Çamërie Mazreku, e reja nga Malisheva, Kosovë, ka shënuar një arritje të madhe në karrierën e saj duke u bërë shqiptarja e parë e punësuar si inxhiniere softuerike në gjigantin amerikan të industrisë filmike, Netflix.
Ky sukses e vendos atë mes profesionistëve të talentuar që kontribuojnë në një nga platformat më të mëdha të transmetimit digjital në botë.

Mazreku siguroi këtë pozicion prestigjioz menjëherë pas përfundimit të studimeve në Columbia University në SHBA, një nga universitetet më të njohura në botë.
Lexo edhe: Ja cilat janë 10 serialet më të ndjekura në Netflix
Ky hap përfaqëson jo vetëm një arritje personale, por edhe një inspirim për të rinjtë shqiptarë që synojnë të ndërtojnë një karrierë në teknologji dhe inovacion në arenën ndërkombëtare./ZËRI





1 Comment
Pingback: Netflix përdor Inteligjencën Artificiale për herë të parë në këtë serial (VIDEO) - Technews.al