Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
Elon Musk ka nisur një padi antitrust në SHBA kundër Apple dhe OpenAI, duke i akuzuar se po bashkëpunojnë për të frenuar konkurrencën në tregun e inteligjencës artificiale. Sipas padisë 61-faqëshe të depozituar nga xAI dhe X Corp në një gjykatë federale në Teksas, Apple po përdor partneritetin me OpenAI për të mbrojtur dominimin e saj në tregun e smartphone-ve, ndërsa favorizon ChatGPT në renditjen e aplikacioneve në App Store, në dëm të rivalëve si Grok, chatbot-i i xAI. Në dokument, Apple paraqitet si një kompani që sheh inteligjencën artificiale si “kërcënim ekzistencial” për suksesin e saj dhe për këtë…
Bali prej vitesh përballet me një krizë të mbeturinave që shpesh mbulon plazhet më të frekuentuara nga turistët. Nga tetori deri në mars, erërat e forta dhe valët sjellin në brigje plastikë e mbeturina nga deti, duke dëmtuar imazhin e destinacionit. Andaj, autoritetet lokale kanë nisur të testojnë zgjidhje teknologjike, mes tyre robotët pastrues të plazhit. Lexo edhe: Prindërit kolumbianë e quajnë foshnjën ‘Chat Yipiti’ sipas programit të inteligjencës artificiale Një prej tyre, BeBot Smart Beach Cleaning Robot, u prezantua në FINNS Beach Club në Canggu, me vlerë rreth 65 mijë dollarë. Zyrtarët shpresojnë që në të ardhmen këto pajisje…
IA së shpejti mund të jetë në gjendje të deshifrojë gjuhën e balenave, ndër format e tjera të komunikimit – por ajo që natyra ka për të thënë mund të mos jetë një surprizë Pronarët e qenve do të dëshmojnë se shoqet tona më të mira me katër këmbë janë krijesa shumë ekspresive. Për shumë prej nesh, kthimi në shtëpi nga një ditë e gjatë në punë përfshin tundjen e bishtit, kërcimet e lumtura ose një seri lehjesh dhe ulërimash të gjalla nga qentë tanë. Ndërsa ato përcjellin ndjenjën “Jam i lumtur që je kthyer”, nuancat e bisedës, natyrisht, humbasin…
Platformat e mediave sociale vazhdojnë t’i shtyjnë adoleshentët drejt përmbajtjes rreth vetëvrasjes, vetëlëndimit dhe “depresionit intensiv”, zbuloi një raport i ri. Fondacioni Molly Rose me bazë në Mbretërinë e Bashkuar krijoi llogari në TikTok dhe Instagram duke u paraqitur si një vajzë 15-vjeçare që më parë ishte përfshirë në këtë lloj përmbajtjeje. Grupi tha se pothuajse çdo video që shfaqej në të dy platformat lidhej me vetëvrasjen, depresionin ose vetëlëndimin. Faqja For You e TikTok, për shembull, rekomandonte rregullisht video që “promovonin dhe lavdëronin në mënyrë të qartë vetëvrasjen” dhe rekomandonin metoda specifike vetëvrasjeje, tha raporti. Në Instagram, përdoruesit e…
Një gënjeshtër mund të jetë e padukshme për syrin e njeriut, por kamera termike ka një mendim tjetër. Në një laborator në Florida, shkencëtarët kanë zbuluar se kur dikush gënjen, fytyra e tij tregon një rritje të lehtë të temperaturës, veçanërisht rreth syve dhe ballit. Kjo ngrohje delikate është aq e qëndrueshme, sa mund të regjistrohet me kamera infra të kuqe. Në thelb, kur një njeri gënjen… ai “shkëlqen”. Trupi i njeriut reagon ndaj stresit apo emocioneve të forta edhe kur nga jashtë duket krejtësisht i qetë. Sipas neurofiziologëve, gënjeshtra shkakton një reagim automatik në sistemin nervor. Rritet qarkullimi i…
