, sipas raportimeve nga Android Headlines. Vlen të përmendet se javën e kaluar, Google u ka dërguar ftesa disa prej “superfansave” të Pixel-it, duke i ftuar t’i shohin pajisjet e reja më herët se të tjerët – konkretisht më 25 qershor. Kjo ka bërë që shumëkush të mendojë se Pixel 10 do të prezantohet më herët këtë vit, por kjo nuk është e…

Read More

Sipas raportimeve, kompania po mendon të rrisë çmimin e modeleve të reja për të kompensuar ndikimin e tarifave të vendosura nga ish-presidenti Donald Trump për produktet e prodhuara në Kinë. Por për të shmangur zemërimin e Trump dhe kritikën publike, Apple mund të përdorë një strategji më të zgjuar: ta lidhë rritjen e çmimit me përmirësime teknologjike, si veçori të reja me inteligjencë artificiale apo rritje të memories. Kjo do të thotë që çmimi në letër mund të mbetet i njëjtë, por versionet më të avancuara do të kushtojnë më shumë. Gjithashtu, Apple pritet të prezantojë një model të ri…

Read More

Pas tetë vitesh nga prezantimi i Switch-it të parë, Nintendo ka sjellë më në fund pasardhësin e tij: Switch 2. Konsola e re është hedhur në treg sot në të gjithë botën dhe ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm mes fansave. Vetëm në Japoni, 2.2 milionë persona aplikuan përmes shortit për të siguruar një njësi, ndërsa në SHBA, shumë dyqane hapën dyert në mesnatë për t’i shërbyer klientëve të zjarrtë. Switch 2 kushton 450 dollarë dhe ndjek të njëjtën formulë si paraardhësi: mund të luhet në dorë, mbi tavolinë ose në TV kur lidhet me dokun. Megjithatë, përveç kësaj fleksibiliteti të…

Read More

Përditësimi më i fundit i aplikacionit YouTube ka ndërprerë zyrtarisht mbështetjen për disa modele më të vjetra të iPhone, iPad dhe iPod Touch. Pajisjet që nuk mund të përdorin iOS 16 ose iPadOS 16 nuk mund ta instalojnë ose përdorin më aplikacionin YouTube. Përdoruesit e këtyre pajisjeve tani do të duhet të mbështeten në versionin celular të shfletuesit të tyre për të hyrë në YouTube. Përditësimi i versionit 20.22.1 të YouTube ka vendosur kërkesa të reja minimale të sistemit operativ. Çdo pajisje që nuk i plotëson këto kërkesa ka humbur qasjen në aplikacion. Pajisjet e prekura janë: iPhone 6s iPhone…

Read More

Pavarësisht rasteve të shumta ku avokatët janë ndëshkuar për përdorimin e informacionit të pasaktë të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, shumë prej tyre vazhdojnë të përdorin mjete si ChatGPT për kërkime ligjore. Arsyeja kryesore? Koha. Apo më mirë, mungesa e saj. Në një kohë kur ngarkesa e punës është gjithnjë në rritje dhe presioni për të qenë produktiv është i lartë, AI duket si një ndihmës ideal. Me integrimin e teknologjisë në platformat tradicionale të kërkimeve ligjore si LexisNexis apo Westlaw, përdorimi i AI-së është bërë pjesë e përditshme e punës për shumë juristë. ChatGPT dhe modele të tjera të ngjashme…

Read More