Shtëpia e parë ne botë e printuar në 3D u ndërtua nga Qendra e Strukturave dhe Kompoziteve të Avancuara të Universitetit të Maine (University of Maine’s Advanced Structures and Composites Center.).
Dyshemeja, tavani dhe muret e saj janë printuar në 3D duke përdorur materiale të qëndrueshme, të riciklueshme me bazë bio.

Kjo shtëpi e qëndrueshme nuk duket si një përpjekje futuriste për strehim. Në vend të kësaj, është komode, tradicionale dhe një shenjë se një zhvendosje drejt ndërtimit të shtëpive të printuara 3D nuk bie ndesh me të kuptuarit tonë se si duhet të duken shtëpitë.








