Bashkohuni në Newsletter

    Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj

    What's Hot

    Kur qytetarët të urrejnë në komente: Çfarë duhet të kuptojë një politikan nga zemërimi në rrjetet sociale?

    October 15, 2026

    Dita e tretë e protestës studentore: Rama shmang përgjegjësinë politike dhe fajëson opozitën, tensionet përhapen në disa qytete

    October 15, 2026

    Bizneset në Tiranë ulin qepenat nga frika e protestave: “Jemi me ju, mos na dëmtoni!”

    October 15, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Tech
    • Gadgets
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    Technews.alTechnews.al
    • Home
    • Tech

      Dita e tretë e protestës studentore: Rama shmang përgjegjësinë politike dhe fajëson opozitën, tensionet përhapen në disa qytete

      October 15, 2026

      Bizneset në Tiranë ulin qepenat nga frika e protestave: “Jemi me ju, mos na dëmtoni!”

      October 15, 2026

      Kush është Klevi Metaj? I riu që u përball i vetëm me 6 efektivë policie gjatë protestës së studentëve

      October 14, 2026

      Video të rënda nga protesta e studentëve në Tiranë, shpërthen debati në rrjet për përdorimin e forcës nga policia

      October 14, 2026

      Sulm kibernetik në Francë: Hakerat rrisin temperaturat e frigoriferëve në 50°C, shkatërrohen ushqime me vlerë miliona euro

      October 13, 2026
    • Mobiles

      iPhone 17 apo iPhone 18? Ja avantazhet dhe disavantazhet para se të vendosni cilin të blini

      September 30, 2026

      Galaxy Z Fold8 Ultra, Fold8 apo Flip8? Samsung tregon si të zgjidhni telefonin e duhur të palosshëm

      September 29, 2026

      iOS 27 e bën iPhone-in më të shpejtë: mbi 30 përmirësime të performancës

      September 22, 2026

      Ja elementet e Nokia 3310 që e bënë celularin më të dashur të një brezi

      September 21, 2026

      Google Pixel 11 Pro mbërrin në Amazon, ja sa kushton

      September 16, 2026
    • Gadgets

      TrueWave Garden Speaker Review: Altoparlanti për ambiente të jashtme që kombinon cilësinë e zërit me dizajnin në formë guri

      October 13, 2026

      Xiaomi Wireless Mouse: Një maus praktik, minimalist dhe në 4 ngjyra për çdo stil!

      October 12, 2026

      Përfshihet nga flakët powerbank-u në kabinën e bagazheve, aeroplani në Indi bën ulje emergjente (VIDEO)

      October 12, 2026

      Erion Demiri: “Po, jemi të përgjuar” – Ja llojet e kamerave që na rrethojnë dhe si të mbrohemi

      October 7, 2026

      Do të instaloni kamera sigurie në shtëpi? Ja çfarë duhet të dini para se t’i blini

      October 5, 2026
    • Gaming

      Sony përballet me një sfidë të re: Lojërat e PlayStation 5 po bëhen të luajtshme edhe në kompjuter

      October 9, 2026

      “Trump Arcade”: Shtëpia e Bardhë kthen politikat e Trump në video-lojëra

      September 4, 2026

      Gjithçka që dihet për GTA 6 – pamjet e reja, grafikat dhe detajet që po çmendin fansat

      September 1, 2026

      A rrezikon GTA 6 të ndalohet në disa shtete? Ja çfarë dihet deri më tani

      August 7, 2026

      GTA 6 mund të kushtojë rreth 2 miliardë dollarë – loja më e shtrenjtë në historinë e argëtimit?

      June 24, 2026
    • AI

      Ana e errët e inteligjencës artificiale: Pedofilët po përdorin modelet AI për të krijuar materiale abuzimi seksual me fëmijë

      October 14, 2026

      Investigimi i Patrick Quirk: “Diella nuk ka sistem AI të dukshëm, ndërsa të dhënat e Parlamentit shqiptar shkarkohen pa autentikim”

      October 14, 2026

      Inteligjenca Artificiale në shkolla: Gogo.al sjell video edukative për mësuesit dhe drejtuesit e shkollave

      October 13, 2026

      Google prezanton kolegun virtual, Gemini nuk jep më vetëm përgjigje, por planifikon dhe kryen punën

      October 12, 2026

      “Pse t’u lexosh përralla fëmijëve kur mund ta bëjë AI?” Ideja e një babai ndez debat në internet

      October 9, 2026
    • Social Media

      Kur qytetarët të urrejnë në komente: Çfarë duhet të kuptojë një politikan nga zemërimi në rrjetet sociale?

      October 15, 2026

      Kush është Klevi Metaj? I riu që u përball i vetëm me 6 efektivë policie gjatë protestës së studentëve

      October 14, 2026

      TikTok heq 45 video pas ankesave, Armela Krasniqi: 9 të tjera pritet të jenë fshirë

      October 12, 2026

      Kush është Bjorn Shabanaga, 19-vjeçari shqiptar që mahniti jurinë e “The Voice of Germany”?

