Një version i Inteligjencës Artificiale i modeles së famshme Amerikane, Kendall Jenner, po bëhet viral pasi u lançua nga Meta si pjesë e Instagramit duke prezantuar të ardhmen e teknologjisë në aplikacion.
E njohur si ‘Billie’ (@yoursisbillie), mendohet se ylli i Keeping Up With The Kardashians është paguar ‘miliona’ për të huazuar fytyrën dhe zërin e saj në këtë faqe Instagrami, e cila ofron këshilla për fansat – dhe është pothuajse e pamundur të thuash se nuk është e vërtetë. .
“Më dërgoni mesazh për çdo këshillë,” shton Billie, e cila duket plotësisht si Jenner, në lëvizje dhe theksin Kalifornian në të folur. “Unë jam gati të flas dhe shpresoj të flas me ju së shpejti.”
Ndërkohë që komentuesit janë konfuzë nëse fotot dhe videoja e saj janë apo jo reale, shumë prej tyre shprehen skeptikë mbi këtë projekt të Meta, madje edhe të tmerruar.
“Nuk më pëlqen kjo, nuk më pëlqen se ku po shkon bota, nuk do ta mbështes këtë”, ka shkruar një përdorues i tmerruar në komente.





1 Comment
Pingback: Çfarë ka ndodhur me Instagram gjatë vitit 2023, lajm pas lajmi – Technews.al