Bayraktar TB2T-AI, droni luftarak i gjeneratës së re i pajisur me inteligjencë artificiale të avancuar dhe motor turbo, ka thyer rekordin e lartësisë në kategorinë e tij. Droni turk arriti në 40.023 këmbë (rreth 12.200 metra) lartësi gjatë Testit të Identifikimit të Sistemit të Lartësisë dhe Testit të Performancës, duke vendosur rekord në kategorinë e tij. Bayraktar TB2T-AI ka aftësi shumë më të larta të ngjitjes dhe të qëndrimit për një kohë të gjatë në lartësi të mëdha krahasuar me dronët aktual. Droni turk, me shpejtësi mbi 300 km/h, shquhet si një element kritik që mbështet epërsinë ajrore. Bayraktar TB2T-AI…
Çfarë do të thotë të jesh i verifikuar në Instagram? Simboli i verifikimit tregon se llogaria është autentike — e vërtetë për personin, markën apo biznesin që përfaqëson. Dikur, ky simbol ishte rezervuar për figura publike ose marka shumë të njohura; tani, përmes Meta Verified, edhe llogaritë e zakonshme mund të marrin këtë çertifikim – në bazë të pagesës. Mënyra Nr. 1: Kërkesë falas për badge verifikimi (për llogari “notable”) Avantazh: Nuk kushton asgjë.Disavantazh: Duhet të jeni një figurë e njohur, e “kërkuar”, dhe procesi mund të zgjasë deri në 30 ditë. Kriteret që duhet të plotësoni: Autentik: Person real, markë ose biznes i…
Me premtimin e “firmave origjinale” dhe çmimeve të ulëta, shumë biznese të papërgjegjshme apo dashakeqe që përfitojnë duke shitur mallra të falsifikuara kanë mashtruar konsumatorët shqiptarë, duke i pajisur me produkte pa cilësi, të cilat nuk kanë as garanci, as vlerë të vërtetë. Ky realitet ka kthyer Shqipërinë në një treg të mbushur me “imitime luksi”, ku Gucci, Louis Vuitton apo Dior janë bërë emra të zakonshëm në reklama online, por në fakt shumica e produkteve ishin “fake”. Me hyrjen më në fund në fuqi të ligjit të ri për markat tregtare më 16 gusht, kjo situatë pritet të ndryshojë…
Kur bëhet fjalë për një intervistë pune, edhe kandidatët më të përgatitur shpesh ngatërrohen nga pyetjet më të zakonshme. Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, i cili jo vetëm ka dhënë intervista në rininë e tij por edhe ka zhvilluar të panumërta si punëdhënës, ka ndarë së fundmi këshillat e tij për mënyrën se si duhet të qasemi ndaj disa prej pyetjeve më të vështira. Sipas Gates, aftësitë teknike kanë rëndësi, por mënyra se si një kandidat shpreh motivimin, përshtatshmërinë dhe aftësinë për të zgjidhur probleme lë një përshtypje të fortë. Ai thekson se një kombinim i sinqeritetit, përgatitjes dhe të…
Një familje kolumbiane e quajti vajzën e tyre të porsalindur “Chat Yipiti” sipas programit të inteligjencës artificiale ChatGPT. Pavarësisht emrit të pazakontë, fëmija u regjistrua pa kundërshtime në zyrën e Regjistrit Kombëtar në qytetin Cereté. Sipas mediave lokale, prindërit e Chat Yipiti Bastidas Guerra thanë se e zgjodhën emrin si një “haraç” për epokën e inteligjencës artificiale. Kjo ka shkaktuar të gjitha llojet e reagimeve midis përdoruesve të mediave sociale, pasi shumë nuk pajtohen me vendimin e prindërve, duke mos ditur se çfarë pasojash mund të ketë në të ardhmen. Rasti nuk është unik. Kolumbia ka një histori të regjistrimit…

