Author: Tech Expert

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar kompanitë amerikane të teknologjisë si Google, Microsoft dhe Apple për punësimin e punëtorëve nga India dhe dhënien e prodhimit në Kinë. Duke folur në Samitin e IA-së në Uashington, ai i nxiti ato të përqendrohen në krijimin e vendeve të punës për amerikanët. Në një Samit të IA-së në Uashington, të mërkurën, Trump i paralajmëroi kompanitë se “ato ditë kanë mbaruar” dhe tha, “Shumë nga kompanitë tona më të mëdha të teknologjisë kanë korrur bekimet e lirisë amerikane ndërsa ndërtojnë fabrikat e tyre në Kinë, punësojnë punëtorë në Indi dhe ulin fitimet në…

Read More

Një studim i ri sugjeron se fëmijët, veçanërisht vajzat, që zotërojnë telefona inteligjentë para moshës 13 vjeç, mund të kenë rezultate më të këqija të shëndetit mendor kur të rriten. Studimi, i botuar në Journal of Human Development and Capabilities, analizoi rezultatet e pyetësorit të vetë-raportuar nga më shumë se 100,000 të rinj të moshës 18 deri në 24 vjeç. Pyetësori i pyeti të anketuarit rreth simptomave të shëndetit mendor, të tilla si agresioni, ndjenjat e shkëputjes, halucinacionet dhe mendimet vetëvrasëse. Ata që iu dhanë telefona inteligjentë në një moshë më të hershme ishin të lidhur me rezultate më të…

Read More

Një 32-vjeçare nga Tirana është marrë nën hetim nga Policia e Tiranës pasi është denoncuar nga një 25-vjeçare, e afërme e saj, për falsifikim dhe mashtrim. Donika Curri dyshohet se ka përdorur të dhënat personale të së resë, si dhe foton e kartës së identitetit të saj, duke ndërhyrë në e-Albania dhe më pas ka aplikuar në një bankë mikrokredish. Sipas denoncimit të 25-vjeçares, Donika Currit, iu është aprovuar kredia në emrin e 25-vjeçares në vlerën 3500 euro. Burime nga policia bëjnë me dije se Donika Curri ka mundur të skanojë fytyrën e 25-vjeçares nga karta e identitetit, duke marrë më…

Read More

Në përgjigje të rregullores së re të Bashkimit Europian për reklamimin politik, Meta njoftoi  se do të ndalojë shitjen dhe shfaqjen e reklamave politike në BE duke filluar nga muaji tetor. Kompania teknologjike e konsideroi legjislacionin si “të pazbatueshëm”, duke shkruar në një postim në blog se ligji, i njohur si Akti për Transparencën dhe Synimin e Reklamave Politike (TTPA), imponon “detyrime shtesë të rëndësishme mbi proceset dhe sistemet tona, duke krijuar një nivel të papranueshëm kompleksiteti dhe pasigurie ligjore për reklamuesit dhe platformat që operojnë në BE.” I miratuar nga Komisioni Evropian në vitin 2024, TTPA kërkon që kompanitë…

Read More

OpenAI, pionieri në fushën e inteligjencës artificiale, planifikon të lançojë modelin e ri GPT-5 që në muajin gusht, raportoi të enjten The Verge, duke cituar burime të afërta me zhvillimet. Modeli i ri, i cili pritej të dilte gjatë verës, do të prezantohet si një sistem AI që përfshin modele të ndryshme dhe është i aftë të kryejë funksione të shumta – ndryshe nga një model i vetëm, siç ka qenë praktika deri tani. Startup-i që mbështetet nga Microsoft, GPT-5, do të integrojë modelin o3 bashkë me teknologji të tjera, siç ka deklaruar CEO i OpenAI, Sam Altman, në muajin…

Read More

Në të ardhmen, Truss Link mund të përdoret për të ndihmuar në zhvillimin e teknologjive inovative që përfshijnë kërkimin detar deri te shërbimet e shpëtimit dhe jeta jashtëtokësore. Ky robot nuk është mekanizmi i parë transformues i zbuluar për publikun, por mënyra se si transformohet është sigurisht e re – ai rritet dhe shërohet duke konsumuar robotë të tjerë. Hulumtuesit nga Universiteti i Kolumbias në Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar një robot, të quajtur Truss Link, që mund të zbulojë dhe të bashkohet me copa të robotëve aty pranë për të plotësuar pjesët që mungojnë. “Autonomia e vërtetë do të…

Read More

Gjiganti global i shitjes me pakicë, Walmart, po përgatitet të lançojë një seri “super agjentësh” të fuqizuar nga inteligjenca artificiale (AI), me synimin për të revolucionarizuar përvojën e blerjes dhe për të nxitur rritjen e shitjeve online. Kompania njoftoi se do të prezantojë katër agjentë të rinj të bazuar në agentic AI , një teknologji që i lejon sistemet me inteligjencë artificiale të veprojnë si ndihmës virtualë, shpesh pa ndërhyrjen e njeriut. Këta agjentë do t’i shërbejnë segmenteve të ndryshme, përfshirë klientët, punonjësit, furnitorët, shitësit dhe zhvilluesit e softuerëve. Qëllimi është që super agjentët të bëhen pika kryesore e kontaktit…

Read More

Vera është koha perfekte për njohje të reja dhe takime romantike, dhe falë aplikacionit Viber Dating, përdoruesit tani mund të eksplorojnë botën e takimeve me privatësi dhe kontroll maksimal.  Që nga prezantimi, Viber Dating e vendos sigurinë e përdoruesve si përparësi kryesore. Regjistrimi bëhet përmes numrit të telefonit, por ky numër mbetet i padukshëm për përdoruesit e tjerë. Profili në Viber Dating është tërësisht i ndarë nga llogaria kryesore e Viberit, duke garantuar diskrecion dhe mbrojtje nga sy kureshtar të mjedisit të përditshëm Një nga funksionet më të pëlqyera nga përdoruesit është opsioni për të fshehur profilin nga kontaktet –…

Read More

Në një kohë kur teknologjia është shtylla kurrizore e çdo industrie dhe ndryshimet ndodhin me ritme marramendëse, përfaqësimi i ulët i vajzave dhe grave në këtë fushë mbetet ende një shqetësim global. Por pikërisht këtu qëndron mundësia: për të thyer stereotipet dhe për të ndërtuar një karrierë të qëndrueshme, të mirëpaguar dhe të pasur me sfida kreative. Të hysh në teknologji, pa një rrugë tradicionale? Është më se e mundur Shumë profesionistë të teknologjisë nuk kanë ndjekur rrugë tradicionale për të hyrë në këtë fushë. Disa kanë filluar si asistentë administrativë, të tjerë me diploma në arte apo shkenca sociale.…

Read More

Samsung ka bërë një hap të madh përpara kur bëhet fjalë për qëndrueshmërinë e smartphonet të palosshëm Galaxy Z Fold7 dhe ka njoftuar se pajisja do të mbetet plotësisht funksionale edhe pas 500 mijë palosjesh. Kjo është dukshëm më shumë krahasuar me 200 mijë palosje, sa mund të përballonte Galaxy Z Fold6. Në praktikë, 500 mijë palosje nënkuptojnë përdorim për më shumë se dhjetë vjet për një përdorues mesatar që e palos pajisjen rreth 100 herë në ditë, ose mbi gjashtë vjet për ata që e palosin shpesh, rreth 200 herë në ditë. Edhe në këtë rast të dytë, përmirësimi…

Read More