Ditën e djeshme shumë përdorues nga e mbarë bota kanë pasur probleme të qasen në llogaritë e tyre në Facebook dhe Instagram.
Përdoruesit thonë se pavarësisht se po tentojnë të logohen duke e shkruar fjalëkalimin e tyre, ata përsëri nuk munden.
Raportohet se probleme të ngjashme janë shfaqur në Instagram dhe Messenger, duke mos “shpëtuar” as Threads.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e sakta të këtij problemi, por probleme të shumta janë raportuar në faqen Downdetector.
Nga Meta akoma nuk ka një deklaratë lidhur me këtë problem që ka prekur miliona përdorues nga e mbarë bota./downdetector