      October 5, 2026

      Rasti i Serbisë: Si u zbulua dhe u godit një rrjet me mbi 5,000 llogari që manipulonin opinionin online

      September 18, 2026
    • Apps

      WhatsApp përgatit ndryshime të mëdha, kanalet mund të zhvendosen te bisedat

      October 8, 2026

      Ndryshim i rëndësishëm për e-Albania nga 1 tetori: Ja çfarë duhet të dinë të gjithë përdoruesit

      September 24, 2026

      Snapchat mund të vendosë kufi për kohën e adoleshentëve: “Duam të jemi pjesë e zgjidhjes”

      September 22, 2026

      Nga sporteli te smartphone-i: Sa para i ka kursyer Shqipërisë kalimi te shërbimet digjitale?

      September 10, 2026

      Bilibili del jashtë Kinës, sfidon YouTube dhe TikTok në tregun global

      September 3, 2026
    Technews.alTechnews.al
    Home » Typography Elements » CivilGrid, startup-i që synon të jetë një “Google Maps për botën nëntokësore”
    Apps

    CivilGrid, startup-i që synon të jetë një “Google Maps për botën nëntokësore”

    CivilGrid ka siguruar tashmë 26 milionë dollarë në një raund Series A, të udhëhequr nga Spark Capital.
    Tech ExpertBy Tech ExpertAugust 31, 2026Updated:August 31, 20261 Comment5 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    CivilGrid ka mbledhur 26 milionë dollarë në një raund Series A për të krijuar një hartë digjitale të infrastrukturës nëntokësore dhe për të automatizuar një pjesë të proceseve që vonojnë projektet e ndërtimit. Josh Mackanic kaloi 10 vite si inxhinier në Pacific Gas and Electric (PG&E), një prej kompanive më të mëdha të shërbimeve publike në SHBA. Por gjatë punës ai u përball vazhdimisht me një problem që e shtyu të largohej nga kompania: mungesën e informacionit të saktë mbi atë që ndodhet nën tokë.

    Në një nga projektet ku po punonte, ekipi zbuloi një tubacion gjatë gërmimeve, për të cilin nuk kishte dijeni. Për fat, tubacioni u identifikua përpara se të dëmtohej. Megjithatë, u deshën tre ditë për të zbuluar se kujt i përkiste, çfarë përmbante dhe nëse mund të ndërhyhej në të. Vonesa i kushtoi projektit rreth 60 mijë dollarë.

    Problemi është shumë më i madh se një rast i vetëm. Edhe kompani të mëdha si PG&E kanë informacion kryesisht për rrjetet e energjisë elektrike dhe gazit që zotërojnë dhe menaxhojnë vetë. Tubacionet e ujit dhe kanalizimeve mund t’u përkasin operatorëve të tjerë, ndërsa të dhënat mbi vendndodhjen e tyre ruhen në sisteme të ndryshme.

    Lexo edhe: Kush është John Ternus, njeriu që pritet ta udhëheqë Apple në epokën e inteligjencës artificiale?

    Fragmentimi i informacionit kontribuon në rreth 200 mijë incidente të dëmtimit të infrastrukturës nëntokësore (“utility strikes”) çdo vit në SHBA.

    Për ta adresuar këtë problem, në vitin 2020 Mackanic themeloi startup-in CivilGrid. Kompania mbledh dhe ndërthur të dhëna nga burime të ndryshme mbi asetet e shërbimeve publike, pronësinë e tokës dhe rregulloret mjedisore, duke krijuar atë që themeluesi e përshkruan si një “Google Maps për atë që ndodhet nën tokë”.

    Platforma u ofrohet qeverive, kompanive të inxhinierisë civile dhe operatorëve të shërbimeve publike, përfshirë edhe ish-punëdhënësin e Mackanic, PG&E.

    26 milionë dollarë për të zgjeruar platformën

    CivilGrid ka siguruar tashmë 26 milionë dollarë në një raund Series A, të udhëhequr nga Spark Capital. Në raund morën pjesë edhe fondet Afore, A*, Ford Street Ventures dhe SNR.

    Investimi erdhi edhe nga Energy Impact Partners, një fond ku marrin pjesë si investitorë disa kompani të sektorit të shërbimeve publike. Për Mackanic, kjo është një tjetër sinjal se industria po e sheh vlerën e teknologjisë.

    PG&E ka përdorur tashmë CivilGrid në një analizë që identifikoi rreth 60 milionë dollarë kosto të shmangshme për shtrimin e asfaltit, në 1,600 projekte të planifikuara për shpërndarjen e gazit.

    “Nevojat energjetike të Kalifornisë po rriten me shpejtësi dhe klientët presin që infrastruktura e nevojshme të ndërtohet në mënyrë të sigurt, të besueshme dhe me kosto të përballueshme”, tha Christine Cowsert, zv.presidentja e lartë e PG&E për biznesin dhe modernizimin teknologjik.

    Sipas saj, mjete si CivilGrid ndihmojnë ekipet të identifikojnë rreziqet më herët, të ndërtojnë në mënyrë më efikase dhe të shmangin kostot e panevojshme.

    Nga harta e nëntokës te automatizimi i lejeve

    Ambicia e Mackanic shkon përtej krijimit të një harte digjitale.

