Traileri i shumëpritur për Grand Theft Auto VI u zbulua zyrtarisht më 6 dhjetor, duke i çuar lojtarët anembanë globit në një furi absolute. Ka kaluar një dekadë që kur Grand Theft Auto V u publikua në 2013, duke i lënë shumë kohë fansave për të krijuar pritje për nivelin e ardhshëm të lojës.
Por nëse fëmijët tuaj janë të apasionuar pas kësaj loje, ky është momenti për të ndaluar. Traileri i publikuar dje paraqet pamje të vajzave me rroba banjo që bëjnë twerk në klube nate, burra të zhveshur pothuajse nudo, skena të papërshtatshme dhe natyrisht dhunë pa limit.




