OpenAI, e përfolur ditët e fundit për “telenovelën” e shkarkimit dhe riemërimit të CEO-s Sam Altman, mbetet në mos më inovativja, ndër kompanitë më inovative përsa i përket Inteligjencës Artificiale. “Rivalët” e saj janë kryesisht Grok nga platforma X e Elon Musk, Edge nga Microsoft dhe platforma më të vogla që kanë kopjuar funksionet e ChatGPT.

Po ashtu, në Shqipëri, kjo kompani njihet për një nga krijuesit e saj, Mira Murati, shqiptarja nga Vlora, që për pak ditë mori rolin e CEO-s së përkohshëm të kompanisë. Megjithatë, Murati s’ka përse të jetë e para apo e fundit kontribuese për OpenAI. Kompania ka vazhdimisht të hapura vende vakante pune për ekspertët e teknologjisë por jo vetëm. Vendndodhjet kryesore janë Dublin, Londër, San Francisco dhe Washington. Megjithatë ka edhe mundësi për të punuar “remotely”.

OpenAI ka momentalisht 90 vende të hapura në pozicione si Account Engineer, Account Asociate, HW/SW Co-design Engineer, IT Network Engineer, Machine Learning Engineer, Media Relations, Corporate Communications, Model Teacher, Research Engineer e shumë pozicione të tjera të cilat mund t’i gjeni KËTU.

Pozicionet e hapura të punës nuk përfshijnë vetëm mjeshtrat e programimit, por edhe ekspertë të marrëdhënieve me publikun, menaxherë produkti, koordinatorë etj. Shiko listën e pozicioneve dhe ndoshta do të jesh ti shqiptari i ardhshëm që do të ketë sukses në OpenAI.