    Sot, CivilGrid u jep inxhinierëve të dhënat që u nevojiten për të vendosur se ku duhet të ndërtohet infrastruktura. Hapi tjetër është që platforma të mund të rekomandojë vetë vendndodhjen optimale, të identifikojë kufizimet dhe të përcaktojë lejet që nevojiten për të nisur ndërtimin.

    Në perspektivë, një përdorues mund të marrë jo vetëm rekomandimin se ku të vendosë një tubacion, por edhe një listë të lejeve të nevojshme dhe, potencialisht, t’ia delegojë platformës edhe procesin e aplikimit për to.

    Sipas Mackanic, CivilGrid ka mundësi të automatizojë shumë më tepër procese tani që ka ndërtuar një bazë të gjerë të dhënash dhe ka kuptuar nevojat e përdoruesve që ndodhen në fazat e para të planifikimit të një projekti.

    Lexo edhe: Google Maps po bëhet asistent personal, së shpejti mund të porosisë ushqimin për ju

    Problemi nuk është mungesa e të dhënave, por fragmentimi i tyre

    Ideja për të krijuar një pamje më të qartë të infrastrukturës nëntokësore nuk është e re. Sfidë ka qenë mbledhja, standardizimi, organizimi dhe mbrojtja e të dhënave, si dhe krijimi i marrëdhënieve me kompanitë dhe institucionet që kanë interes të paguajnë për to.

    “Një nga arsyet pse u largova nga PG&E për të themeluar CivilGrid ishte bindja se ky problem do të zgjidhej më mirë nga jashtë sesa nga brenda”, shprehet Mackanic.

    Sipas tij, operatorët e shërbimeve publike funksionojnë me struktura relativisht të optimizuara dhe kanë pak hapësirë për të rritur kostot e operimit. Prandaj, një platformë e jashtme që mund të ulë kostot dhe rrezikun mund të jetë më e leverdishme sesa ndërtimi i një sistemi të tillë nga çdo kompani individualisht.

    Mackanic, i cili që në fëmijëri ëndërronte të ndërtonte raketa dhe studioi inxhinieri mekanike, nuk e kishte imagjinuar se karriera e tij do ta çonte drejt infrastrukturës nëntokësore.

    Puna në PG&E, megjithatë, i tregoi se sa kritike është kjo infrastrukturë për jetën e përditshme. Fakti që njerëzit mund të ndezin dritat, të përdorin energjinë apo të përgatisin kafenë çdo mëngjes pa menduar për rrjetet që e bëjnë të mundur këtë, është pikërisht dëshmia se sa mirë funksionon një infrastrukturë që zakonisht mbetet e padukshme.

    CivilGrid synon ta bëjë këtë botë të padukshme më të matshme, më të aksesueshme dhe, në fund, më të automatizuar.

    Techcrunch

    trending
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Tech Expert

    Related Posts

    Kur qytetarët të urrejnë në komente: Çfarë duhet të kuptojë një politikan nga zemërimi në rrjetet sociale?

    October 15, 2026

    Video të rënda nga protesta e studentëve në Tiranë, shpërthen debati në rrjet për përdorimin e forcës nga policia

    October 14, 2026

    Investigimi i Patrick Quirk: “Diella nuk ka sistem AI të dukshëm, ndërsa të dhënat e Parlamentit shqiptar shkarkohen pa autentikim”

    October 14, 2026

    Alfa Romeo prezanton konceptin Cuorerosso, një GT me katër dyer dhe motor V6

    October 13, 2026
    View 1 Comment

    1 Comment

    1. Pingback: I lodhur nga zhurma e avionëve, portugezi krijon platformën që ka gjurmuar 39 mijë fluturime mbi Lisbonë - Technews.al

    Leave A Reply Cancel Reply

    Editors Picks

    Kur qytetarët të urrejnë në komente: Çfarë duhet të kuptojë një politikan nga zemërimi në rrjetet sociale?

    October 15, 2026

    Dita e tretë e protestës studentore: Rama shmang përgjegjësinë politike dhe fajëson opozitën, tensionet përhapen në disa qytete

    October 15, 2026

    Bizneset në Tiranë ulin qepenat nga frika e protestave: “Jemi me ju, mos na dëmtoni!”

    October 15, 2026

    Kush është Klevi Metaj? I riu që u përball i vetëm me 6 efektivë policie gjatë protestës së studentëve

    October 14, 2026
    Top Reviews
    9.1

    9 mënyra për të rregulluar gabimin e pritjes për aktivizim në iMessage dhe FaceTime

    By Tech Expert
    8.9

    Apple Pencil është lapsi më i mirë për përdoruesit e iPad – ja çfarë të merrni dhe si ta përdorni

    By Tech Expert
    8.9

    Apple po kalon plotësisht në USB-C, pasi teknologjia e karikimit është vendosur të vijë në iPhone. Ja çfarë do të thotë për përdoruesit.

    By Tech Expert
    Technews.al
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    • Home
    • Tech
    • Kategori
    • Kontakt
    © 2026 Designed by Technews.al

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.