Ndikimi i inflacionit në shpenzimet e të rinjve po ndihet në shërbimet e platformave streaming. Sipas Deloitte, në një anketë të Trendeve të Mediave Dixhitale të vitit 2023, 32% e të anketuarve të Gen Y, dhe 30% e të anketuarve të Gen Z, kishin anuluar një abonim për të kursyer para në gjashtë muajt e fundit.
Studimi zbuloi gjithashtu se të rinjtë pjesë e Gen Y shpenzonin mesatarisht 54 dollarë në muaj në shërbimet streaming, shuma më e lartë e çdo demografike. Gen Z pasonte me një shpenzim mesatar mujor prej 44 dollarësh. Në total, 44% e të gjithë të anketuarve thanë se kishin anuluar një abonim në këto platforma në gjashtë muajt e fundit, pavarësisht nga kostoja, shifra më e lartë që Deloitte ka regjistruar në pothuajse pesë vitet që bën këtë sondazh.
Ky ndryshim në sjelljen e të rinjve mund të krijojë presion për streamer-at, veçanërisht në një periudhe ku fokusi kryesor po kthehet në gjenerimin e të ardhurave. Ndërsa historikisht rritja e abonentëve ishte prioriteti, nënkryetari i Deloitte Kevin Westcott tha: “tani tregjet financiare po shikojnë se sa fitimprurës janë këto biznese”.




